Dhoma Amerikane e Tregtisë: Taksat po falimentojnë biznesin

9 Tetor 2015, 15:58Ekonomia TEMA

Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaron se Ligji për Procedurat Tatimore, i miratuar pak ditë më parë në Parlament, rrezikon të falimentojë biznesin.

Përmes një deklarate për mediat, bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë reagojnë fort ndaj masave penalizuese që parashikon ligji i ri kur thonë se gjobat dhe penalitetet janë disproporcion me nivelin e biznesit.

“Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit. Bëhet fjalë për kategori biznesi të cilat nuk kanë edukimin e mirëfilltë fiskal, nuk kanë mundësinë financiare të kenë ekspertizë në dispozicion, dhe ndryshimet e bëra në Ligjin për Procedurat Tatimore janë zbatuar pa ju lënë kohën e nevojshme që t’i njohin dhe t’i zbatojnë”, vlerëson Dhoma.

Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë gjithashtu se ligji nuk parashikon masa drastike për punonjësit  tatimore të cilëve u është lënë liri dhe autoritet i pakufishëm në interpretimin dhe zbatimin e këtyre masave duke rritur ndjeshëm rrezikun e abuzivitetit dhe të korrupsionit. Sipas Dhomës, ky plan masash në vend që të nxisë formalizimin e ekonomisë do të kthehet në “shkop ndëshkues” për biznesin duke ndërprerë aktivitetin tregtar për bizneset që kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë.

“Masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre”, thuhet në arsyetimin e kësaj Dhome.

Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se ligji nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe kërkon që Qeveria të rishohë format me të cilat po zhvillon luftën anti-informalitet./ TCH

7 komente në “Dhoma Amerikane e Tregtisë: Taksat po falimentojnë biznesin”

  1. Argita_B says:

    Dhoma e tregetise amerikane ka fatkeqesisht te drejte ne kete rast, dhe pse qellimi i saj eshte te mbroje antaret e saj, pra binzeset.
    Problemi eshte se administrata tatimore esht e kalbur nga korrupsioni, dhe pa u riformuar si administrate nuk eshte e mundur qe vetem nepermjet ndryshimit te gjobave te kthehet ne nje administaret efikase.
    Nje reforme efikase eshte kur vertet parashikohet ndeshkueshmeri per evazionin fiskal, per korrupsionin, po kjo duhet qe te shoqerohet dhe me ndeshkime te administrates tatimore ne rast shkeljesh dhe abuzimesh.

  2. luli i sales says:

    le te shkojne ne usa dhe te shohin sa paguajne taksa sa do pagujne puntoret dhe sa paguajne ne shqiperi dhe flasim bashke se ku del me i humbur americani

  3. po pastaj? says:

    Ju muter “tragetaret amerikan” e ropet Shqiperin e gjore,qe nga nafta deri te gjithecka vidhet me sali,pa sali.

  4. filani says:

    Te hapin barkun me keto diskutime idiotash, te gjithe, nga politikanet tek biznesmenet e deri tek kafexhinjte. “nuk e ka asnje vend ne bote” ose “vetem ne e kemi me keq nga e gjithe bota”. I keni bere te gjitha krahasimet me te gjitha sistemet e te gjitha shteteve (193 aktualisht ne UN) ? Karagjoza…

  5. Vizionari says:

    Nuk mund te taksosh njerez qe i quan biznese te vogla dhe nderkohe ato mezi mbijetojne . Poshte Qeveria !

  6. Murlani says:

    Taksat per bisnesin e vogel jane baraz me zhdukjen graduale te tije dhe falimentimin e prodhuesve te vegjel e te mesem qe lillen me te , por njekosishte eshte lulzimi i monopoleve , shkurt ne kte vend nuk do te prodhohet asgje se gjobat jane te pa perballueshme .

  7. ILIRIA says:

    Shteti Shqiptar ose tatimet duhet te ngrejne nje sistem elektronik modern dhe te bejne njehere nje inventar te te gjithe mallit qe gjendet neper bisnese te vogla dhe te mesme dhe tju beje nje vleresim te mallit duke paguar nje takse minimale per arsye formalizimi duke i futur ne sistem me gjendjen faktike reale dhe me cmimet reale te blerjeve ne menyre qe te jene ne sistem ne kohe reale edhe blerjet edhe shitjet po keshtu edhe per Bisnesin e madh dhe VIPAT sepse po u formalizuan VIPAT dhe B.MADH te tjeret jane te formalizuar automatikisht sepse po e beri hyrje me cmim real nga B.MADH edhe dalje do ta deklaroje reale dhe nuk do te kete mundesi manovrimi ose do te jete ne nivele te uleta sipas marzhit te fitimit dmth me 5% apo 10% nga sa eshte sot qe mund te jete 50%-60% iformalitet, dhe duhet te ulen taksat ne shkalle vendi qe te deklarohet xhiroa 100% pa manovra. faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje