Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi reagoi të dielën ndaj deklaratave të opozitës, e cila akuzoi qeverinë se hapi portat e ilaçeve të dyshimta e të skaduara.
Në një konferencë për media në zyrat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Ekonomi tha se është e qartë se lobet e farmaceutikës që e kanë zënë për fyti mazhorancën e djeshme dhe opozitën e sotshme, janë aktivizuar rishtazi dhe aspak rastësisht, duke përbaltur arritjet e qeverisë në sektorin e barnave dhe shërbimit farmaceutik.
“Deri në vitin 2013, qeveria e Sali Berishës kishte vendosur monopol në fushën e farmaceutikës dhe çmimet e barnave ishin tepër të larta. Kompanitë fitonin me të padrejtë më shumë, zyrtarët e korruptuar fitonin shumë dhe e gjitha ishte në kurriz të shqiptarëve që paguanin shumë më shumë”, tha zv/ministrja.
Në vitin 2013, theksoi Ekonomi, qeveria jonë premtoi se çmimet e barnave në Shqiperi nuk do të ishin më të larta se sa në vendin e tyre të prodhimit. “Sot, vetëm dy vjet më pas, ky premtim është i mbajtur. Çmimet e barnave janë ulur në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm që qytetarët paguajnë më pak për barnat, por falë uljes së çmimit, spitalet furnizohen me më shumë barna dhe mungesa e tyre si në të kaluarën ndihet shumë më pak”, bëri të ditur Ekonomi.
Sulmi i opozitës sipas Ekonomit vjen pikërisht në tetor, kohë kur kompanitë negociojnë me qeverinë. “Ajo që ndodh çdo tetor, është se teksa prej dy vitesh kompanitë negociojnë realisht me qeverinë dhe ofrojnë çmime të ulëta, pikërisht këtë muaj, opozita dhe disa nga kompanitë kliente të saj, kujtohen për kërdinë që bënin së bashku deri në 2013. Dhe mendojnë se duke sulmuar qeverinë, mund të kthehen sërish në periudhën kur ata dhe firmat farmaceutike mbushnin xhepat e tyre në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh ajo.
Sulmet e Partisë Demokratike theksoi më tej, janë të ulëta dhe fyejnë inteligjencën e shqiptarëve. Sot, sipas saj, çdo pacient që blen një bar në farmaci e kupton se çmimet janë më të lira, rreth 30% më pak se sa në kohën kur në pushtet ishte qeveria e Partisë Demokratike.
“Jo vetëm që ka perënduar koha kur barnat bliheshin shumë lirë jashtë dhe tregtoheshin shumëfish më shtrenjtë në vendin tonë, por, për të njëjtat barna dhe për të njëjtën sasi, të vendosura në treg në vitin 2013, sot kushtojnë 70 milion dollarë më pak. Qeverisja e PD-së, që nga viti 2010 ku rezulton se ka pasur dijeni të plotë për këtë situatë, i ka borxh shqiptarëve 280 milion dollarë”, deklaroi zv/ministrja.
Duke folur për sulmin që opozita po i bën p/ligjit të barnave, Ekonomi sqaroi se ndryshimet e propozuara ligjore bëhen për të vendosur zbatimin e plotë të detyrimeve që Shqipëria ka nga marrëveshje ndërkombëtare, dhe konkretisht, nga marrëveshja e CEFTA-s.
Dispozita e vendosur në Kuvendin e Shqipërisë në korrik të vitit 2014 për barnat me origjinë nga vendet e Ballkanit është vlerësuar se vendos barriera jotarifore për qarkullimin e barnave nga vendet e Ballkanit në Shqipëri. Në bazë të marrëveshjes së CEFTA-s, vendet nënshkruese duhet të mënjanojnë çdo lloj barriere që pengon qarkullimin e mallrave në vendet përkatëse.
Lidhur me këtë, Ekonomi shpjegoi se në Shqipëri kanë qarkulluar deri vjet, rreth 300 barna me origjinë nga vendet e Ballkanit. “Dispozita e propozuar përcakton se në Shqipëri lejohen të qarkullojnë barna me origjinë nga vendet e Ballkanit me kushtin që të jenë të regjistruara dhe të qarkullojnë në vendin e origjinës.
Bravo cmimet e ilaceve kane rene ndjeshem psh ne qoftese se para dy vitesh une e mirrnja nje ilac psh . siofor 850 230 leke ( te reja ) sot e marr dyfish me pak 110 leke ( te reja ) etjer , ether e shume eilace te tjera . Edhe nje here bravo te madhe …………..
o Lani, ne sistemin tone, barnat duhen rimbursuar nga shteti (te pakten nje alternative). Aju qe ndodh sot eshte skandaloze. Znj. Zv. Ministre perdor terma te paqarte qellimisht.
C’kupton ti me shprehjen (citoj) “… dhe jo vetem qe qytetaret paguajne me pak per barnat, por fale uljes se cmimit, spitalet furnizohen me me shume barna, dhe mungesa e tyre si ne te kaluaren ndiehet shume me pak”.
Kjo fraze eshte fyerje inteligjence per te gjithe ata qe e lexojne.
Une uroj te gjithe perkrahesit e ministrit te dyte me idjot qe ka Rama (I pari eshte me merite te plote Cani) te shkoni ne spital e ti shijoni mungesat qe ndihen shume me pak se ne te kaluaren e te kenaqeni me arritjet e hajdarit te shendetesise.
eshte e vertete qe kane René cmimet e ilaceve. Kam respekt per beqajn edhe perigjin antiduhan
po mo cmimet e ilaceve ok po ca drejtore spitalesh Pse i le ky beqja. e Kam fjalen per njerez te ligj si drejtori i senatoriumit . bure kurvar
Shifni ilacin me te perdorur per te zemuret e zemres : Nebilet (nebivolol) . Ne shqiperi ben 28 mij te vjetra ose 20 euro pako, dhe i njejti Medikament nga Menarini esht ne Itali me pakice maksimumi 7 euro pa recete mjeku.
Esht e thjeshte te verifikohet dhe genjeshtra qe esht njesoj ketu ek ne me vebdin e origjines zbulohet menjere.
Nje kuti Depon ne Greqi e merrja ne periptero 70 cent dhe vajta te merrja ne farmaci ketu. E dini c’fare cmimi kishte?__-274 leke (2740 leke).
Depon(1000mg) eshte I Kompanise Bristol Mayers, dhe sot me pakice blihet me 2.5 eur ne gjithe evropen.
Nuk e di c’fare eshte kjo periptero, por po te blesh paracetamol te nje market tjeter(500mg) eshte maks nje euro ne farmaci ne shqiperi, kurse po te zgjedhesh 1000 mg (Tachipirina) e ke rreth 350 leke(3500 leke) njelloj si ne Itali….
Zgjidhe e merr, mbase te leverdis te shkosh ne periptero prape…
Cmimet e ilaceve qe marr per tension dhe zemer i marr gati 50% me pak. Kjo eshte e verteta. Po pse ka qorra dhe shurdhe,c’faj ka ministria shendetsise.
Kush ben moral, nje fare Milva Ekonomi, nje zhabe, nje hajdute projektesh dhe fondesh, flitet gjithe andej, per te siguruar Coca per te bijen narkomane. O zot cfare plehrash ka mbledhur ky Ed Rama ne qeveri, sepse sic mburrret kjo pseudoshkencetarja e statistikes, eshte shoqe e ngushte e Linda Bashes, ndaj kryeministri e ka te pazvendesueshme ne oborrin e tij qesharak.
O Kaçi, e kape rrogën edhe sot. Tipik SQUP kur nuk kanë cfarë të thonë për temën në fjalë (ulja e çmimit të ilaçeve) fillojnë me sharje personale ku nuk kursejnë as fëmijët. A mos i bën gjë seminar baca si te shajnë?!
Po Ministri juaj i Shendetesise qe ka programuar 60 Milione EURO vetem per informatizimin e shendetesise dhe te gjithe tenderat i merr ose me ish-kompanine e vet ose me kompanine e Grigorit (kusheririt te Maks Cikulit) dhe te bashkepunetorit te vjeter qe e ndihmoi qe te krijonte firmen e vet. Si ka mundesi qe ky njeri qe me firmen e vet nuk fiton asnje tender ne privat po vetem ne Ministri te Shendetesise.
Beqja ka pergatitur Perlat Kapisyzin per Minister nese do ta heqin. Ky njeri eshte kunati i ish-ortakut te tij qe tani eshte ne Amerike, ndersa motra (njekohesisht gruaja e Perlatit) eshte Dekane e Fakultetit te Mjekesise.
Cifti Kapisyzi, sic dihet nga te gjithe mjeket, eshte autori qe i mbushi mendjen Rames qe mjeket duhet te japin provim sepse jane te dobet.
Garantohet vazhdimesia e hajdutllekut!
Sikur te mos mjaftojne te gjitha, Iliri emeroi para nje jave kunaten Drejtoreshe te Doganes se Durresit. Kjo bande e te papergjegjshmish do te marre mesimin e duhur.
A e pate qe sapo u kap skandali Beci, ne menyre qe te mbulohen vjedhjet, u emerua besnikja e Beqjes Zhaba Ikonomi?
Po per skandalin 50 miliardesh te recetave fiktive, pse nuk flet Beqja? Si shpjegohet qe pronarja e farmacise qe kishte me teper fatura fiktive “24 ore ekspress” u emerua Drejtoreshe e Kontrollit te Barnave dhe u hoq nga Beqaj 2 jave me pas sapo prokuroria e mori vesh kete gje.
Skandalin 50 miliardesh te fatarave fiktive, e kane bere firmat farmaceutike, apo struktura e Ilir Beqjes? Cilin ka hequr nga puna ky njeri per kete megaskandal.