Shqipëria humb një tjetër shans, italianët ndërtojnë linjën e ballkanike të transmetimit të energjisë nga Mali i Zi

2 Tetor 2015, 11:45Ekonomia TEMA

Investimi nga TERNA në mal të Zi kap një vlerë 760 milionë euro, ku 100 milionë euro ishin investime në rrjetin ekzistues në Malin e Zi….

Kompania shtetërore italiane e transmetimit të Energjisë, TERNA është duke avancuar në ndërtimin e një linje kabllore nënujore për transmetimin e energjisë elektrike me Malin e Zi, e parashikuar për të nisur nga transmetimi i energjisë në vitin 2017. Me ndërtimin e saj Shqipëria humbi përfundimisht mundësinë për të tranzituar në periudhë afatmesme energjinë nga Ballkani në Itali dhe anasjelltas, kur dihet se interesi i kompanive shtetërore italiane ka qene shumë i madh që linja e transmetimit të energjisë me kabull nënujor të niste nga Shqipëria, nisur nga distanca e shkurtër qe mundësonte projektin me kosto më të ulët.

Në vitin 2007, qeveria shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me administratorin e përgjithshëm të kompanisë“Enel”, Fluvio Conti, për zhvillimin e sistemit energjetik shqiptar.

Në themel të marrëveshjes ishte ndërtimi i një termocentrali me qymyr në rajonin e Durrësit nga gjiganti italian i energjisë. Investimi kapte një vlerë prej 1.9 miliardë dollarësh dhe në të përfshihej edhe ndërtimi i një linje të re transmetimi nënujore për energjinë drejt Italisë.

Por përpjekjet gati 6 vjeçare me Shqipërinë nuk kanë rezultuar të suksesshme ndaj fqinjët italianë e kanë finalizuar projektin e transmetimit të energjisë me Malin e Zi.

Punimet janë duke avancuar. Investimi nga TERNA kap një vlerë 760 milionë euro, ku 100 milionë euro ishin investime në rrjetin ekzistues në Malin e Zi.

Linja e transmetimit të energjisë me kabull nënujor do të lidhë Italinë me Ballkanin nëpërmjet në 415 kilometër me kapacitet 400 kilovolt nga Villanova në Kotorr me një kapacitet transmetues prej 1,000 megavat./ Monitor

11 komente në “Shqipëria humb një tjetër shans, italianët ndërtojnë linjën e ballkanike të transmetimit të energjisë nga Mali i Zi”

  1. Ajaxs says:

    Me mire qe nuk u ndertua ne SHqiperi. Ne nuk kemi nevoje per termoçentrale me qymyre qe te mbysin gjithe SHqiperine me tym. Malizi do pendohet per kete budallallek qe beri.

  2. elona says:

    po ku te le ben ahmet xhuxhi skicofren-manjak te besh ndonje afere pa marr 20% a me shume te vleres te investimit?Apo te linte LSI-ja perpara?apo pjellat e Berishajve???ky vend s’behet or njerez ,as me rrogen marramendese te BirMsildes ,as s’ka per tu bere me kete rrace hajdute-parazite-shfrytezuse-kurve-te pangopur qe kemi.

    1. Mezani Celoja says:

      Elona, ke logjike kur shkruan? Sa % marrin Ahmetaj apo LSI per cdo afere (dhe nuk marrin pak) nuk ka te beje fare me kete shkrimin.

      Kjo eshte histori e kabllit me Italine qe ka fillu qe me 2007 per Shqiperine dhe ka mbarru pa sukses para 3-4 vitesh. Italia trokiti me vone me sukses ne Mal te Zi. Projekte te tilla kerkojne 5-7 vite te dizenjohen, financohen, prokurohen dhe realizohen. Mali i zi e ka shpall kete projekt te mbyllur qe ne 2014. Shiko projektin e TAP qe ka mbi 5 vjet i miratuar dhe nuk po fillon per shkaqe teknike-financiare. Ky hyn Ahmetaj ketu??

  3. Polisi says:

    po sigurisht qe edhe un po te isha nuk do hyja ne nje vend qe dhe macet e qent jan te korruptu

  4. Vizionari says:

    Te na rroje Toleranca Fetare !

  5. andi says:

    Cjan keto Gazetare idiot more!!
    Edhe termocentral me qymyr i mungonte shqiperise!!
    Bravo Shqiperia qe nuk u shitem per 2 leke!!

  6. Pelasgian says:

    Tek ne vijne CEZAT dhe FEZAT

    Se cmu kujtu filmi i Skenderbeut

    Kur prifti i tregon te derguarit te papes per Muzaken ,per Zaharin dhe pastaj per Crnojevicin

    E shef princin malazez si europian ne veshje..i shef shipecat si gjynafa..dhe vet i dergumi papes qesh e thote kta skan as rroba!

    LoL

  7. Pascuale says:

    Prandaj serbomalazezet i shperthejne me eksploziv shtyllat tona te interkonjeksionit qe te na paraqesin tek investitoret si vend jo i sigurt…

  8. 02102015 says:

    keta jane politikanet tane, pa dallim, te gjithe nje MUT

  9. Kol Tivari says:

    S’ka gjë, sepse përsëri e jona do të bëhet dhe ajo linjë, kur…të bëjmë “Shqipërinë e Madhe”…(???!!!)

  10. bra,ho,ho says:

    Eshte faji Italianve qe nuk kantatuan 7-8-9 kompanit qe mblidhnin leket e faturave te CEZ-it.

    Tani eshte von edhe per italjont se keto kompani serioze e kemi mbyllur,por po ndryshun menie ne i hapim prap. Se dikush duhet me i mbledh leket. e popullit per partine.

    Po mos u boni merak,se po hapim linje te re. Linja ajrore e dekriminalizimit qe do lidhi Shqiperin me gjithe Europen. Po ne fillim duhet me u hap 7-8-9 kompanit qe do meren me eksportimin e dekriminalizimt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje