Çmimet e apartamenteve në Tiranë bien me 15%. Koha për të blerë

3 Tetor 2015, 09:42Ekonomia TEMA

Aktorët kryesorë pohojnë se tregu imobiliar i Tiranës po përballet me një rritje kërkesash për blerje, por çuditërisht, edhe me ulje çmimesh nw zonat periferike.

Çfarë po ndodh?

Ing. Xheni Jahja nga Tirana Real Estate pohon se, krahasuar me 6- mujorin e parë të vitit, kërkesat për blerje janë rritur me 30%. Sipas saj, arsyet lidhen me një rënie të ndjeshme në çmimet e banesave në kryeqytet, në 15%.

Specialisti i tregut të imobiliarëve, Lefter Sila, tregon se ka pasur një rënie çmimi për banesa në kryeqytet, por që ky trend ka filluar që 5 vite më parë, kur nisi kriza në të gjithë botën.

Sa i përket këtij viti, z. Sila pohon se rënia e çmimeve është më e theksuar në zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në unazë me 15-20%. Në zona më periferike, rënia ka qenë më e ulët, për shkak se vetë çmimet janë të ulëta, sipas specialistit. Në total, për të gjithë Tiranën, mesatarja vjetore e rënies së çmimeve është rreth 16%, pohon z. Sila. Ai shtoi edhe se emigrantët, që kanë qenë pjesë e grupit që kryenin më tepër transaksione, tanimë, duke u nisur nga eksperienca e këtij sezoni veror, u drejtohen zyrave të agjencive për të shitur, jo për të blerë.

Çmimet në këtë sezon nuk kanë pësuar ulje në zonat brenda Unazës -deklaron Dritan Caka, kreu i Dev Information. Z. Caka ia atribuon këtë fakt mungesës së dhënies së lejeve të ndërtimit dhe kërkesës nga klientët, të cilët preferojnë të banojnë sa më pranë qendrës. Për zonat jashtë qendrës, ai tregon se çmimi nuk është rritur, përkundrazi ka një rënie të lehtë krahasuar me vitin e shkuar. Sa u përket kërkesave nga blerësit në kryeqytet, z. Caka pohon se kanë mbetur në nivelin e vitit të shkuar.

Rajoni, Tirana “e mesme e artë”

Sipas të dhënave të muajit gusht të agjencisë së njohur Numbeo, Tirana me çmimin për metër katror të një apartamenti në qendër të qytetit qëndron në një “të mesme të artë” krahasuar me fqinjët e rajonit. Sipas këtyre të dhënave, çmimi mesatar për metër katror brenda në qytet është 1498.22 euro për Tiranën, e cila duket se e ka më të lartë vetëm se sa Shkupi me 1229.81 euro/m².

Të gjithë kryeqytetet e tjera kanë çmime mesatare më të larta se sa në vendin tonë, duke realizuar kështu këtë renditje, ku kryeson Beogradi me 1956.78 euro/m², ndjekur nga Podgorica me 1650 euro/m², Sarajeva me 1528.89 euro/m².

Sipas së njëjtës agjenci, për apartamentet jashtë qendrës së kryeqyteteve, Tirana renditet e fundit për nga çmimi, duke mbajtur thuajse të njëjtën renditje kundrejt qyteteve të tjera në rajon, të cilat duket se kanë çmime më të larta se sa ne.

Jashtë qendrës së Tiranës, çmimi mesatar për metër katror e një shtëpie kushton 573.45 euro, me diferencë të madhe me renditjen më të ngushtë që është Sarajeva me 843.64 euro/m². Kryeson në këtë listë me çmimin më të lartë Podgorica me 1116.67 euro/m², ndjekur nga Beogradi me 1086 euro/m².

Një ndër arsyet se pse në Tiranë çmimi është disi më i ulët nga vendet përreth, z. Lefter Sila përmend faktin se ndërtimi në Tiranë është i një cilësie më të ulët se në rajon, ku zbatohen më tepër rregullat e ndërtimit sipas BE-së.

Pak interes për periferinë

Aktorët e tregut pohojnë se interesi i dikurshëm për periferinë duket se me kalimin e kohës po ulet. Dritan Caka, nga Dev Information, pohon se blerësit janë të përqendruar për zonat afër qendrës, ndaj dhe periferia, sipas tij, ka pasur zbehje në kërkesa.

Ky trend, i pohuar edhe nga agjenci të tjera në Tiranë, duket se do të zgjasë sipas parashikimeve deri në fund të vitit, duke qenë se edhe transaksionet e këtij viti kanë qenë më tepër pranë qendrës, e cila pavarësisht çmimit më të lartë, ofron më shumë cilësi në ndërtim dhe dokumentacion të rregullt.

Të huajt, interes në rënie

Të huajt tërhiqen më tepër nga komplekset rezidenciale në periferi të Tiranës dhe shumë pak për banesa në qendër të kryeqytetit, pohojnë agjencitë imobiliare. Por, numri i tyre është sërish në rënie dhe transaksionet janë të pakta.

Nga ana tjetër, z. Caka pohon se të huajt që duan të blejnë në Tiranë janë të paktë, krahasuar me prurjet e viteve të shkuara.

Ndërsa, këtë vit është vënë re një numër blerjesh, ndonëse e pakët, nga italianë, të cilët u ofrojnë banesë fëmijëve të tyre që shkollohen në Shqipëri. Megjithatë, z. Caka tregon se këto prona kryesisht vihen sërish në shitje pas disa viteve, me përfundimin e shkollimit të tyre.

Për trendin e shkëputjes së të huajve nga blerjet në Tiranë, z. Sila tregon se shkak është kriza botërore dhe se rajoni ka ndërtime të një standardi më cilësor, që tërheqin më tepër.

A është shtëpia në kryeqytet investim?

Thuhet shpesh se të blesh një shtëpi përbën një investim të mirë që ne do ta vlerësonim me kalimin e kohës dhe pikërisht, që na mundëson një kalim të qetë në moshën e tretë, ku supozohet se kredia (një nga mënyrat për ta blerë) tashmë është paguar.

P.sh. ekspertët e financave këshillojnë se ju mund të fitoni para duke e shitur shtëpinë në një kohë më të vonë, duke blerë një tjetër më të vogël dhe duke mbajtur pjesën e mbetur të parave.

Kur ju investoni në një shtëpi ju prisni që vlera e saj të rritet me kalimin e kohës dhe zakonisht, kjo ndodh, por ky nuk është një rregull i vendosur. Patundshmëria shpesh jep “surpriza”.

Ing. Xheni Jahja pohon se investimi në patundshmëri, deri tani në Shqipëri, është një hap i sigurt në kapitalizmin e pasurisë të të interesuarit.

“Momentalisht bankat nuk ofrojnë interesa të favorshme për kapitalet, kështu që shtëpia mbetet një investim i mirë”, – deklaron znj. Jahja, duke shtuar se edhe investime të tjera ku qytetari shqiptar mund të jetë aksioner janë thuajse zero.

Blerja e një shtëpie ka qenë një investim i mirë dhe mbetet, pohon ekspertja, pasi sipas saj, në të ardhmen ky investim gjeneron para në trajtën e qirasë apo edhe duke përfituar nga rritja e çmimit të pronësisë.

“Ky fenomen është shumë i dëgjuar në Tiranë, ku vlera e shtëpive ka ardhur duke u rritur dhe pas disa vitesh, personi që blen një shtëpi arrin të rrisë vlerën e investimit.

Ing. Jahja shton edhe se ky investim bëhet më bindës, përderisa taksat mbi banesat apo pronat e dyta, apo të treta nuk aplikohen dhe duket se këto taksa nuk do të aplikohen për një të ardhme të afërt.

Të njëjtin qëndrim shfaq edhe drejtuesi i Dev Information, i cili pohon se për kushtet e tregut imobiliar në vendin tonë, shtëpia mbetet një investim i mirë.

“Blerja e një shtëpie është absolutisht një investim pasi po të bësh krahasimin me nivelin e interesit që ofrojnë bankat në Shqipëri, blerja e një prone të ofron tri herë më shumë se banka, pa përfshirë këtu rritjen e çmimit të asaj prone vit pas viti”, – pohon z. Caka.

Indeksi i pronësisë, Shqipëria përmirësim në 2015

Një ndër komponentët e Indeksit të Lirisë Ekonomike, të përpiluar nga Wall Street Journal dhe Heritage, është ai i matjes së indeksit së të drejtës së pronës. Në një pikësim nga 0-100, Shqipëria sipas raportit të 2015-s, ka marrë 30 pikë, me një përmirësim prej thuajse 10 pikësh nga një vit më parë. Në Europë, ka lënë pas Rusinë, Bjellorusinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Bullgarinë, që kanë pikësim më të ulët se sa ne.

Indeksi ka aksesuar pronësinë private dhe ka analizuar pavarësinë juridike, korrupsionin në gjykata, si dhe kontratat për pronësitë. Një raport i fundit i Global Property Guide del në konkluzion se të gjithë këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në investimet në tregun imobiliar, që në Shqipëri po nis të gjallërohet këto dy vitet e fundit.

Monitor

30 komente në “Çmimet e apartamenteve në Tiranë bien me 15%. Koha për të blerë”

  1. nikaja says:

    uluni akoma se po e hidhni shurren shum perpjet
    materialet qe perdorni ju jane njelloj si ne gjith shqiperin mund te kushtoj pak me shum tereni por jo keshtu si qelloni ju zoterinje shum perpjet

    1. qerimi says:

      Posi s’do blejme…. apo s’eshte edhe qytet i bukur dhe i qete persa i perket rendit publik. Lere, lere, i mrekullueshem fare!

      Me par blej shtepi ne Bilisht, Smokthine,Spaç, Burrel etj sesa ne Tirane.

      1. Realiteti says:

        Tirana eshte qytet i papaster,i pasigurte,i kriminalizuar etj.Vetem Liqeni artificial i mbushur me ndytesira jevgjevite tregon Kulturen e keti joqyteti.Ne asnje Moment s’kisha jetuar ne kete Kandahari,ku c’do dite ke nga nje vrasje fofte me tritol,trafikim,borgje,hakmarrje,trafikim monstruoz me vdekje te perditshme,pa kanalizim dhe uje te paster, apo per gjera te dobta dhe shtazarake.Edhe po te me falni nje apartament ne kete qytet te krimeve,une nuk do jetoje,por do e leshoje me qera.

  2. antienveri says:

    Shqiperia para Bullgarise ne indeksin e prones dhe pronesise?

    Po ne Bullgari asnjehere nuk eshte pervehtesuar me dhune apo grabitur me patllake tek koka prona private dhe toka nga regjimi komunist sic ndodhi ne vendin tone pas 1946-s nga banditet sadiste dhe gjakatare te Enver Hoxhes, apo sic vazhdoi pas 1991-it nga banditet komuniste te Sali Berishes dhe sic po vazhdon akoma deri me sot me legalizimet bolshevike te Edi Rames.

    Ndryshe do te thonim:

    PO KJO ESHTE NJE MREKULLI E ZOTIT O SHQYPTARE!

  3. Shahmat says:

    “Blerja e një shtëpie është absolutisht një investim pasi po të bësh krahasimin me nivelin e interesit që ofrojnë bankat në Shqipëri, blerja e një prone të ofron tri herë më shumë se banka, pa përfshirë këtu rritjen e çmimit të asaj prone vit pas viti”, – pohon z. Caka.

    Si? Rritje e çmimit të asaj prone vit pas viti? Qenkan fare te deshperuara firmat e ndertimit dhe agjensite imobiliare qe kepusin brockulla te tilla… Nga nje ane renie 15% e cmimit ne vit, nga ana tjeter “rritje e çmimit të asaj prone vit pas viti”. Haha.

    Reklame bajate per te shitur ndonje apartament ndonje tuafi qe se ka marre vesh lojen akoma. Koha per te blere do te vij kur cmimet te bien dhe nja 50% nga niveli i tanishem.

    Si tha Rama: “Dale se s’keni pare gje akoma!”

  4. komunisti parizien says:

    koha per te dhier.shqiptaret skan lek per te dhier e jo me teper te blejne 1500 euro m katror,politika dhe krimi e kane degjeneruar kete shtet qe per pak kohe kam frike se nuk do te ekzistoje me

  5. zaho says:

    shte pite ne Tiranen e Enverit kishin nje kuptim dhe vlere se jetohej ndersa sot Tirona eshte bere kosh mbeturinash prandaj te rrojne ata qe ndertojne dhe kur te vdesin le ti varrosin ne ndonje reze mali ku dhe qente per tu bere shurren do mendohen

  6. qerimi says:

    “Aktoret kryesore”. ….duket se po ndjekim: “Teatri ne ekran.”

  7. trungu says:

    banesen e shet tregu i pergjithshem: i punes ,i parase, i interesave,qerave dhe zinxhiri i tere ekonomik.por jo qenia ne tirane apo gjetke.sa per rehati nuk hedh kush para ne rrumpallen e kryeqytetit shqiptar…vetem drogaxhijte dhe pastruesit e parave….per hallexhij eshte qeraja.
    ulje do te ishte -50% ashtu sic jane ngritur.po koston e amortizimit ti eksperto nuk e ke llogarit?….u kane mbet ne dore pallatet ndertuesve dhe 15% jane kostot e mirembajtjes dhe amortizimit bashke me shpenzimet e tjera.nuk kane ulur asgje.

  8. eg says:

    Pse nuk duhet te blesh apartament te ri ne Tirane?

    1. Muri i jashtem eshte me tulle me vrime dhe nuk ka izolim, qe do te thote qe mbas disa vitesh lageshtia do jete ne muret e brendshme.

    2. Apartamentet nuk kane ngrohje qendrore, qe do te thote shpenzim i madh ne instalimin e kondicionereve dhe pagesen e energjise.

    3. Shkallet nuk kane dritare, qe ne rast zjarri nuk garanton shpetim te banoreve

    4. Tubat hidraulike jane te cilesise me te dobet dhe kane rezultuar ne carje. Jetegjatesia e tyre 5-10 vjecare

    5. Apartamentet e reja nuk shiten me garanci 1 – 5 vjecare, sic shiten ne perendim

    6. Nuk ka administrim te pallatit, qe do te thote cdo banor duhet te kontribuje nje shume te caktuar qe perfshin amortizimin e pallatit dhe ne cdo 5 vjet ti behet rekonstruksioni

    7. Apartamentet jane ndertuar kaq afer njera tjetres dhe privacia nuk egziston dhe nuk afron asnje pamje nga dritaret apo ballkonet.

  9. Popolo says:

    Ne Tirane nuk mund te jetohet me shumese nje jave . Je kryeqytet Skandaloz .

  10. Qaniu says:

    Tirana po kthehet ne qytet te pabanueshem! Nderkohe punesimi ka rene ndjeshem dhe perspektiva duket e zymte. Nga ana tjeter rrogat e shumices se atyre qe jane ende ne pune levizin midis 250-400€/muaj!
    A eshte e mundur dhe per c’arsye duhet qe dikush te blere ne keto kushte nje apartament, p.sh. 80m2 me cmim 650€/m2 ose 52,000€ + 13,000€ (per mobilim) = 65,000€!?
    Kjo do te ishte vetevrasje, jo investim…

  11. Likja says:

    Bashkohem me të gjithë komentuesi!

  12. sit..back..and relaks says:

    Artikull qe me nje gure kenaq 2 zogj. edhe ndertuesit te cileve ju kane ngelur apartamentet ne dere te shtepise edhe shtetin qe me zor po pret te vjeli ca taksa nga shitja e ketyre apartamenteve. me ket rast ene ndertuesi e mush xhepin ene shteti mush buxhetin. Po kaq kaqole i dini njerezit o gazetare, po dilni e investigoni nje here vete tregun e shitjes se shtepive e pastaj flasim. apo tani gazetaria behet pa leviz nga krevati, hap syte ne mjes ene i nis email shoqes qe puno ke agjencia imobiliare ene i thu, nigjo me duhen nja dy-tre shifra me tregu qe cmimi ka rene se po shkruj nji artikull qi ma ka porosit x-i. ene mas 5 min i vje emaili me infon. ene ky lalai nga krevati i fut nja dy zhgrapa zhgrupa ene ja nis me email redaksise qe pa e pa fare e co per botim ene masnej perfundojm ne kete pacavure shtyp

  13. Lili says:

    Une blé nje shtepi ne cdo qytete te Frances me 1200 euro edhe marr qira minimum 500 euros ne muaj,Kurse ne tiranen me zorr 200 ..pra Cfare interesi?asnje!

    1. emiganti says:

      lili te lutem ma thuaj dhe mua ndoje qytet te Frances te shkoj ta blej
      te falemnderit

      1. jean pierre says:

        kudo jashte parisit gjen ;e kete cmim

  14. Bentirona says:

    Vend kurvash, vend horrash,, vend i EGER,,, vend ku ke frik te jesh familjar,,,,,, vend ku drogaxhiu behet drejtor,,, dhe intelektuali kamarier,,, vend ku kurva ben presidenten ,,,,, dhe nena ben viktimen,,,, vend ku nxenesi ben vrasje,,,, dhe profesoro pedofilin,,,,,, vend ku kryeministri vret ne mes te bulevardit,,, pastaj tall bythen me prokuroren duke e quajtur kurve,,, boll per sot

  15. beni says:

    Me kto qe po lexoj kisha ndermend te blija nje banese per te kaluar pleqerine ne vendin tim,por me sa duket po me largon duke pare se akoma ka pesimizem e jo optimizem nga qytetare shqiptare!
    Mendoj te shkoj aty afer greqise per ta pas europen me afer,sarande ose himare!

  16. XY says:

    Ky artikull duket qe eshte i porositur… Le ti mbajne hyrjet… sa te amortizohen plotesishte… Pasi shqiptaret nuk kane mundesi te blejne me cmimet qe ata i paraqesin… merni parasysh nje roge intelektuali me mesatare 400 E/muaj(4800E/vit). Supozojme se ap. eshte 100 m2*700 E/m2=70 000 E+10000E garazhi+10000E paisje= 90 000 Euro.+ interesa bankare(6.5%/Vit) per 20 vjet kredi cmimi i apartametit vete afersishte =90 000(principial)+70 000(interesa bankare)=160 000 E. 160 000/4800 paga vjetor=33 vjete jete qe t a shlyej.Kjo eshte analiza financiare qe ata duhet te bejne… Pra eshte e pa mundur blerja e nje apartamenti me keto cmime ne Shqiperi nga nje intelektual(shtrese e mesme), pa per popullin e varfer as qe behet fjale.

  17. John says:

    qe te levizi ky treg fllucke duhet te ulen cmimet pergjysem<
    ne asnje vend te europes nuk rri prona mbi 6 muaj ne treg ketu 6 vjet
    do kete ulje si ne greqi e garantuar
    mos bleni gje dhe tre vjet dhe keni per ta pare.

  18. Aua ;) says:

    Taksa mbi pronesine (sidomos per ata qe kane me shume se 1 apartament) do krijoje presionin e duhur per uljen e çmimeve te shitjes dhe dhenies me qera.

  19. ishrk says:

    Nuk ka si Tirana dhe Shqiperia eshte me atraktive se Franca nga cmimi dhe jeta.Nuk hedh poshte komentet e mesiperme por perendimi nuk ka ofruar gje fare sic ofron Shqiperia dhe ca vende te tjera.Rrofte Shqiperija!

  20. ishrk says:

    Si nuk rrihet nje jave ne Shqiperi? Po pse ku duhet te rrijne shqiptaret?

  21. ishrk says:

    Blerja e nje banese eshte investim shume i mire.Ja une per ate po perpiqem sepse u merzita vetem ne emigracion.

    1. alfa says:

      A nuk eshte perendimi toka e premtuar?!

  22. E. says:

    Shume interesante komentet…John: Vertet mendoni se cmimet e shtepive do bien ne 3 vjecarin e ardhshem?. Mos harroni qe tregu jone ne cdo mall e produkt nuk funksionon si ne bote, nuk reflektohet kerkesa/ofertat e publikut ne cmime…dhe per me teper ne cmimet e shtepive, ku dihet qe shumicat jane ndertuar jo me lek te pastra, ndaj dhe nuk e kane problem ata ti mbajne pa shitur.

  23. ishrk says:

    perendimi te jep vetem letra me vlere dhe une nuk kam luks te laj halet per ca letra me vlere

  24. ishrk says:

    ka ikur kohja e rk ka ardh tieter

  25. ishrk says:

    ai emigracion pa tru do ti beje shqiptaret e shqiperise me dongo se shqiptaret e ca viseve te tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje