Punësimi ka shënuar rritje në pothuajse të gjithë sektorët kryesorë në tremujorin e dytë, më të dukshme në sektorët e industrisë, ndërtimit, shërbimeve, tregtisë me shumicë, hoteleve, informacion-komunikacionit, ndërsa në rënie rezultoi vetëm transporti.
Sipas të dhënave të statistikave afatshkurtra të INSTAT, numri i të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni”, u rrit 7 % në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2014, ndërsa ndryshimi tremujor i numrit të të punësuarve me pagesë u rrit 5,2 %.
Fondi i pagave në këtë aktivitet u rrit me 16,1 % në tremujorin dytë 2015, krahasuar me tremujorin e dytë 2014, ndërsa ndryshimi tremujor i indeksit të fondit të pagave paraqet rritje 2,7 % në krahasim me tremujorin e parë 2015.
Ndërsa nryshimi tremujor i numrit të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri” rezulton 0 % në tremujorin e dytë 2015, ndryshimi vjetor i nivelit të fondit të pagave shënoi rritjen 4,2 % në “Industri”, ku rritja më e madhe, 7% u shënua në “Industri përpunuese”.
Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në ndërtim në tremujorin e dytë 2015 u rrit 14,1 %, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 20 %. Në këtë sektor në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me të parin indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë u rrit 3,9 % dhe fondi të pagave me 7,8 %.
Edhe në sektorin e Shërbimeve ndryshimi tremujor u rrit numri i të punësuarve me pagesë me 0,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2015. Në këtë rritje kanë ndikuar kryesisht aktivitetet “Informacioni dhe komunikacion” me 5,2 % dhe “Transport dhe Magazinim” me 1,8 %.
Në 3-mujorin e dytë 2015 fondi i pagave u rrit në aktivitetin “Shërbime” në ndryshimin vjetor me 7,5 %, ku kontribues kryesor rezultojnë aktivitetet “Tregti me shumicë” me 14,9 % dhe “Informacioni dhe komunikacion” me 16,1 %.
Në aktivitetin “Tregti me shumicë”, sipas ndryshimit vjetor vërehet se u rrit fondi i pagave me 14,9 %, ndërsa për “Tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve dhe riparimi i automjeteve” rritja ishte 2 %. Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në tremujorin e dytë 2015 u rrit 11,7 %, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2015, me 8,6 %.
Ndryshimi vjetor i fondit të pagave në sektorin “Hotele” u rrit 12,8% në 3-mujorin e dytë 2015, ndërsa në ndryshim tremujor, 8,1 %.
Ndërsa ndryshimi vjetor i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike” paraqitet me rënie 0,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2014, krahasuar me 3-mujorin e parë 2015 numri i të punësuarve me pagesë tregon rritje me 1,2 %.
Në këtë sektor ndryshe nga numri i të punësuarve, paraqitet me rritje 18% fondi i pagave, krahasuar me tremujorin e dytë 2014 dhe me rënie 1,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2015.
Shume mire, ja dhe pak e do ja kalojme edhe gjermanise.Gjithandej mashtruesa.
Qe ne titull fillon….MASHTRIMI i INSTAT-it!
Lart thote se jane “RRITUR PAGAT”,por ne shkrim poshte thote ndryshe,se ka vetem “RRITJE TE FONDIT TE PAGAVE”!!!!!
Ne fondin e pagave futen sasia e pagave te punonjesve,pagesa per raportet mjeksore,lejeve ,shperblimet,udhetimet jashte shtetit,dhuratat,drekat e darkat etj!
Pra NUK DEL GJEKUNDI SE PAGAT QENKAN RRITUR!
Kujtojne se te gjithe LEXUESIT JANE BUDALLENJ!!!
Mor instat i degjeneruar nga na i nxore ti keto shifra te pa kuptueshme dhe te pordhosuna si 1,2%, ..18%..7%..3.9%.. e te tjera e te tjera perqindje , informacion nuk eshte por vetem nje mashtrim dhe futja kot si gjithmone .
se qysh rritet punesimi dhe ekonomia kur transporti ka renie, vetem nje idiot I di
na I thuaj dhe neve or INSTAT mq…..