Ne kulmin e debateve dhe dyshimeve për korrupsion, ne kompaninë CEZ Shpërndarje, Banka Botore ne Shqipëri, e cila kishte rol garantues ne procesin e privatizimit, nuk ka asnjë koment lidhur me atë qe sot po konsiderohet si afera me e madhe ne vend.
Shefja e zyrës e Bankës Botërore ne Tirane, e konsideron këtë debat si një çështje te brendshme te vendit, ndërsa thotë se roli i institucionit qe ajo drejton, ishte këshillues ndaj qeverise shqiptare.
“Unë nuk kam asnjë koment zyrtar lidhur me çfarë po diskutohet ne vend për çështjen e CEZ-it, pasi është diçka e brendshme e juaja.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kane dale si një garant për te thjeshtuar procesin e privatizimit te sistemit te Shpërndarjes se Energjisë.
Sa i përket bashkëpunimit dhe përfshirjes tone ne këtë proces, mund te them se ne dhamë ndihmën tone për përgatitjen e kuadrit ligjor, tani debati është shume i brendshëm.
Ne ishim këshillues ne procesin e privatizimit, ndaj s’kemi koment për këtë çështje”.
Ndërsa lidhur me aksionin e qeverise ndaj informalitetit dhe ashpërsimin e masave ndëshkuese, zyrtarja e Bankës Botërore thotë se reforma është pozitive, pasi do te ule evazionin, por e rëndësishme është te behet kujdes me zbatimin e saj ne praktikë, si dhe te ruhen shtresat ne nevoje.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme qe çdo mase qe merret, duhet komunikuar me publikun dhe biznesin gjithashtu.
Niveli i ashpërsimit te gjobave lidhet me planin e qeverise për te ulur informalitetin.
Ajo qe vlen te theksohet është qe te behet kujdes me zbatimin e tyre ne praktikë, pasi te gjuhe duhet te jene te barabarte përpara ligjit.
Reformat janë te rëndësishme, pasi duhet krijuar besim ne publik për mënyrën se si ato zbatohen”.
Këto deklarata, Znj Saied, i beri teksa u prezantua Raporti Ekonomik Rajonal. Ku Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera te rajonit, e rishikoi rritjen ekonomike me ulje, nga 3 ne 2.7%.
Mafjozet dhe shfrytezusit boterore.
Jan keta qe pasurohen pa pune , vetem ne baze te interesave dhe kamatave qe u vendosin shteteve per borxhet ndaj tyre.
Imponojne EKONOMINE, POLITIKEN dhe PRIVATIZIMET strategjike.
Ky eshte GLOBALIZIMI qe po e con boten drejt luftes se tret .
Tani shfajsohen dhe thone qe eshte ceshtje e brendeshme ??
Kush i sjell dhe financon keto kompani ??
Pse kishit Kaq nevoje per privatizimin e shperndajes eshte pyetja?
Vellau ime qe dikur ka punuar n’afrike si kooperant per qeverine Francezet na tregon ,kur ishim ne kosove kur takoj nje ish kolege te tij spécialiste ne ‘ndihmat’per rimekembjen e sistemeve energetike,skemen qe nderkombtaret- bash me kete specialist -do na applikojne:ndarrjen ne dy entitete nje te produktionit ,nje te shperndajes sepse kjo eshte skema qe keta ka perdor kamos n’afrike per te vjedhur produktionin Duke mashtrue me ‘humbje’ ne rrejte kur ne fakt vetem shitin e stershitin produksionin jashte edhe uli çmimin e sistemit qe vete Kane kontribuar me falimentuar,pastaje bleue vete e va shesin rrymen maximum pastaj!
Kjo skem eshte ne loje …Edhe kur tek Grandi vellau i ime i tha ne sy,ai specialisti vetem u zgerdhi!
Edhe cdo here keto skema mashtrimi Jane bâ me ‘bekimin’ e bankes boterore qe sheh ketu nje rast per fajde ma shume e abuzime,per te cilat eshte bâ spécialiste,sidomos ne Shqiperi!
Pra Cfare keshilla djal kjo banke qeverise?te pranoje keto skema mashtruese e grabitcare? Kjo ishte keshilla?
Troç: Hani kokat tuaja!