Me masat e marra nga autoritetet publike, rritjen e angazhimit të nëpunësve për t’u ofruar lehtësi të gjitha sipërmarrjeve që nuk kishin respektuar detyrimet ligjore për regjistrim ligjor dhe pajisjen me kasat fiskale, sipas ligjit, është arritur të ndërgjegjësohet pjesa më e madhe e sipërmarrësve që kishin neglizhuar për një kohë të gjatë këtë detyrim.
Sipas të dhënave operative të Ministrisë së Financave, në muajin korrik 2015 janë regjistruar 831 biznese, ose 70.9% më shumë sesa viti 2014 dhe 1,151 (135.1%) më shumë sesa viti 2013.
Muaji gusht ka rritur ritmin e regjistrimeve. Kështu janë regjistruar 4,221 biznese, ose 569.6% më shumë sesa viti 2014 dhe 4,371 (739.6%) më shumë sesa viti 2013.
E njëjta situatë ndërgjegjësimi shënohet edhe gjatë gjysmës së parë të këtij muaji. Ritmet e regjistrimeve kanë kapur një tjetër stad me prezantimin publik të operacionit kundër informalitetit. Kështu deri më datën 18 shtator, janë regjistruar 11,055 biznese, ose 826.9% më shumë sesa shtatorin e plotë të vitit 2014 dhe 11,531 (1339.3%) më shumë sesa viti 2013.
Por ajo që është më e rëndësishme në gjithë punën e bërë për të ndërgjegjësuar subjektet që kanë detyrim ligjor regjistrimin dhe pajisjen me kasë fiskale, është rezultati në xhiron fiskale që deklarojnë subjektet.
Kështu, për periudhën 1 korrik-16 shtator 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, është gati 3-fishuar numri i pajisjeve të reja fiskale që raportojnë në sistemin e tatimeve. Është rritur me rreth 26 milionë (+57%) numri i kuponëve tatimorë të lëshuar prej pajisjeve fiskale, ndërkohë që është shtuar me rreth 33 miliardë lekë (40.4%) sasia e xhiros së deklaruar gjatë kësaj periudhe nga pajisjet fiskale.
Kontrolli i kryqëzuar i pothuajse të gjitha institucioneve të angazhuara në operacionin anti-informalitet të qeverisë ka sjellë rezultate jo vetëm në pajisjen me kasa fiskale dhe detyrimin për të shoqëruar me faturë tatimore të gjithë mallin e inventarizuar, por edhe në formalizimin e të punësuarve.
Kështu, gjatë periudhës 7-18 shator, grupet e përbashkëta kanë ushtruar 36,372 kontrolle tek subjektet dhe kanë konstatuar shkelje tek rreth 11% e tyre. Shkeljet më të mëdha konsistojnë në mospasjen e pajisjes fiskale dhe në mospasjen e faturave për mallin e inventarizuar. Punonjës të padeklaruar janë konstatuar në 574 raste.
Grupet e punës në terren, po bashkëpunojnë me të gjithë aktorët, përfshirë edhe sipërmarrjen e ndershme për të arritur që të gjithë subjektet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre tregtare apo të shërbimit, vetëm duke respektuar detyrimet ligjore dhe kundrejt një konkurueshmërie të
barabartë dhe të ndershme në të gjitha nivelet e të bërit biznes, nga bizneset ambulante dhe të vogla, deri tek bizneset e mëdha dhe ato që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj.
Ju pergezoj per nismen per te formalizuar te gjithe bizneset dhe kjo do beje qe te jene te gjithe te barabarte dhe konkurente te ndershem.
nje pyetje kisha une; a mundet qe per biznesin e vogel dhe profesionet e lira te kete politika favorizuese me qellim qe te mos falimentojne dhe dicka tju mbetet ne fund te muajit?
Ne perfundim te Formalizimit te Ekonomise se Biznesit dhe me gjere Shqiptaret kane mundesi te bejne llogari matematikore dhe te kerkojne zbatim te politikave fiskale ne baze te kesaj llogaritjeje.1)Mund te kerkohet ulja e takses per disa biznese,nderkohe qeveria mund te rrite taksat ne biznese te tjera.Kjo do te thote Politike Fiskale bazuar ne prioritetet Kombetare ne fusha te ndryshme te ekonomise.Nje shembull i thjeshte.Nese Qeveria mendon se prioriteti kryesor ekonomik eshte bujqesia dhe turizmi,kuptohet qe keto dy dege te ekonomise do kene ulje taksash dhe madje edhe subvencione.Sidomos sektori vital i ekonomise,qe eshte Bujqesia.Dhe keshtu me radhe.Nga ky moment Shkodranet kane te drejte te dalin ne proteste,nese nuk jane dakort me politiken fiskale te qeverise.Duke kerkuar ndryshim te prioriteteve te qeverise duke protestuar.Por nese nuk formalizohet ekonomia dhe jemi ne terr shifror per sa i perket levizjeve te kapitalit,nuk ka arsye per c’fare nje popull mund te nakohet??Mungon baza e te dhenave.
E para, të mësohemi të paguajmë taksat sipas ligjit, pastaj të “axhustohet” rrugës sistemi i takasve.Ne nuk po ecim në “rrugë të pashkelura” si dikur në komunizëm, por në rrugën europiane të ekonomisë së tregut.
E dyta, bizneset kontrollohen me selektivitet dhe, po vazhdoi kështu, do të shkatërrohet gjithshka pa filluar.
E treta, janë punonjësit tatimorë dhe bilancistët (komercialistët) ata që i njoftojnë (sidomos bizneset e mëdha, por dhe të tjerat) për kontrollet, ose i mësojnë se si të vjedhin.Vetë punonjësit tatimorë janë edhe komercialistë, të fshehur pas emrave të tjerë.
E katërta, thuhet se u prenë aq e kaq kupona, u paguan aq e kaq.Lerini këto shifra, sepse nuk paguhet as gjysma e taksave.
Plani si paraqitet?