Buxheti i shtetit, Shqipëria me transparencën më të dobët në rajon

18 Shtator 2015, 19:08Ekonomia TEMA

Shqipëria renditet ndër vendet me transparencën më të dobët mbi buxhetin në Ballkan, e parafundit dhe me 38 pikë nga 100 të mundshme.

Në lidhje me dhënien e mundësive publikut që të angazhohet në procesin e formulimit dhe realizimit të buxhetit, vendi ynë ka dalë edhe më dobët duke marrë 15 pikë, ndërkohë që mesatarja planetare është 25, raporton TCH.

Studimi është realizuar nga Partneriteti Ndërkombetar për Buxhetin, që është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Uashington.

Vrojtimi mat transparencën e buxhetit të shtetit, mundësinë e pjesëmarrjes publike në të dhe forcën, profesionalizmin dhe pavarësinë e institucioneve që e mbikëqyrin realizimin e buxhetit. Pjesa më e rëndësishme e vrojtimit janë rekomandimet.

Tek rekomandimet për Shqipërinë, për të përmirësuar transparencën e buxhetit të shtetit, qeveria duhet të publikojë një raport të fundvitit për zbatimin e tij dhe t’ua shpërndajë mediave.

Ndër rekomandimet kryesore ishin dhe organizimi i seancave të dëgjimit të Kuvendit, ose të komisionit përkatës të tij, me pjesëmarrjen e qeverisë dhe të mediave, si dhe krijimi i një zyre të specializuar kërkimore për buxhetin pranë Komisionit të Ekonomisë.

1 komente në “Buxheti i shtetit, Shqipëria me transparencën më të dobët në rajon”

  1. Brah,o,ho,ho says:

    Nuk ka problem,fusim Brahon tek serveri dhe na regullo ne shifrat ene trasparencen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje