Ministri i Transportit në intervistë për TemA TV: Do të ketë kategorizime për përdoruesit e rrugës
Nga Teuta Shamku
Banorët e zonave ku kalon segementi i autostradës Durrës-Kukës, nuk do të preken nga dhënia e rrugës me koncesion, ku edhe pagesa është caktuar 5 euro për çdo mjet.
Ministri Edmond Haxhinasto në një intervistë për TemA TV, ka qetësuar gjithë banorët e zonës, duke bërë të ditur se për ta do të ketë përjashtim nga pagesa.
Banorët do të pajisen me abone ose karta të posacme për kalimin e rrugës falas.
Ministri thotë se për përdoruesit e rrugës do të ketë kategorizime, çka nënkupton edhe pagesë në vlerë më të ulët se 5 euro.
Ministri Haxhinasto thotë se në të ardhmen edhe rrugë të tjera në vend pritet të jepen me koncesion, si mënyra e vetme për të garantuar mirëmbajtjen e tyre.
Lidhur me transportin ajror dhe eskluzivitetin e Aeroportit të Rinasit, ministri pranon se ka negociata me kompaninë gjermane koncesionare për ndryshim të termave të kontratës, por ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me heqjen e të drejtës së eskluzivitetit.
E njejta gjë është pohur edhe nga drejtuesja e TIA, Arlinda Caucolli lidhur me këtë çëshjte, e cila është shprehur se:
“TIA vijon negociatat me Qeverinë shqiptare në lidhje me kontratën e koncesionit. Një marrëveshje përfundimtare ende nuk është arritur”
Një përpjekte e qeverisë sipas Haxhinastos është ajo për rehabilitimin e rrjetit hekurudhor, ku firma kineze ka shprehur interes për të investuar në hekurudhat tona.
Ministri Haxhinasto tregon se reforma e ujit do të disiplinojë përdorimin e burimeve ujore, por garanton se nuk do të ketë tarifim të ri të ujit, pra s’do kete rritje të cmimit.
Ministria e Transporteve ka hartuar edhe një reformë për transportin ndërqytetas, e cila sipas Haxhinastos do ti japë fund kaosit në këtë lloj transporti.
Ministri bën me dije se qeveria është në pritje të kontratës me kompaninë kineze për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Ajo rrug eshte ndertuar me taksat e gjith shqiptarve.
Dhe pagesa duhet te jet e barabart per te gjith. Nuk kuptoj perse ky leshim ndaj ketyre banorve. Kjo eshte nje form padrejtesie ne shqiperi ka meqindra fshatra qe duke filluar nga 1990 nuk kan par tu hidhet nje karroc zhavor rrugve te fshatit por gjithsesi pesha fiscale e ndertimit te rruges se kombit i ka renduar jo pak
ky do na beje hajer ne?ky hajdut me cizme?mjafton qenia ne LSI dhe ko don te thote qe je hajdut.turp!!!!!
Nje lajm i mire per banoret e varfer te Kuksit.por bisnesi te paguaje, skane pse e perdorin qyl rrugen.
Kjo trape gazetare, ku e ka pare nje autostrade te tille? Nuk ekziston autostrada Durres-Kukes, por eshte vetem nje rruge Rreshen-Kukes. Haxhinasto futet tek njerezit me idiote dhe hajdute qe mund te kete. Nuk duhet te kete takse rruge deri sa te mbaroje ajo rruge perfundimisht dhe pa u marre leket e vjedhura nga banda e Bashes.
O shqiptar qe qdo gje e kritikoni kot pa arsye, ne vend qe te thoni shume mire qe banoret sdo paguajne,ja fusni pordhes duhet te paguajne.Po pse njelloj eshte ai qe kalo 100 here ne jave me nje qr kalon 1 here ne muaj!! Nejse si fshatare qe jemi fillojme shajme PD PS LSI, kur do vije koha te mund te thuhet nje fjale mire kur ka dicka te mire. Pfff
Te gjitha deklaratat e Ministrit jane te drejta sidomos per rikonstruksionin e hekurudhave dhe per ab onee ebanoreve te atyre zonave ,por ajo qe me shqetson eshte ,si nuk doli nje qeveritar, dhe te ngreje padi penale per Fatos Nanon dhe ministrin e transportit te qeverise se tij ,qe pranuan kete koncension kriminal dhe antishqiptar n qe per 40 milion $ te investimit te tyre ( qe mund ti investonte dhe qeverija e asakj kohe) i jep te drejte TIA , qe te beje pronare, jo vetem te aeroportit te vetem te Shqiperise ,por te mbare hapesires ajrore shqiptare .Ka me krim se keto koncensione qe i firmosen dy mostrat e politikes , Nano dhe Berisha ,qe sot po i marrin frymen bisnesit dhe qytetareve duke paguar miliona nga xhepi i tyre .Kety jane dy kriminelat me te medhenj qe ka pas tranzicioni shqiptar , dhe vendin e kane ne burg dhe ti konfiskohet pasuria .
Te gjitha deklaratat e ministrit jan idiotlliqe te nje ministri idiot dhe hajdut.TE mos paguaj as nje shqiptare ktu dhe ne kosove per rrugen qe kane paguar vet.Ti merren paret lulit dhe rruga mirbahet per 20 vjet,pastaj shohim e bejme.E shte e pa falshme qe ne te pranojme cdo lloj forme te grabitjes qe na paraqesin keta ministra idiot nen petkun e gjoja taksave.
Une si kuksian me behet qejfi qe banort sdo paguajne. Te tjerat sme interesojne hiq.me ne fund lsi ben dicka te mire per banoret e kuksit.
perderisa nuk ka nje rruge dytesore per dr – kuks eshte e jashteligjshme pagesa e autostrades, na rruat qe pagojme taksen e qarkullimit
Të gjithë duhet të paguajnë, mdryshe do të ketë korrupsion, siç ndodh tek ne për çdo gjë.Po ky “fshatari i varfër” i Kukësit apo Mirditës, Pukës e Tropojës, nuk është si një “fshatar i varfër” diku tjetër, që i jep detyrimet shoqërisë?Apo, ky “fshatari i varfër” nga Librazhdi, sa të kalojë Tunelin, do të kompensohet duke pirë një kafe nga “fshatari i varfër” i Kukësit?!
Po vajtojne komunistet e korruptuar dhe antishqiptare,dite e nate,per ndertimin e e Rruges se kombit qe bashkon kombin ne te dy anet e kufirit.Tani do ndalin se vajtuari,pasi do vjedhin nga 5 EUR-o,gjeja per mirembajtjen e saje.Qofshin jetegjate ata qe bene bashkimin e dy pjeseve te kufirit londinez,sepse per kriminelet komunist,kjo as qe ish permend ndonjehere.
e para pagesa eshte 5 euro pa tvsh, domethene 6 euro, e dyta ajo rruge eshte bere nga buxheti me taksa ndaj nese duhet te mirembahet perse nuk ve ministria e trasportit nje takse minimale dhe te mos perfitojne koncesjonaret se mesa di une askund nuk jepet nje koncesjon i tille ku koncesjonari nuk investon kapital te tijin po mbledh kapital nga konsumatori dhe pastaj investon nje pjese, kjo eshte vjedhje ashiqare, e treta ajo u qojt rruga e kombit qe te afroje shqipetaret pa mendohuni mos eshte me mire kosovaret te shkojne me shpesh ne Serbi e tjeterkund se ne Shqiperi qeverria jone \\patriotike\\ ju vjedh ne cdo rast dhe lekuren, ti Besmir e ti Uskania mos hani mut si shume se shqipetaret paguajne taksen e qarkullimit me te larte ne bote po kaq dini dhe kaq thoni. nje makine me kubikazhit mesatar konsumon 7 litra ne 100km me 32,4lek per liter qe eshte taksa e qarkullimit me tvsh na bejne 226,8 leke ne 100km takse qarkullimi, minimalisht nje makine ben 10000km ne vit atehere shqipetaret paguajne minimalisht 22680 lek ne vit takse qarkullimi, me gjej ke shtet te duash qe ka nje takse te tille qarkullimi.
o buura ju qe beni ate rruge nderroni vendbanimin kukes ose mirdite hajde zgjidhje leshi hajde