Pranvera Fagu e emërua në krye të Doganave kur ky institucion ishte në qendër të kritikave për rezultate të dobëta në mbledhjen e të ardhurave, të cilat e detyruan qeverinë të shkurtojë fort buxhetin. Por ajo mohon që mosrealizimet të jenë rezultat i kontrabandës masive.
“Nga homologët tanë dhe nga organizata të specializuara për luftën kundër trafikut të cigareve nuk kemi asnjë indikacion që këtu kryhet një kontrabandë e organizuar”, thotë Pranvera Fagu, Drejtore e Përgjithshme e Doganave.
Për kreun e Doganës, kjo konfirmohet edhe nga zhdoganimet e mallrave të akcizës, të cilat janë me rritje, përveç cigareve, që sipas saj kanë arsye objektive.
“Po të shohim analizën 9-mujore, të gjithë mallrat e akcizës kanë rritje, kjo do të thotë që gjejmë me rënie është cigarja dhe sigurisht diferenca është afro 220 tonë në raport me vitin që shkoi”, thotë Fagu.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se edhe pse taksat janë rritur, doganat në nëntë muajt e parë të vitit kanë mbledhur 3.8 miliardë lekë më pak se vjet.
“Bëhet një analizë jo vetëm për faktorët që ndikojnë në mosrealizimin e të ardhurave, por edhe në gjithë punën e administratës doganore. Sigurisht që ka vend edhe performanca doganore. Për minimizimin e këtij faktori, ne kemi marrë masat dhe kemi filluar trajnimin e planifikuar dhe të vazhdueshëm për të gjithë specialistët e administratës doganore me ekspertë vendas dhe të huaj”, shton Fagu.
Por veç treguesve të të ardhurave, së fundmi doganat janë vënë në qendër të vëmendjes edhe për një tjetër problem, që lidhet me koncesionin e shumëpërfolur të skanimit. Fagu thotë se kontrata problematike pritet të ndryshojë sërish për të lehtësuar disa kategori biznesesh të penalizuara fort.
“Ndryshimet ligjore janë paraqitur që tarfifa e skanimit të paguhet vetëm një herë. Kjo do të ndodhë për tranzitin e brendshëm, për mallrat që kalojnë nga një regjim doganor në një tjetër si edhe për përpunimin aktiv që është industria fasone”, shpjegon Fagu.
Sipas kontratës, për çdo deklaratë doganore, bizneset paguajnë 22 euro si tarifë skanimi, pavarësisht nëse malli hyn në skaner apo jo. Disa kategori biznesesh si fasonët dhe mallrat tranzitë, kanë qenë edhe më të penalizuar duke paguar dy herë. / TCH
shefe pyet doganieret e deges se tiranes…sa lek len Cim rryta per cdo rruge…ti e merr pjesen tende…apo ste len edi te fusesh duart…
cim rrota …emi trans. ..cudi dhe ky merua bazeni nuk shkroi nja dy rresta per kete kundrabanden e veshjeve.
po ta them per koken tende shefe…i vetmi vend i ballkanit ku ka vetem njekargo Eshte shqipria.
paguan Shum per cdo rruge..flitet qe pa bishtat poshte jep 10 eur lart.doni ta mbyllni ko drabanden e veshjeve. …mbyllni kargon
Se perndyshe do ti shkruaj ne facbok atij mikut
Ne veturen time solla disa furnizime te vogla dhe per te qene korekt te tria faturat i kalova ne bolete doganale ne Itali dhe çdoganova ne dogane tone. Vlera te vogla te gjitha bashke me dogane dhe tvsh 40 mije leke.
Per skanimin e Saliut, te Bodes, te Peçinit, por edhe tenden e te Rames qe nuk duhet te jeni pa gje, mu desh te paguaj 3×5 euro=15euro.
Thash te bej padi ne gjykate, por kush jua ka ngene.
Drejtoreshe! Ne qofte se nuk merr pjesen tende ne kete hajdullek te hapur e poshterues per importuesit shqiptare, mbytu ne shurren tende.
Ti dhe Edi Rama.
kjo grua ,vajze nuk eshte aty per te bere ndonje pune per ate shtet por per te vazhduar vjedhjet. Keshtu qe mos u lodhni kot dhe nga ana teknike se kjo nuk merr vesh fare. Edhe shkollen naten e ka mbaruar si juriste po deshet pyesni Dash Shehin.
Keshtu mos u lodh kot Vera Behushi me na rrejt me shifra se nuk merr vesh
I bishe me shkurt mi drejtoreshe, te thoshe se ka edhe ndonji tek-tuk qe nuk vjedh.
Kjo duhet analizuar,nga homologet e organizatave te specializuara; Pse jan keta dy persona qe nuk vjedhin ? Pa aftesi apo edhe midis hajduteve ka dhe ndonje te korruptuar qe nuk vjedh ?
Tre jane faktoret kryesor ,qe nuk u realizua plani i doganave ,per gjashtemujorin e pare E para dhe kryesorja eshte planifikimi i gabuar, duke pasur parasysh se rritja e takses per duhanin do shoqerohej me uljen e importit ,si rezultat i rritjes se cmimit .E dyta eshte pozitive ,se po rritet prodhimi vendas ,per shkak te cmimit te ulet ,dhe ketu duhet pare formalizimi . Tjeter faktor eshte administrata doganore , qe ka akoma hajdut qe punojne prej shume vitesh dhe ato qe jane futur keta dy vjet jane rekrutuar nga politikanet dhe jo nga juri te specialisteve me karrier ne fushes se doganave . Faktori i fundit dhe me vendimtari qe ,po bie barre per bisnesin eshte koncensioni kriminal I skanimit ,qe kur qeveria Rama erdhi ne pushtet duhet te padiste ato bandit qe e firmosen ,se per ta anulluar nuk e ben dot .Saliu e shiti Shqiperine ,mbas humbi zgjedhjet dhe dy lideret e mazhorances Rama dhe Meta ,jo vetem nuk e vejne para pergjegjesise penale ,por dhe e mbrojne .Kjo eshte analiza dhe jo pllockat e pseudo profesorave te ekonomise ,qe ne vend te kerkonin ekonomine prodhuese si baze ,e kthyen ekonomine vetem ne konsum ,qe me teorite e tyre e cuan Shqiperine keq e me keq .Rama po nuk denoi te gjitha privatizimet qe nga koha e Nanos dhe Sali Berishes ,kurre nuk do marre me votet e socilisteve ,por te ish bashkikeve ,Mjafisteve dhe fiset e deputeteve te tij ,qe kane zaptuar administraten Zgjedhjet po vine dhe partite kryesore PS ,PD dhe LSI nuk do kene me mbeshtetjen e elektoratit qe paten.