Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze shpallën të enjten thirrjen për propozime për zbatimin e veprimtarive që promovojnë turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, përfaqësuesi i USAID-it Marcus A. Johnson si dhe përfaqësuesja e Zyrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Suedisë, Birgitta Jansson në ceremoninë e organizuar në këtë kuadër vunë theksin në faktin se turizmi është një sektor me peshë në zhvillimin ekonomik dhe çdo investim i kontribuon pikërisht ekonomisë së vendit.
Ministri Ahmetaj në fjalën e tij theksoi se qeveria Rama në dy vite është fokusuar në përmirësimin e kuadrit legjislativ, në këtë sektor, por edhe në përmirësim të infrastrukturës turistike në funksion të rritjes së numrit të turistëve por edhe e të ardhurave kombëtare nga ky sektor.
“Turizmi ka efekt multiplikator të madh. Për një të punësuar për dhomë indirekt ka dy të punësuar të tjerë jashtë operacioneve turistike, në mbështejte të operacioneve turistike”, deklaroi Ahmetaj. Sipas tij, është e rëndësishme për sektorin privat të përdorin këto oportunitete për të sjellë ide kreative për ekoturizëm, turizmin kulturor, atë historik, kulinar e sportiv, që janë në fakt të gjitha elementë të ve]antë, unk që ofron Shqipëria sot.
Duke folur për ligjin e turizmit, kreu i MZHETTS-së Ahmetaj bëri të ditur se ai përbën një platformë të mirë për sektorin privat dhe operatorët në sektorin turistik që të strukturojnë e promovojnë operacionet e tyre në zhvillimin turistik.
Numrat e turizmit në vite e fundit, vijoi Ahmetaj, kanë njohur rritje të konsiderueshme. Në 6 mujorin e parë të këtij viti numri i turistëve u rrit me 17 % ndërsa të ardhurat 6 %. Këto shifra, theksoi Ahmetaj na nxjerrin përpara dy sfida, të ruajmë natyrën që të mos e shkatërrojmë bazën e rritjes së zhvillimit turistik, që është natyra shqiptare dhe sfida e dytë të rrisim kapacitete turistike dhe cilësinë e shërbimit në mënyrë që zinxhiri i numrave të vijë gjithmonë duke u rritur. Sipas tij, ky program i lançuar sot i adreson në mënyrën e vet të drejtpërdrejtë të dyja këto sfida. “Shifra prej 6 milionë dollarësh nuk e ka fuqinë vetëm tek shifra por tek ai reaksion pozitiv zinxhirë që do të krijojnë në të gjithë Shqipërinë”, bëri të ditur ministri Ahmetaj.
Përfaqësuesi i USAID-it, Johnson bëri të ditur se qëllimi i këtij programi është të kontribuojë për përmirësimin e sektorit të turizmit në Shqipëri , përfshirë përmirësimin në vend të mjedisit të biznesit, dhe të aftësive të fuqisë së punës, për të shërbyer si katalizator për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.
“Unë e konsideroj këtë thirrje për propozime për grande si një garë idesh”, deklaroi përfaqësuesi i USAID-it, Marcus Johnson. Ne, vijoi më tej ai, do të jemi në pritje të ideve shumë të mira e inovative, të cilat të nxjerrin në pah e të mundësojnë shfrytëzimin e potencialit të madh turistik të vendit. “Ne do të presim nga mbarë Shqipëria ide që do të krijojnë vende pune, do të nxisin zhvillimin ekonomik, do të përmirësojnë mjedisin rregullator dhe favorizuar dhe do të rrisin agri-turizmin”, deklaroi ai.
Ndërsa përfaqësuesja e Zyrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Suedisë, Birgitta Jansson tha se turizmi është sektor i ri për kontributin suedez. rezultatet që presim është integrimi ekonomik dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut dhe SME-të do të japin kontribut më të madh për ekonominë.
Turizmi në Shqipëri ka potencial të madhe duke konsideruar karakteristikat gjeografike he kontributi në këtë sektor do të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit dhe rrit punësimin do të ndihmojë edhe për integrimin e vendit në BE-së.
Gjatë pesë viteve të ardhshme, USAID dhe SIDA do të investojnë 6 milionë dollarë në projekte të shumta që do të rezultojnë nga propozimet më të mira. Qeveria shqiptare u ka dhënë përparësi krijimit të vendeve të punës dhe vlerës së shtuar në sektorët ky], përfshirë turizmin dhe bujqësinë. Kontributi i drejtpërdrejtë nga udhëtimet dhe turizmi në PBB në vitin 2013 ishte 4.8 % ndërsa kontributi i përgjithshëm përfshirë efektet më të gjera nga investimet dhe nga zinxhiri i furnizimit është rreth 17 %, sipas Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit. Pritet që kontributi nga ky sektori të rritet në vitet e ardhshme
Nje pyetje kisha une, do te behet edhe pere keto pare si me paret e tjera, qe do te vendose arben ahmetaj sesi do te ndahen apo do ti zgjedhe USAID projektet me te mira?
turizmi eshte nje nga sektoret me te rendesishem edhe eshte nje mundesi shume e mire kur investitore kaq shume te medhenj vine edhe investojne ne vendin tone. duke krijuar me shume mundesi punsimi me kto investime edhe me shume rritje ekonomike!
Ne fund te ktyre projekteve do jemi ne ato qe do perfitojme. sepse 6 milion dollar do i sherbenin shume turizmit tone duke rehabilituar shume zona turistike duke na ardhur neve si sherbime!
Numri i turistave vit pas viti vetem poshtohen ne vendin tone duke e kthyer vendin tone ne nje atraksion turistik per shume turista te huaj sepse mundesite qe vendi jone si ne turizmin malor bregdetar apo kulturor eshte shume i larmishem. Dhe investimet e huaja do i sherbenin me shume turizmit te vendit tone duke e kthyer Shqiperine me shume te kerkuar nga te huajt!
Jo golemizimi edhe kthimin e turizmit te vendit tone si nje mundesi shume te mire qe do kete ndikim ne rritjen ekonomike do jete nje sukses shume i madh per vendin tone! sepse duke mos e shkatruar edhe duke investuar ne menyren e duhur do kete me shume rritje ekonomike edhe rritje punsimit per vendin tone!
Per propagande dhe llafollogjira jeni te paret ju. Gjithashtu edhe per te postuar me emra te ndryshem nga i njejti person, per ti mbushur mendjen lexuesit per “mrekullite” turistike qe do na sjelli Ahmetaj. Por populli thote: “fshati qe duket nuk do kallauz”. Veprat flasin per nje realitet te hidhur ne terren. Sidomos Jugu i Shqiperise, eshte katandisur si Kandahari nga infrastruktura. Edhe ato gjysma rruge qe u bene, u bene kur ishte Sala ne pushtet. Megjithate mos u merzisni kaq, se ka plot budallenj Vlora qe edhe ne lluce ti lini te jetojne, prape juve do ju votojne!
Zhvillimi i turizmit sjell nje sere benefitesh per vendin. Zhvillimi i turizmit perkthehet: – rritje te numrit te turisteve
– zhvillim te metejshem te ketij sektori
– ne Shqiperi sillet kapital i huaj
– promovohen vlerat e vendit tone etj.
Eshte shume e rendesishme qe ne nje nga dy sektoret ne te cilet vendi yne ka potencial te investohet. Ky investim ne kete sektor padyshim qe do ndikoje pozitivisht. Turizmi eshte nje nga asetet natyrore qe kemi, duhet ta zhvillojme ate.
Shuma para po jepen per Turizmin, por nuk po shikojme asgje. Vloren psh e keni lene per ibret. Ka dy vite qe nuk po perfundoni dot as rrugen e Spitalit, pa le te tjerat me Lungo Mare e rruget qe jane cope-cope. Ndoshta behet fjale per turizmin ne Tirane.
U doli ky hajduti i hermesit qe ja mbyllen shoket historite se i mbushi nga frika ne 2005 iku per gjith naten ne greqi….
Ky minister ,duhet te largohet i pari nga qeveria ,si i pa afte dhe qefli paresh dhe koncensionesh .Ministri duhet jete I paster ,i zoti dhe menaxher i shkelqyer. ,qe te eci ekonomia ,dhe jo sekser bisnesesh si ky .
Vdes per te shtypur pastruese dhe sekretare ky lloj ministri. Harova te them eshte edhe hajdut me cizme. Eshte nga i njejti vend me Genc Rulin. Kujdes me kete pis milet.