Fondi Amerikan NCH Capital perfundon blerjen e Credit Agricole Albania

7 Tetor 2015, 18:16Ekonomia TEMA


Banka e Shqiperise njoftoi aprovimin e blerjes se bankes Credit Agricole Albania nga Tranzit Finance, nje kompani e fondit te investimeve NCH Capital (www.nchcapital.com). Si nje pre investitoreve me te medhenj amerikane ne rajon dhe me gjere, NCH ka nje portofol investimesh prej me shume se 3.4 miliarde dollare ne Europen Lindore, Rusi, dhe Amerike Latine. Qe prej vitit 2010, Tranzit Finance eshte licencuar nga Banka e Shqiperise per te ushtruar aktivitetin si Institucion Financiar dhe ofron mundesi te shumta financimi qe perfshijne kredi dhe pjesemarrje ne kapital per individe dhe shoqeri ne mbare vendin.
Ne nje bisede me Tranzit Finance, u theksua se “Tregu bankar ne Shqiperi e ka pritur shume mire njoftimin per blerjen e Credit Agricole Albania. Kjo evidentohet nga rritja konstante e depozitave dhe arritja e tyre ne nivele rekord per banken gjate muajit Shtator 2015. Rezultatet pozitive ne depozita dhe permiresimi i cilesise se portofolit te kredive gjate tremujorit te fundit deshmon per dedikimin dhe entuziazmin e punonjesve te bankes si dhe klienteve te saj per kete etape te re ne jeten e nje prej bankave me me eksperiencen me te gjate ne tregun shqiptar. Blerja e Credit Agricole Albania deshmon besimin ne sistemin bankar te Shqiperise dhe ekonomine Shqiptare nga nje investitor serioz, me pervoje dhe njohje te mire te Shqiperise dhe rajonit. Situata shume likuide e bankes bashke me shtrirjen e degeve ne Shqiperi, dhe personelin me eksperience perben nje platforme financimi te shkelqyer per ekonomine shqiptare. Shume shpejt banka do te sjelle ne tregun shqiptar produkte dhe eksperienca te reja sherbimesh qe bazohen ne praktikat me moderne te tregut amerikan ne fushen e investimeve.”
Tranzit Finance eshte shoqeri e fondeve investuese te administruara nga NCH Capital.
Nga viti 1993, NCH eshte nje prej investitoreve me te medhenj globale dhe eshte i regjistruar me autoritetet mbikqyrese me prestigjoze te SHBA (Securities and Exchange Commission).
Shoqerite e administruara nga NCH operojne ne Shqiperi qe prej vitit 2007 dhe kane ofruar bashkepunim ne ndertim, turizem, pasuri te paluajtshme, hidrokarbure, telekomunikacion, sherbim kabllor, transport, hoteleri.
‎Ne fushen e sektorit financiar dhe bankar NCH Capital ka ne pronesi dhe drejton banka, institucione financiare dhe kompani sigurimesh ne Rumani, Moldavi, Letoni, dhe Shqiperi.‎‎
Nje prej investimeve me te sukseshme te NCH Capital ne Shqiperi eshte Tranzit Finance. Tranzit ka sot rreth 70 punonjes dhe dhjetra mijera kliente dhe ishte institucioni financiar qe pati rritjen me te shpejte ne tregun financiar shqiptar per vitin 2014.
.

1 komente në “Fondi Amerikan NCH Capital perfundon blerjen e Credit Agricole Albania”

  1. Muzapopullore says:

    Ne gjithe kete atmosfere “gri” ekonomike me ne fund nje lajm potencialisht pozitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje