Komisioni i Ekonomisë rrëzoi nenin që i jepte të drejtën blerësve të largohen pa paguar nëse shitësi nuk u lëshon faturën apo kuponin tatimor. Neni, i cili është pjesë e draftit të ri për procedurat tatimore, u kundërshtua fillimisht nga deputetët e opozitës.
Ridvan Bode, deputet i PD: Raportet dhe marrëdhëniet mes individëve për konflikte pronësore dhe pasurore, janë në përputhje me Kodin Civil. Çfarë janë këto kinezërira?
Anastas Angjeli, deputet i PS-së: Nëse ne mund të rregullojmë një drejtim të një të drejte në sensin pozitiv, ta denoncojë apo ku di unë…por jo që t’i themi mos paguaj. Kështu krijojmë precedentin e mospagimit.
Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë: Megjithë qëllimet e shprehura nga ju, siç e shikoni ky komision nuk ka vullnetin ta mbështesë këtë pikë.
Një tjetër pikë kundërshtuese e draftit është ajo që u jep të drejtën disa kompanive audituese të certifikojnë bilancet e bizneseve për efekt të pagimit të taksave.
Florian Mima, deputet i PD: Për çfarë ishte hartuar Anderseni? Nuk ishte një nga më të mëdhatë në botë dhe çoi në gropë të zezë 300 e ca miliardë kursime dhe investime të amerikanëve. Një nga të katërta ishte. Ju thoni që po ta dhanë firmën këto, shkoni se unë nuk ju prek me dorë. Hiqni dorë nga kjo se është marrëzi.
Irena Beqiraj, zv.ministre e Financave: I kemi dhënë të drejtën një subjekti që certifikohet të përfshihet në elementët me risk të ulët, por nëse për arsye të caktuara në menaxhimin e riskut të tatimeve, një subjekt del me risk, absolutisht do të marr të drejtën që jo vetëm të kontrolloj biznesin, por edhe kompaninë që e ka audituar.
Por, neni më i debatuar është ai që dhjetëfishon gjobat dhe sekuestron mallrat e pashoqëruara me faturë apo për të cilat nuk lëshohet kupon.
Sherefedin Shehu, deputet i PD-së: Kemi dënim të trefishtë. E para 10 milionë lekë gjobë, e dyta konfiskim të gjithë sasisë së mallit dhe e treta rivlerësim tatimor. 3 penalitete për një shkelje, e para dhe e dyta, nuk ka lidhje fare me dëmin e shkaktuar.
Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë: Ju thoni që po i merr frymën. Nuk po i marr frymën, po i themi që të rrijë i ligjshëm, 100 milionë, konfiksim dhe rivlerësim tatimor, patjetër.
Drafti i ri i procedurave rrit fort masat shtrënguese ndaj evazionit fiskal. Disa pika të tij kanë shkaktuar skepticizëm edhe brenda vetë maxhorancës./ TCH
Po per ty Brace, qe cfere thua ne mengjes e peshtyn ne darke?
Cili do te ishte ndeshkimi per demin e shkatuar qytetareve?>
Edhe per ty, dhe cdo deputet tjeter, ti konfiskohet pasuria, te paguaje rrogen e 6 muajve, dhe ……
2017 vjen shume shpejt.
te githe keni degjuar besoj per periudhen e proibicionizmit ne amerike, ishte nje shtrengim dhe ai, por cfare solli? solli rritjen e informalitetit, kontrabandes, korrupsionit dhe fuqizimin e kriminalitetit. Te gjitha keto ligje shtrenguese, me masa ndeshkuese super ekstreme hapin portat per me shume korrupsion, kontrabande dhe evazion fiskal. do jete gjithmone dikush qe do te te ofroje nje dericke per ti shpetuar ligjit nepermjet pageses. edhe tatimoret njerez jane, edhe informatoret njerez jane, te gjithe jane te korruptueshem, te gijthe jane te shantazhueshem.
Duhet te lirohen dhe jo te shtrengohen ligjet dmth duhet tju lihet hapesire bisneseve dhe te ulen taksat dhe sigurimet e te punesuarve qe bisneset te mos e kene mendjen per manovrime dhe mashtrime me cmimet sepse shtrengimi do te rise korupsionin ndaj zyrtareve, ndersa duhet te kete kontrolle te vazhdueshme qe te regjistrohen 100% e bisneseve dhe te punesuarve. Faleminderit
Pra sipas qeverise per ata qe nuk te japin kuponi tatimor te mos ja paguash mallin dmth kjo eshte vetgjyqesi dhe sipas kesaj llogjike cfare duhet te beje populli i ndershem qe paguan taksa e detyrime ne shtet duhet te ngrihet te mare armen e te vrase te gjithe ata qe kane bere padrejtesi ne kuriz te tij qe me vjedhje te pasurive kombetare te bankave te tenderave te detit te vrasjeve ne Gerdec e ne Bulevard. Nuk e zgjidh kjo llogjike ceshtjen por vetem ligje te sakta dhe taksative per cdo shkelje apo krim i cdo lloji. Faleminderit