Situatë e tensionuar në portin e Durrësit: "Konçesionari gjerman po krijon monopol"

30 Shtator 2015, 17:07Ekonomia TEMA

Marrëdhëniet e ndera prej muajsh midis kompanive të ngarkim-shkarkimit në portin e Durrësit dhe konçesionarit gjerman EMS kanë degraduar së fundmi në bllokimin e proçesit të punës në Terminalin Lindor.

Dhjetra punonjës të kompanive stivadore kanë dalë në protestë kundër vendimit të fundit të Ministrisë së Transporteve për të lejuar kompaninë EMS të ofrojë shërbimet e ngarkim-shkarkimit.

Subjektet e licensuara stivadore në portin e Durrësit argumentojnë se ofrimi i këtij shërbimi nuk është i përfshirë në kontratën konçesionare lidhur nga EMS me Autoritetin Portual Durrës duke qënë se ky i fundit nuk mund të delegonte shërbime të cilat ishin privatizuar dhe liberalizuar përpara dhënies së konçesionit. Përveç paligjshmërisë së vendimit, kompanitë akuzojnë Ministrinë e Transportit se po krijon monopol duke i lejuar një kompanie të vetme ofrimin e të gjitha shërbimeve në Terminalin Lindor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje