VIDEO/ Tenderat për blerjen e energjisë vetëm nga OSHEE prej janarit 2016

6 Tetor 2015, 15:39Ekonomia TEMA

ERE në negociata me kompaninë KESH dhe kompaninë e shpërndarjes për çështjen e importit

Duke nisur nga janari 2016 importi i energjisë elektrike, për të plotësuar nevojat e konsumit në Shqipëri do të jetë e drejtë vetëm e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Eleketrike.

Drejtuesë të ERE thanë për TemA TV se kanë nisur dikskutimet mes ERE, KESH dhe OSHEE për marrjen e së drejtës nga Operatori i Shpërndarjes për të kryer procedurat e blerjes së energjisë elektrike.

Kjo do të thotë që të gjithë tenderat për blerje të sasive të ndryshime të energjisë do të kryhen vetëm nga OSHEE. KESH do të jetë vetëm një kompani e prodhimit të energjisë elektrike, që prodhimin e saj e shet tek OSHEE.

Deri më tani KESH kishte të drejtë të importonte energji elektrike, pasi shpesh sasia e prodhuar në vend nuk mbulonte nevojat e konsumit. Në dimër konsumi i energjisë elektrike arrin në 22-24 milionë kilovat orë në ditë.

Kalimi i kësaj të drejtë tek OSHEE e bën kompaninë KESH një ndërmarrje të thjeshtë pordhuese, e cila ka në zotërim hidrocentralet e mëdha të vendit, që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë.

Ndërkohë OSHEE, e cila importonte energji vetëm për të mbuluar humbjet në rrjet, tashmë merr të drejtën të blejë të gjithë energjinë e importit, e cila në disa raste ka rritur në 100 milionë euro në vit.

Burimet e ERE-s sqarojnë se kjo po bëhet në kuadër të ligjit të të ri për energjinë.

Ndryshimi vjen vetëm kohë pas publikimit të një raporti kontrolli nga KLSH-ja, në bazë të së cilët rezulton se në vitin 2014, OSHEE ka humbur 35 milionë euro nga blerja e energjisë elektrike.

Teuta Shamku

– See more at: http://www.tematv.al/video/LjHtV5OknuJmNvY#sthash.reesFRDY.aXEm35NF.dpuf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje