Hetimet për borxhet e CEZ-it, Braçe këmbëngul: Të përfshihen të gjitha kompanitë

30 Shtator 2015, 16:32Ekonomia TEMA

Erion Braçe, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, në një intervistë për Top Channel thotë se, ai nuk ka një qëndrim për propozimet e një hetimi ndërkombëtar për aferën e CEZ-it, por nuk ngurron t’i sugjerojë Prokurorisë se duhet hetuar gjithçka, që nga hyrja, biznesi dhe largimi i CEZ-it nga Shqipëria, përfshi edhe rrjetin e kompanive CEZ.

Privatizimin e kompanisë OSSH në vitin 2009, procedurën e konkurrimit, kontratën e nënshkruar dhe anekset që i janë bashkëngjitur kësaj kontrate me fuqinë e ligjit, të votuar në Parlamentin e Shqipërisë. Në fletoren zyrtare, kontrata e votuar në Parlamentin e Shqipërisë me fuqinë e ligjit shoqërohet nga anekse, të cilat edhe në publikimin zyrtar të kësaj kontrate janë të bardha. Njëra prej anekseve, që për mua është më i rëndësishmi i kësaj kontrate, është Deklarata Rregullatore, e cila është e bardhë, siç mund ta vëreni edhe ju”, është shprehur Braçe.

Erion Braçe thotë se, menjëherë pasi kompanisë DIA iu ndërpre kontrata, në skenë dolën rrufeshëm 9 kompani të tjera.

“I gjithë biznesi i kompanisë DIA u mbyll në 2011-n dhe është transferuar i plotë në 9 kompani të tjera. Siç po hetohet, e bëhet mirë për këtë, marrëdhënia e CEZ-it me kompaninë DIA, të hetohet qartësisht marrëdhënia e CEZ-it me 9 kompanitë e tjera. Siç është identifikuar si klient pronari i DIA-s, ashtu unë jam në gjendje t’iu identifikoj edhe 9 të tjerët; dy çekë dhe 7 shqiptarë; si klientë të qeverisë së asaj periudhe”, shpjegoi më tej deputeti socialist Braçe.

Deputeti Braçe e vë theksin në njërën prej këtyre 9 kampanive, të quajtur “Ce2Services”, pasi – sipas tij, – në kontratë ajo ka një specifikë ndryshe nga të tjerat.

Është kontrata midis CEZ-it dhe kompanisë ‘Ce2Services shpk’, e cila ka një paragraf të posaçëm vetëm për mbledhjen e detyrimeve nga kompania Albpetrol. Interesante është se, përqindjet për mbledhjen e detyrimeve nga kjo kompani publike, ku 100% të aksioneve i zotëronte qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ku ndikimi i qeverisë ishte i drejtpërdrejtë për të mbledhur këto detyrime, përqindja e arkëtimeve (Fee-ja e suksesit) shkonte nga 32% për principalin dhe 50% për interesat e kamatëvonesave të kësaj kompanie”, shpjegoi Braçe.

Këto qëndrime të Braçes janë të njëjtat me ato të 4 viteve më parë, atëherë kur ai, nga selia e PS denonconte aferën CEZ. Por i pyetur se, përse gjatë dy viteve në qeverisjes së koalicionit të majtë nuk ka pasur asnjë hetim, ai thotë se Prokuroria, përfshi agjenci qeveritare, duhet të ishin marrë me këtë çështje.

13 komente në “Hetimet për borxhet e CEZ-it, Braçe këmbëngul: Të përfshihen të gjitha kompanitë”

  1. Aristoteli says:

    O Brace sa te merreni ju si kungulleshkat jo 1 po 7 pse 7 po 9 ju mbaroj dhe mandati i qeverise dhe do tju a marri pastaj Saliu dhe do ta gjykoj ai CEZIN dhe do ta gjej fajtorin sic gjeti edhe vrasesit e Hajdarit te Trebickes te Xhindit te Gerdecit te Bulevardit etj etj. Faleminderit

  2. Damllaja says:

    Po ca ben o Brace zeza se ngele duke bere gerr merr!
    A ke ndonje prove?
    A ke ndonje dokument?
    A ke ndonje interes personalo-politik?
    Ca KARIN ke atehere se ngele duke shkarravitur si idiot neper statuse!

    O Mero, mos u merr o burr edhe ti me legena si Brace! Beheu nje cike me serioz se sa here merresh me legena te bien aksionet, apo s’e dije? Pyete Ramen se si tallen me shkarravinat e Braces dhe ta thote ai.

  3. Fresku says:

    eh mer Erjon se ç do ia fusesh keq ksajt DIAs ti me keto gomarlleqe. Po pyet o debil se cfare loje po luhet, se ke per te ofsajt si gamor e bir gamori

  4. Gerti says:

    Po perfshiji mer ne projektligj se na hengre shpirtin duke llomotit ne facebook. Beje pra ligjin ti, shumicen ne komision dhe parlament e ke, beje dhe boll na lodhe.

    1. Erjon dobiçi says:

      Brace ka shumicen e topeve! Madje as ate shumice nuk e ka, se i ka tredhur Rama me kohe e me vakt!

  5. Franco Nero says:

    Erjon Brace:
    A ke ndonje prove?
    A ke ndonje dokument?
    Apo vetem pacavure QKR?
    E cfare te thone ato pacavuret e QKR?
    Provojne ndonje gje apo thjeshte per presion e shantazh si çanta e zeze e Baba-takut?
    A do behesh serioz ndonjehere ti? Apo do ngelesh tamtamja e ndersyer e Rames?

  6. Jugu says:

    Larguhu nga facebook Brace, mos na thuj cfare duhet bere, por cfare po beni.

  7. Erjon dobiçi says:

    Eh mor adash Erjoni, do dalesh fiasko me kete karlleqe qe thua.
    Do dalesh huq edhe me keq se me rastin e Bodes, qe ta zhyti deri ne fyt e s’u ndjeve asnje llaf e bere sikur skishte ndodhur asgje.
    Boll luajte rolin e kaqolit, merr ndonje rol me serioz qe edhe ne te te marrim me seriozisht.
    Ndryshe prape do themi “doli ky kari, na mbiu me statuse”

  8. Hamam Cuni says:

    Po sikur te jete e gjitha nje taktike, dhe ti Erjon palla nuk ke kuptuar akoma asgje?
    Do behesh njeri ti kastravec i vogel, apo ashtu aguridhe qe tallin bythen me ty do rrish tere kohes?
    Po rritu ore, se ngele si koqe kandari status me status, e qelbe Facebook.un

  9. Ndergjegjia says:

    A e ke menduar ore hajvan te marresh leje per keto kerkesa debile qe ben?
    A eshte dakord Rama ore?
    A eshte dakord Likja ore?
    A eshte dakord baba Taku ore?
    Se do te te nxjerrin edhe ty ndonje video duke perdhunuar macen e komshiut?!

  10. Mancaku says:

    Nuk ka asnje pagese te Albpetrol ndaj kompanive qe permend Brace.
    Albpetrol ia ka paguar CEZit faturat e rakorduara.
    Nese Brace ka prova le ti nxjerre.
    Ndryshe do dale huq

  11. nini says:

    Kerkesa e jote Erjon ,qe te hetohet skandali i CEZ -t, qe nga shitja e deri ne ditet e sotme ,ku te hetohen te gjithe aktoret dhe kompanite ,eshte si ajo levizja e shahut, MAT .Me kete Sala dhe Luli nuk do ta pranojne ,prandaj beni reformen dhe te dalin para drejtesise kupola e SHQUP it .

  12. bra,ho,ho says:

    Bravo Braçe,ke gjithmon argumenta argetimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje