Nënshkruhet marrëveshja e huasë me Bankën Botërore për projektin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët

23 Shtator 2015, 15:15Ekonomia TEMA

Shërbime publike të përmirësuara dhe të integruara, duke reduktuar mundësitë për korrupsion dhe forcimi i një etike, të bazuar në kujdesin për klientin, në ofrimin e shërbimeve publike, ka qenë qëllimi i projektit që u nënshkrua sot me Bankën Botërore. Marrëveshja e re vjen në kuadër të realizimit të projektit madhor të Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike të integruara, në përputhje me prioritetin e Qeverisë për “Mirëqeverisjen Inovative”.

Financimi në vlerën 29,3 milionë euro, i akorduar nga Banka Botërore nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, do të mbështesë realizimin e projektit “Ofrimi i Shërbimeve me në Qendër Qytetarin”, i cili ka si qëllim realizimin e disa objektivave si:

1) Shërbime publike të përmirësuara dhe të integruara, duke reduktuar mundësitë për korrupsion dhe forcimin e një etike të bazuar në kujdesin për klientin në ofrimin e shërbimeve publike;

2) procedura të thjeshtuara për ofrimin e shërbimeve, duke lehtësuar komunikimin me publikun dhe shmangur korrupsionin;

3) zhvillimi i një infrastrukture të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) të aftë për të mbështetur veprimtaritë e përditshme të administratës publike dhe rritjen e efiçencës duke ulur kohën për të aksesuar, përpunuar dhe transmetuar informacionin ndërsa përmirësohet rrjedha e informacionit.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani, tha, midis të tjerash se kjo “është një marrëveshje që shkon tërësisht në dobi të qytetarit, për t’ia lehtësuar jetën qytetarit, për të përmirësuar gjithë morinë e dokumenteve që sot është i detyruar të marrë nëpër institucione për arsye burokratike, jo gjithnjë të këqija”

Ministri Cani shtoi gjithashtu se marrëveshja do të financojë këtë projekt madhor për cilësi në shërbim, “një shërbim që do të shkurtojë në mënyrë drastike kohën e shërbimit ndaj qytetarit nga institucionet publike, si dhe do të vendosë standarde reale, moderne, nga jeta e përbashkët qeveri-qytetarë”, tha z. Cani

Duke marrë fjalën në ceremoni Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj.Milena Harito ka theksuar: “Kjo reformë synon pikërisht rivendosjen e rregullave të qarta të lojës në shërbimet për publikun, mekanizmave të kontrollit, dhe rivendosjen e shtetit në një nga funksionet e veta kryesore: Shërbimin ndaj publikut”.

Ministrja Harito më tej ka renditur hapat e deritanishëm të kësaj reforme: “Gjatë këtij viti me mbështetjen e Komisionit Europian, PNUD dhe Cooperazione Italiana kemi arritur disa rezultate të para në reformën e Shërbimeve Publike: Për herë të parë kemi një inventar të 1400 shërbimeve që nuk ekzistonte, kodifikim unik të tyre, i cili lehtëson shkëmbimin midis institucioneve, formularë standard, bashkëkohorë, si në çdo shtet modern, si edhe shtim të konsiderueshëm të shërbimeve online në portalin unik të shtetit shqiptar eAlbania”.

Projekti synon realizimin e një transformimi të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët në Shqipëri marrin shërbimet, për të cilat kanë nevojë, nga institucionet qendrore publike. Kjo reformë zhvillohet në kuadrin e prioritetit për mirëqeverisje inovative të qeverisë shqiptare. Rezultatet e saj parësore kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së shërbimit, të transparencës dhe efiçencës duke shfrytëzuar zgjidhje innovative dhe teknologjinë e informacionit.

Modeli i ri i ofrimit të shërbimeve bazohet në:

Sipas projektit, me këtë financim do të hartohet dhe zbatohet një reforme procedurale dhe ligjore, përmes thjeshtëzimit dhe standardizimit të proceseve të ofrimit të shërbimeve; do të krijohet, përmirësohet dhe integrimi i sistemeve informative, përmes dixhitalizimit dhe përmirësimit të bazës tekniko-informatike; do të sigurohet menaxhimi i integruar dhe me standarde i sporteleve të shërbimeve për qytetarët, përmes ndarjes së sporteleve nga zyrat që i ofrojnë këto shërbimedhe ndërtimin e Qendrës së Shërbimeve Publike me një ndalesë dhe në një vend si dhe do të përmirësohen kanalet e ofrimit të shërbimeve, duke përfshirë dhe marrjen sa më të lehtë të informacionit për to, përmes një fokusi në shërbimet online.

Projekti do të zhvillohet duke ndjekur shembujt e praktikave më të mira ndërkombëtare. Zhvillimi i tij shtrihet deri në dhjetor 2020.

Huaja e akorduar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ka termat në vijim:

Shuma                                     29.300.000 EUR

Tarifa Front-end                     0.25 % e shumës së huasë

Tarifa e Angazhimit                 0.25% në vit mbi balancën e patërhequr të kredisë

Maturimi                                 20 vjet, nga të cilat 7 vjet pa pagesë principali

Interesi                                    Norma referencë plus marzhin e pandryshueshëm

4 komente në “Nënshkruhet marrëveshja e huasë me Bankën Botërore për projektin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët”

  1. nuni says:

    Cjane keta hajdute qe marrin borxhe tek bb per sherbime. H arito duhet te futet ne burg

  2. Christopher Columbus says:

    Qe te besh shtet modern duhen financime ne te gjitha fushat.

    Vendosja e teknologjive te reja per sherbimet publike eshte themelore.

    Nuk behet shteti te ulesh kafenefe me gazete dhe ekspreso gjithe diten, do pune.

    Dhe punet qe ben kjo qeveri ne keto 2 vjet duhet te ishin bere qe ne 1992.

    Po kush do ti bente fshataret qe erdhen ne Tirane Triko leshi dhe u ben Kryeministra e ministra. Se kam me te gjithe fshataret se fshatar jame dhe vete.

    Lereni qeverin te punoj, ca mund te bej me par qeveria ne 2 vjet.

    1. hysen daci says:

      me sakte lereni burrin e Haritos dhe gruan e Beqes te punojne.

      ne 1992 QEVERIA PERPIQEJ TE SIGURONTE BUKEN E PERDITSHME DHE TE PERMBYSTE SHTETIN SOCIALIST JA DOLI QE ATEHERE 1998 E DERI ME SOT JANE MARR QINDRA MILIONA USD KREDI PER TE ‘MODERNIZUAR’ ADMINISTRATEN QE CDO HERE E BEJNE NGA E PARA ME KUSHURINJTE DHE PJESTARET E BANDES,

      ANALIZONI GFARE ESHTE BERE ME ATO MILIONA PASTAJ BENI TE TJERE.

  3. urimi says:

    kushdo qe mer para borxh nga banka boterore ne fund falimenton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje