Anti-informaliteti, nis hetimi i bizneseve “VIP”

7 Tetor 2015, 19:35Ekonomia TEMA

Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, një grup specialistësh të Drejtorisë së Tatimeve, ku bëjnë pjesë ekspertë vendas e të huaj të agjencive të ndryshme kundër krimit ekonomik, ka nisur një hetim gjithëpërfshirës të listës së bizneseve “VIP”.

Top Channel ka mësuar nga burime brenda Tatimeve se, në lupën e këtij hetimi janë përfshirë kompani të mëdha në fushën e hidrokarbureve, ndërtimit, konfeksioneve, energjisë, mineraleve, duhanit, lojrave të fatit dhe tregtimit me shumicë të artikujve të konsumit.

Pjesë e procesit është edhe kryqëzimi i të dhënave dhe informacioneve doganore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të caktuara origjine, si edhe i të dhënave për aktivitete të dyshuara kriminale.

Të njëjtat burime pohuan se është drejt përfundimit dokumentimi për vënien para ligjit të mbi 40 subjekteve të mëdha tregtare me veprimtari të kundraligjshme.

1 komente në “Anti-informaliteti, nis hetimi i bizneseve “VIP””

  1. Ing.Ndertim says:

    Elbasani është kryeqyteti i informalitetit që nga viti 2000. Deri më tani asnjë inspektori ka qenë në gjendje për të zbuluar. Edhe një herë inspektorët do të gjeni informale ‘zero’ mbi industrinë pune me shkallë të lartë të informalitetit. Ju duhet Nikola Tesla të identifikuar nga teknologjia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje