Kroçierat, mbi 5 mijë turistë vizituan Durrësin me anije luksoze

6 Tetor 2015, 10:40Ekonomia TEMA

Në Portin e Durrësit gjatë sezonit veror të këtij viti u ankoruar 9 kroçera dhe anije luksoze, me 5205 turistë gjithsej. Shifër kjo pothuajse e njëjtë me turistët që mbërritën gjatë gjithë vitit 2014.

Deri në fund të këtij viti është programuar mbërritja e pesë kroçerave të tjera, me rreth 2,500 turistë të tjerë në bord, raporton Monitor.

Menjëherë pas ankorimit të anijeve turistike në kushte të mira sigurie në kalatat qendrore të portit udhëtarët nisen për shëtitje të organizuara në Tiranë, Krujë, Durrës, apo Berat, ose vizitojnë individualisht qendrat muzeale dhe arkeologjike të qytetit bregdetar.

Numrin më të madh të turistëve, rreth 4,600 e solli kroçera “Thomson Majesty”, e cila u ankorua tre herë në portin më të madh të vendit, ndërsa 300 turistë nga kroçera “Ocean Majesty”.

Velieri “Sea Cloud” dhe anija luksoze “Variety Voyager” në pesë lundrimet drejt Durrësit sollën 300 turistë elitarë gjithsej.

Deri në fund të muajit tetor në portin e Durrësit pritet të ankorohen edhe pesë kroçera të tjera.

Vitin e kaluar në portin më të madh të vendit mbërritën 16 kroçera me 5,692 turistë gjithsej.

4 komente në “Kroçierat, mbi 5 mijë turistë vizituan Durrësin me anije luksoze”

  1. Pashai says:

    Kryqëzor doje të thoje!

  2. skam says:

    Shifrat qe sillni duken shume, por ne rajonin ku jemi jane jashtezakonisht te ulta.
    Ne Korfuz, vetem ne nje dite me 2 apo 3 krociere te medha zbresin mbi 5 mije turiste. Ne total ne Korfuz ka mbi 500 ndalesa, me nje numur mbi 500 mije turiste.
    Ne Kotorr, ka mbi 300 ndalesa dhe zbresin mbi 150 mije turiste.
    Nuk po vazhdoj me Dubrovnikun apo Venecien.

  3. skorpioz says:

    O shoku pa ca ngaterron korfuzin dubrovnikun apo venecia qe ka 100 vjet qe pret turiste. Po flasim per durrsin qe ka vetem 3 vjet qe priti croceron e pare. Turizmi shqiptare eshte ne hapat e pare, fqinjet tan si greqia dhe kroacia jan shume para neshe. Mos te flasim per italine qe pret turiste elitar me shum se cdo vende tjeter i botes. Te pakten 10 vjetet e fundit e kam vizituar shqiprin cdo behare dhe keto dy vitet e fundit dicka po levis ne turizmin shqiptare.

  4. Lili says:

    Problemi nuk eshte sa kroziera ndalen,po si ne i pritim krozieristat e cka ju ofrojme: ne Toulon qe u hap para do kohe per krozierat njerezet prite me kile,grupet folklorike,ka nje pazar per produktete vendore te mireorganizuar per krozieristate edhe deshte gjithe nat en qe te shpenzojne paret e tyre ne vendi tone e jo tek komshija!
    Cka ju ofrojne ne ne Durrës si argjetim? Si butike souvenir,apo restaurants tipik me guzhine shqiptare? Pra qe ardhja e tyre te qendroje edhe te kete profitabile per Shtetin ,e jo vetem per portait,duhet te mundohemi pak ma shume..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje