DEBATET/ LSI kundër qeverisë: Po i merrni frymën biznesit, po përkeqësoni situatën më shumë

22 Shtator 2015, 18:50Ekonomia TEMA

Komisioni i Ekonomisë miratoi përmes kundërshtimeve të forta  ashpërsimin e gjobave ndaj biznesve që bëjnë evasion fiskal. Deputeti i LSI- së  Gjovalin Kadeli u shpreh se me forcimin e këtyre masave do ti merret fryma biznesit.

Por për kreun e komisionit të Ekonomisë ashpërsimi i gjobave është një mënyrë për të luftuar informalitetin.

Gjovalin Kadeli: “A nuk ju duket shumë drastike kjo, pse të mos biem dakord të 20-fishohet gjoba, por jo të 100-fishohet. Keni shtrënguar masat për çdo gjë, kjo nuk është positive. Me gjithë këto masa do t’i merni frymën biznesit. Kështu si po veproni do të përkeqësoni më shumë situatën. Masat duhen për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat. 

 Braçe:Nuk po i marr frymën, po i them rri i ligjshëm dhe nuk më vjedh si shtet, natyrisht nuk të kushton gjë”

Neni që hasi  rezistencën më të madhe ishte ai që parashikon mospagesën e produkteve në rast të mos marrjes së kuponit tatimor.Ky nen u rrëzua.

Anastas Angjeli: “Është tendenca e plotë e të paguarit jo e të mospaguarit për të paguar”.

Përparim Spahiu: “Nëse një konsumator kërkon një mall them që ka të drejtën ta refuzojë, po jo ta konsumojë dhe mos të paguajë, pra krijohen momente që them se do na hapin probleme”

Ridvan Bode: “Ta vësh ti në kushte të barabarta si një njeri që bën kontrabandë me një njeri që i ka paguar taksat një më një dhe ti ditën që e gjen që nuk ka ardhur adresa e re që ka vajtur ky vendim t’i marrësh mallin, është nonsense”.

Debati në komision shkaktoi edhe neni që parashikon gjobë për të gjithë tatimpaguesit që nuk ngarkojnë të dhënat IMEI.

Florjon Mima: “Se si do t’i regjistrojmë 1.2 mln numra IMEI që janë në përdorim, pa emra ajo është e pamundur të bëhet

Opozita propozoi amendimin e projektligjit duke kërkuar  më shumë kohë për vetdeklarimin e bizneseve si një mënyrë për t’i ndihmuar ato

Igli Cara: “Tatimpaguesit e biznesit të vogël deri në kufirin 8 mln lekë të cilët aktualisht nuk disponojnë fatura të rregullta tatimore për mallin që kanë në njësinë e tyre brenda datës 31.12.205 pra deri në fund të vitit të 2015 të bëjnë vetëdeklarimin e tij”.

Ky projektligj do të kalojë për miratim në seancën parlamentare të së mërkurës.

Opozita propozoi amendimin e projektligjit duke kërkuar  më shumë kohë për vetëdeklarimin e bizneseve si një mënyrë për t’i ndihmuar ato.

Ky projektligj do të kalojë për miratim në seancën parlamentare të së mërkurës./ Ora News

6 komente në “DEBATET/ LSI kundër qeverisë: Po i merrni frymën biznesit, po përkeqësoni situatën më shumë”

  1. Mandi says:

    Gjovalin Kadeli eshte zeri i LSI-se?

  2. sit..back..and relaks →→→ says:

    Polici i mire, Polici i keq. skeme e njohur. tallni bythen se erdhi 2017

  3. XXX says:

    Para se te merren keto masa drastike per biznesin, duhet te pergjigjet drejtoresha e tatimeve per dy vjet evazion fiskal, boll me pozat qe ben si aktore, keto jane filma te dale boje, duhet te largohet sa me pare se tatimet po bejne poshte e me poshte.

  4. Grideria says:

    LSI eshte Lesheli, nje bande hajdutesh. Duhet zhdukur nga skena plitike. Te gjithe zyrtaret e emeruar nga Lesheli po vjedhin me thase dhe hapur. Kater vitet e kaluara vodhen dynjane dhe ja lane PD. Edhe tani po vjedhin dynjane, e do ja lene dopio gjashten PS. Prandaj, PS dhe PD duhet te bejne nje marreveshje historike: asnjera koalicion me LSI. Vetem keshtu do te shpetoje ky vend.

  5. Kanan Djali says:

    Po flasin legenat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje