Qeveria ka vendosur që të shtrijë operacionin kundër informalitetit edhe në sektorin e transportit rrugor.
Në paketën e masave të prezantuara dje nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto janë të paktën 5 pika që prekin këdo që ka makinë
Masat nisin nga kufizimi i importit të mjeteve nga individët të cilët do të lejohen të sjellin vetëm, 1- 2 makina në vit, tek serviset e automjeteve deri te momenti kur do të shitet. Nuk do të lejohet shitja e makinave me targa të huaja dhe tek kontrolli i varrezave të makinave
S’mund të importohen më shumë se 1- 2 makina në vit-
Një individ nuk mund të importojë më shumë se 1 ose 2 automjete për përdorim personal në një vit. “Përndryshe i importon për aktivitete ekonomike, dhe nëse bëhet aktivitet ekonomik duhet të paguash gjithë detyrimet ekonomike e fiskale ndaj shtetit” deklaroi dje ministri Haxhinasto.
Regjistrimi i makinave
Një angazhim shumë të rëndësishëm do të ketë nga ana e shërbimit të noterisë i cili do të jetë i domosdoshëm në realizimin e transferimit të pronësisë.
Në momentin e regjistrimit të pronësisë do të ketë gjithashtu ndryshimet përkatëse. Automjetet duhet të jenë të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme apo në degët e drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, me qëllim që makinat të jenë paraprakisht të regjistruara në sistem dhe për këtë do ti krijojmë mundësi noterëve që të kenë akses të plotë në bazën e të dhënave që ka Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
S’ka shitje të makinës me targa të huaja
Një tjetër vëmendje do të jetë dhe shitja e makinës. Për të shmangur taksat shitja e makinës bëhet me akt përdorimi. Kjo masë do të ndalohet. Tregtari i cili evidentohet që në doganë si importues i mjetit, përpara se ta shesë mjetin të detyrohet ose ta regjistrojë në emër të tij, ose ta shesë me faturë tatimore.
“Aktualisht kemi një situatë të pakendshme do të thoja veçanërisht në transaksionet që bëhen dhe në levizjen transferimin e pronësisë për mjetet e transportit qofshin private qofshin për aktivitete të ndryshme ekonomike. Rreth 90% e mjeteve të përdorura sot blehen në mënyre të pakontrolluar, të paregjistruar që përben në vetvete një informalitet të jashtëzakonshem dhe një evazion të jashtëzakonshem për sa i takon detyrimeve ndaj shtetit prandaj do ta disiplinojmë këtë cështje.
Rregulla strikte për ç’rregjistrimin e mjeteve
“Nuk është parashikuar tarifë për këtë e posaçme, janë ato ekziztuese. Por situata është që ka shumë mjete, janë reth 25 % e mjeteve që figurojnë në bazën e sistemit tonë të të dhënave, që nuk paguajnë, nuk rregjistrohen në mënyrë periodike. Kjo do të thotë se ose janë jashtë shërbimit, ose janë hedhur në varrezat e automjeteve, ose mund të kenë shkuar përsëri jashtë shtetit.
Prandaj për të stabilizuar këtë situatë, ne do të vendosim rregulla më strikte, përsa u takon çregjistrimit të mjeteve.
Sigurisht referenca e kryeqëzuar që themi, nëse një individ ose subjekt, ka disa automjete që rezultojnë në sistemin tonë të të dhënave, dhe 2 i paguan, pjesën tjetër nuk e paguan, do i kërkojmë përgjigje edhe për të tjerat dhe mund të vazhdosh me rregjistrimin përkatës. Është e domosdoshme që kjo situatë problematike të stabilizohet. “ deklaroi Haxhinasto.
Shërbimi i homologimit me konçesion
“Aktualisht në Shqipëri nuk ka një shërbim që të çertifikojë përputhshmërinë e automjetit me standartet teknike fizike, që duhet të ketë mjeti për sistemin tonë të transportit.
Ky shërbim mund të konçesionohet, me vendimin ri që është marrë.
Që do të thotë nëse një automjet që është marrë i importuar nga një vend jashtë BE-së, ka veti fizike të ndryshme nga ato që parashikon sistemin ynë atëherë duhet të ndryshuar.
Po marrë çështjen e automjeteve që vijnë nga India apo SHBA, që kanë disa element të ndryshëm nga sistemi ynë. Pra duhen bërë këto ndryshime duhen çertifikuar pastaj ky automjet të futet të shërbimin e transportit” deklaroi Haxhinasto.
Rregullat hyjnë në fuqi në nëntor pikërisht kur ligji hyn ne fuqi 40 dite pas publikimit në fletoren zyrtare
Plani i masave kundër informalitetit
-Formalizim i tregut, mjeteve të përdorura të rregjistruara për herë të parë. Kufizime për importin e mjeteve nga individë.
-Verifikim nga noterët i detyrimeve të mjeteve që ndërrojnë pronësinë.
-Kontrolle të pikave të grumbullimit të mjeteve.
-Kontrolle të subjekteve që kryejnë transport mineralesh apo karburanti mbi peshë.
-Çertifikim i serviseve të mjeteve rrugore
-Tarifë reklamash në anë të rrugës dhe kontrolle ndaj dëmtimeve të infrastrukurës rrugore dhe ndërhyrjeve pa leje./ Ora News
Shume mire !
Po pse makinat mos jane gra dhe ligji jejon monogamine megjithese Rama deri tani ka tre gra te deklaruara dhe flitet se po shokn drejt nje lidhje te re pra 4 gra e si dihet .Po nga keta cfar spritet kur te na detyrojne qe te mbajme ne shpi foton e Enverit apo te Ramos pune legenash por tashme po bindem por duhet bindur te gjithe se fajin e kemi vete pas raportit te OSBE te miratuar nga BE dhe USA.
Njera nga ato tre grate qe ka deklaruar Rama eshte gruaja jote.
Pushtetaret tane jane teper te paafte dhe te korruptuar: Gjithe kohes kete pune kane bere, marrine leke nga koncensionaret e makinave te reja dhe luftojne tregtine e makinave te perdorura ,e cila lulezon edhe ne vendet qe prodhojne makina te reja si Gjermania,Italia,Franca etj…
Cfare llogjike ka qe te targohet nje makine e importuar, te paguaje taksa qarkullimi, kur ajo rri e palevizur deri ne momentin e shitjes!!!!!!!
Ku e kane cpikur keto administratore kokebosh dhe pa libreze pune???????????
ne te gjthe Boten ka miliona vende ku shiten makina te perdurura te PARREGJISTRUARA!!!! Ne momentin qe shitet,bleresi e rregjistron.
Ligji i ri ,dem i pallogaritshen bisnesit te makinave te perdorura! Turp. Turp,Turp!!!
sepse me ate makinen pa targe ti neser mund te besh ndonje grabitje ose vrasje dhe e ke te pa identifikuar, pastaj a e kupton ti se shqipria po mbledh gjith kalbesirat e europes, ka me shume makina se popullsi
e shtet kurve
koncesiononi cdo gje se populli paguan
Cmendurira korruptive te nje diktature mafioze ne pushtet, e cila ne letra quhet Demokraci. Merren masa qe bien ndesh me ekonomine dhe tregun e lire, per te autorizuar nje kaste hajdutesh qe te shesin dhe blejne koncesione dhe te tatojne edhe ajrin qe thithin njerezit. Prit per nja nje vit, de kerkojne qe ti bejne edhe njerezit me targa keta. Shqiperia dita dites po katandiset ne nje pacavure diktatoriale, ku nuk ja vlen te jetosh dhe punosh! Deri sa te thyejne qafen keta, kane per ta rrjepur mire kete popull.
o shokunantares !
nuk te ndalon njeri te sjellesh makina,por me ligj ashtu si e gjithe bota,,,,me lishence !
Po kush thote se makinat deri tani jane sjelle pa ligj? Ne te gjitha vendet normale te botes, ti mund te sjellesh makine nga jashte tyre dhe nuk ka limite se sa, neqoftese i rregjistron dhe nuk jane te vjedhura. Une dua te kem psh 3 makina dhe nuk dua ti blej ne Shqiperi, por do ti rregjistroj per qarkullim ne Shqiperi. Ketu nuk behet fjale per tregti por perdorim personal.
Tani c’fare te Likes apo Rames kerkon ky shtet shkerdhate, qe me kufizon mua se c’fare te blej dhe sa te blej me parate e mia? C’fare tjeter do te kufizojne keta sharlatane? Mos valle neser do na thone edhe sa pale breke te blejme dhe ku ti blejme?
Mire qe paguajme taksat e qarkullimit me te larta ne Europe, karburantin me te shtrenjte ne bote, por edhe dhe na rrjepin duke e rritur doganen me 30%, tani na nxjerrin edhe yckla te tjera. Po nuk ngopen keta bastarde.
po rivendoset diktatura e proletarjatit nen bekimin e shteteve te bashkume amerikane.
po dalin ligje dhe rreglla qe edhe dull hajdar kamunizmi do ti kishte pas zili neper endrrat e tij kamuniste.
shifni se c po bohet.
ndalohet me ftu shoqnin dhe miqsin ne ballkonet e elbasanit!!!
nji ballkon nji polic!!!
ndalohen maqinat me timon djathtas!!
ndalohet me udhtu jasht shtetit po s tregove leket dhe shkakun!!!
…trego se si je pasuru….
prisni se ka edhe me!!! s keni pa akoma!!
c jan mer kto pislliqe enveristo hitleriste!
vec ne ato koh te zeza kishte ksilloj ligjesh e rregullash si “judet duhet te damkosen”
ose “po t shkosh ke miqt ne fshatin kufitar duhet me mor leje n deg t mrendshme”!!!
s lejohet me pas pasport per jasht shtetit thoshte dulla..
mos fol me shtetas te huaj thoshte kamunizmi…
tash ed rom pinjolli po na riciklo ksilloj rregllash e ligjesh qe poplli i hudhi ne plena.
dhe ka edhe perkrahjen e perndimit.
sepse per perndimin mjafto mos ti cenosh po rrojte a vdiqe ti as can kush trap!
ama per veten e tyre i kan miljardat neper dysheqe dhe banka.
ed 10 perqindshi,lir florini,sal gerdeci,.. e te gjith te tjeret jan pasuru si shushunjat. dhe kur dikush fukara don me bo nanji lek me rrojt ja presin fytin.
hajt se nji gje po harro ed kadaifi. po harro qe kshtu sic e ka nis do bi ekonomija dhe varfnija do bej ate qe njerzit do ngrihen kundra neokomunistve te rinj porse jo me me meshir si dikur por ksaj rradhe me hanxhar ne dor do t ja marrin gjithcka atyre.
prisni dhe do shikoni!
Thashe se po beje shaka, por megjithe mend nga Marsi vjen. Sa kohe do te te duhet te njihesh me realitetin tokesor? S’paske haber nga shteti fare. Ngaterron kekun me byrekun. Enver Hoxha nuk ishte diktator se pse beri shtet. Ai e perdori shtetin te shtype cdo lloj mendimi ndryshe dhe per te shpelare trute e klases punetore dhe fshatare. Shteti eshte shtet kudo. Eshte pushteti qe ndryshon. Ti mor zotni, sot nuk ke frike te flasesh per Edi Ramen dhe t’a shash mbare e mbrapsht. Dhe mire ben se eshte e drejta jote. Nuk e di sa e ke shfrytezuar kete te drejte kur ishte Birisha ne pushtet. Sa per te drejtat e njeriut, e drejta jote mbaron aty ku fillon e drejta e tjetrit. S’mund te te leme te besh si te duash. Edhe ne shtete te tjera nuk te le njeri te besh si te duash. Na e ktheve Ameriken ne komuniste me kete psikologjine tende.
Kemi shtet ne. Nuk kemi fjale!
Ne Gjermani makinen e blen ne rruge me nje cope letre me shkrim dore ku shitesi deklaron qe mjetin ja shet bleresit me nje cmim te caktuar. Me pas bleresi ben regjistrimin e mjetit ne emer te tij. As noter, as tatimore, as fature tatimore, as kase fiskale. Asgje!!!
Shtet leshi Gjermania. Ne po, ne kemi shtet.
O Daku, edhe ti Lola ketu poshte
Eshte e vertete qe ne vendet perendimore shitja e makines behetne dore me nje pjese te vecante te dokumentit te makines qe ka vend per pronarin e ri, dhe kete pjese e poston tek zyra qendrore e regjistrimit te makinave.
Por vetem nje pyetje kam> Ju te dy, gjermane e dini veten? Jeni ne Shqiperi o njerez. Edhe une kete argument ngrita, por pergjigjia nga nje jurist ne Shqiperi ishte si me poshte: “Eshte e vertete qe ky rregull apo ligj i ben me leke noteret, por ne kushtet e Shqiperise kur kultura eshte shume e ulet dhe jemi ne fillimet e vendosjes se shtetit ashtu sic duhet, kjo eshte e nevojshme. Pa noter, asgje nuk e ndalon nje te forte qe me njerezit e tij, t’a detyroje nje njeri te bindur ndaj ligjit qe te plotesoje formularin nen kercenim sikur e ka shitur makinen. Kush do t’a shohe? Pastaj e kercenojne me familje po tregoi. Ndersa kur kjo behet tek noteri, atehere eshte me e veshtire te abuzosh ne kete menyre. Kur te behemi edhe ne gjermane, do bjeri vlera e notereve per shume gjera, dhe do kete vetem nja 10 notere ne tere Tiranen, dhe nga nje noter neper rrethe, sepse nuk do kene pune. Tani per tani, keta njerez jemi, kete meritojme. E kemi trashegim nga 500 vjet pushtim turk. Shteti na duket i huaj jo i yni. Vjedhim shtetin, kundrshtojme shtetin, ja hedhim shtetit, duke harruar qe vjedhim veten tone dhe ja hedhim vetes tone.
Po jo o Gregor! Ai qe do marre nje makine me dhune e me kercenim, ta merr si me noter si pa noter. Sepse mund te shkosh tek noteri nen kercenim dhe te firmosesh pa deshire edhe aty.
Ky eshte nje botkuptim komunist, rilindja di dhe njeh vetem ligjet e komunizmit.Po me c’te drejte nderkombetare do detyrosh qe qytetari te fus ne shqiperi vetem nje apo dy makina ne vite? Ai duhet te jete i lire ne zgjedhjen e tij. Ne shqiperi te rjepin noteret, kur ne bote askush nuk i njeh, por mafjozat e politikeberjes shqiptare u kane shitur licencat 100 apo 200 mije euro notereve dhe mbajne ne fuqi ligje qe rjepin shqiptaret, kur ne fakt keto sherbime duhet te jene krejtesisht ndryshe dhe krejtesisht pa paguar leke. Duke besuar noterin,lexo nje hajdut qe e ka blere licencen,shteti nuk beson qytetarine, pra e injoron ate. Ky nuk eshte shteti qe duam dhe qe do te donin shqiptaret.Ne 2005 Dr.Saliu ne fushate hodhi parrullen: Noteria nje euro, por edhe ky sic duket per shkak te korrupsionit nuk e vuri ne zbatim.Kontratat e ndryshme bota i legalizon neper noteret e bankave pa asnje lek,ndersa ne shqiperi vazhdon vjedhja e shqiptareve,ku nje kontrate e thjeshte qeraje kushton 25% e pages mujore. Shtet vagabondash,
Legenë politikane me allasoj reformash qe si gjithmone prekin vetem masivitetin popullor.
daku, ka plotesisht te drejte.
Edhe ketu ne USA, mjafton qe shitesi ose edhe dhuruesi i nje makine, te te jape ty “Titullin” e makines (nje file leter e neneshkruar prej tij) dhe kete leter ke te drejte ta regjistrosh mjetin ne emrin tend, ne cdo njesi regjistrimi, ne fshat, lagje apo qytet te shtetit ku jeto. Procedura nuk kalon 20-30 minuta e ti je me automjet te regjistruar.Nuk ka tatime e pagesa vec nje takse regjistrimi prej 39.95 dollare. Kjo , ndodh sepse makina ketu eshte dhe konsiderohet mjet pune, ndersa ne Sqhiperi akoma mendohet si t’i xhvasin me shume qytetaret e thjeshte.
Kam nje pyetje :- Ore pusht(tetar) po si nuk i le nje leke xhepi qytetarit te varfer shqiptar, per buken e perditeshme, ndersa per vehte pasurohesh cdo dite ? Si nuk keni turp qe jepni lajme te tilla ?
ore kupton ti apo sdo te kuptosh? ne amerike ti a paguan taksa per makinen? siguracion takse ambienti? te vjen keq per nje te varfer qe fuska ne shqipri me shum se nje makine ne vit? dmth nuk qenka aq i varfera kupton se makinat qe vijne nga shtete si amerika anglia etj duhen omologuar sic ndodh ne europe, po sikur te nxjerri dhe takse ambianti sipas ndotjes nga gazrat e makinave cfar do thuash, te fal amerika per kto gjera?
Shume mire
me kete siperfaqe te vogel qe ka Shqiperia, gjithe keto “tym” makinash do shkaktojne kanser dhe semundje …
Zoterinj,n.q.s drejtesia nuk do te ndryshoje ,zgjedhjet nuk do te jene kurre te lira.Kujt do te ti jap llogari, politikani ?Askujt, pasi voten e vodhi.Ja pra: ne si popull duhet tia bejme te qarte atyre, qe nuk duan perparimin e vendit,duke mbeshtetur punen pozitive te atyre qe kerkojne mbarevajtje pozitive te shoqerise shqiptare.
shtet ii kapem nga koncessionaret e makinavee ! f..k ps! kopje e pd!
Akoma spo e kuptoni se sherbimi I noterise ne shqiperi eshte nje hallke qe rrjep popullin e shkrete…….
Analizojeni dhe shiheni me kujdes …. Ky sherbim eshte thjesht nje barre per qytetarin asgje me shume…
Qyetetari ka pergjegjesi per firmen dhe kjo pasqyohet ne dokumentat ne vijim te cdo procesi si bie fjala ne hipotekim, ne rregjistrim makine, etjer….
Kjo puna e notereve ne shqipri eshte metevertet plackitje e popullsise, punen e notereve ne greqi e ben shteti dhe nuk paguan asnje cente. Ne cdo njesi apo bashki kan hapur zyra qe vertetojne dhe te vulosin dokumentat falas, dhe shteti grek nuk te pranon dokumenta po nuk i pate vulosur te zyrat e tij. Kurse ketu ne shqiprin tone ma ben noterja qe vete qe te ve kete vulen dua 80 mij leke thua sikur ajo vula e asaj njihet ne te ter boten.
eshte 50 mije Euro pazari per nje Licence Noterie, qe do te thote korrupsion masiv dhe intensive.
Ne asnje vend te botes nuk ka notere me diplome juridiku,, zakonisht jane avokatet ata te cilet njifen dhe jo noteret,
noterine mund ta beje kushdo, me nje licence te thjeshte pas nje provimi notarial. Dhe bankat mund te kryejne veprimet noteriale, avokatet po e po sikurse dhe institucionet shteterore..
po ne Shqumpallen shqiptare termi noter=hajdut I licensuar nga shteti.
Ore se na habiset fare.po ci do nje njeri me shume se 2 makina, pervec se per shitje.une si bisnes paguaj taksa. Edhe ata te paguajne.nje familje me 4 vete ja do importojne nga2 secili 8 cope.me shume taksa skemi pse e hame ne.te gjithe te barabarte
Tani !
ti me duket jeton ne Shqiperi,dhe shiko sa mire e kupton se perse behet fjale !
kurse shumica e ketyre komentuesve jetojne larg vendit,dhe thone me nji cop leter bakalli e shitka makinen ai tjetri !
dmth,une vete vjedh nji makine ,i fut nji leter higjenike dhe ….keshtu u beka ! cudi !
Ne se ka nje anomali te tille ne kete fushe kjo anomali vjene per shkak te vete shtetit qe nuk ka bere ligje funksionale e te zbatueshme. Po pse cfare prisni ju zoterinje, qe nuk dini te drejtonin vendin, qe qytetari te shkoje ne KSHA e te qendroje atje disa dite ne radhe? Apo doni qe qytetari te paguaj noteret me tarifa mjafte te larta? Kur keto veprime atje ku ponojme nuk njihen dhe gjithe procedura perfundon me 12 euro dhe ju kerkoni edhe tatime e cdoganime sikur mjetin qe bjem ne u bllokon shitjet e fabrikave ne vend! Vendit i mungojne menaxheret per ta drejtuar.Nje vjedhje e organizuar po e torturon kete vend.Nga barinje po behen deputet e nga bojaxhi po behen ministra e kryeministra.
Mos bie gje ndesh me ndonje ligj te BE ky ligji haxhi-nasto? Kot po pyes?