Pagesat marramendëse të anëtarëve të bordeve dhe këshillave mbikqyrës, miq të ministrave

13 Tetor 2015, 09:46Ekonomia TEMA

Punonjësit politikë të ministrive marrin rroga më të larta sesa Presidenti e Kryeministri. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, publikuar sot nga “Panorama” zbulon pagesat marramendëse të anëtarëve të bordeve dhe këshillave mbikëqyrës.

Kaq të larta janë pagesat për anëtarët e këtyre organeve vendimmarrëse, sa KLSH-ja ka rekomanduar vendosjen e një tavani për të ardhurat mujore të atyre që marrin pjesë në këto borde të mos kalojë rrogën e Presidentit.

“Masa e shpërblimit mujor për funksionarët politikë, nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës publike e përfituar si e ardhur nga paga, në ushtrim të funksioneve organike të punonjësit, si dhe të ardhurat e realizuara nga pjesëmarrja me kohë të pjesshme në struktura kolegjiale (këshilla, borde, komisione apo organe të tjera), nuk duhet të kalojnë nivelin e pagës mujore të Presidentit të Republikës ose të Kryeministrit, pavarësisht numrit të strukturave që ata marrin pjesë”.

Po kush janë anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve shtetërore që konkurrojnë me të ardhura edhe Presidentin? Sipas KLSH-së, rezulton se një numër i konsiderueshëm punonjësish kryesisht të niveleve të larta menaxheriale (Drejtorë Kabineti të Ministrave, Këshilltarë, Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë të Përgjithshëm, Zëvendësministra, Drejtorë të Drejtorive etj.) janë të angazhuar në kohë të pjesshme në cilësinë e kryetarëve/ anëtarëve në borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera kolegjiale.

“Pagës në ushtrim të funksioneve të tyre organike, i shtohen të ardhurat e tjera nga angazhimi në këto struktura kolegjiale, që shkojnë nga 2-4 struktura apo edhe më shumë për çdo punonjës”.

KLSH-ja ka zbuluar se në shumë raste këta punonjës “fatlumë” të ministrive, as nuk marrin pjesë në mbledhjet e bordeve dhe sërish paguhen. “Rezultuan pagesa të konsiderueshme të anëtarëve të Këshillave Mbikëqyrës në shoqëritë anonime, ndërkohë që këta punonjës nuk kanë marrë pjesë ose kanë marrë pjesë në një numër minimal mbledhjesh, duke sjellë për pasojë absurditete të tilla të pagesave kundrejt mungesës së kontributit, dhe shpërblime për punë që nuk është kryer nga përfituesi”. Por sa paguhen këta miq të ministrave?

“Nga auditimi u konstatuan raste të përfitimit të shpërblimeve të ekzagjeruara për pjesëmarrje në këshillat e bordet, të cilat shkojnë nga 60.000-162.000 lekë/për mbledhje, në disa raste edhe duke mos marrë pjesë në mbledhje!”.

Sipas KLSH-së, këta përfaqësues politikë që emërohen anëtarë bordesh për të vjelur para edhe kur nuk marrin pjesë në mbledhje, kanë dëmtuar interesat e Shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore, pasi janë të paaftë për detyrat e tyre. KLSH-ja shkon më shumë, duke i akuzuar ata se mbrojnë drejtuesit e ndërmarrjeve vetëm për të qenë anëtarë bordi.

“KLSH-ja konstaton se Këshillat Mbikëqyrës, me vendimmarrjet e tyre favorizuese dhe arbitrare, jo vetëm nuk luajnë një rol mbikëqyrës, drejtues dhe përcaktues për zhvillim, me efekte rritjen e performancës së shoqërive anonime shtetërore, por, krahas paefektshmërisë së tyre, me nënshtrimin e plotë ndaj atij që u paguan borderotë, në disa raste shfaqen dhe në rolin e ‘avokatit mbrojtës’ ndaj administratorëve abuzivë dhe shkelësve të ligjit, dëshmi jo vetëm e mungesës së profesionalizmit, por edhe papërgjegjshmërisë së këtyre organeve”.

7 komente në “Pagesat marramendëse të anëtarëve të bordeve dhe këshillave mbikqyrës, miq të ministrave”

  1. shq guximtar says:

    Keto jane mufka me bisht, pasi Ligji No.9901 “Per Tregtaret dhe Shoqerite Tregtare” nuk lejon pjesemarrjen e nepunesve shteterore ne me shume se 1 keshill mbikqyres, ne te kundert parate e shperblimeve duhet te kthehen, ndaj KLSH te shpalle emrat konkrete dhe te beje kallzim penal per keta nepunes dhe jo terr verr sic ka bere deri tani… E fillojme me Dhori Kulen nga KMB i Bankes se Shqiperise e me radhe …

  2. David says:

    Bravo KLSH,kjo eshte vertete fytyra e politikave te riciklimit te botes e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet, qe vazhdon te qeverise shqiptaret nen demagogjine sa bajate aq dhe te perdale te “rilindjes”pra rigrabitjes te shqiptareve nga pjellat e mostrat me te ndyra te diktatures komuniste qe sa dhe vete Enveri ish lideri i tyre, do ti kish dhene me kohe denimin e merituar,si sabotatore te ekonomise dhe djerses e gjakut te shqiptarevene vite,por dhe si te pa breke e gjeti dita dhe miljardere i beri nata.
    Ne c’far skute te botes se krimit ndodhet drejtesisa shqiptare e padrejtesise shqiptare qe jo vetm paguhet prej takasapaguese shqiptare e nderkombetare,qe me vendimet e saj vazhdon ti grabit perseri me heshtje apo vendime qe bien ndesh me ligje e kushtetut,perse?
    Megjithese dita e gjykimit po afron perseri te tre pushtetet vazhdojne me skenaret e peshtire te rradhes.Marri e shkuar marrise ,nje krim qe kerkon ndeshkim dhe qe shume shpejt nuk do i shpetojne dot drejtesise
    ,para fakteve tronditese te nje Shqiperie e populli te grabitur,terrorrizuar e gjakosur ne vite.
    Historia ka vertetuar ne shekuj se fundi i krimineleve dhe vjedhesve me fuqine e pushtetet ka qene nje fund i shpejte i turpshem dhe pa kthim,sa do leke te piset dhe pushtet qe te kene ato nuk i shpetojne dote ndeshkimit,sikurse Hitleri,Stalini,Xoxe,Musolini,Enveri,Milloshevici,Sadami,Gaddafi,etj.

  3. Mirel says:

    Duhet te behet ligji qe keta qe mbjane te tilla funksione te mos kene te drejte te jene ne tilla borde se jo vetem jane ne konflikt interesi por kane harruarr detyren qe kane dhe merren me ”biznese” jo punen per te cilen paguhen. E tmerrshme cfare nuk po degjojme perdite.

  4. ismail qemali says:

    NE ATE KRAH FLI DAVID SE DO TE NDODHE AJO QE THUA TI SE NDODHI ME DIKTATORET. KETA JA KANE KALUAR EDHE DUKTATOREVE SE VJEDHIN NE MENDER DEMOKRACI DHE ME LIGJE TE VOTUARA NGA BERISHISTET, NANOISTET, RAMISTET E METISTET E TE GJITHA NGJYRAVE. PSE NUK I DINE KETA TE KUMANDAR EDIT KETO PO I PELQEN TI LENE SE I KANE USHTAR TE BINDUR ATA QE FURNIZOHEN ME PARATE TONA. JANE PARA PUBLIKE DAVIDH PARATE E TUA TE MIAT TONAT… KLSH BEN MIRE QE I KONSTATON POR PO KA BYTH TE JAP IDENTITETET DHE TE MOS I SHPJERE NE PROKURORI SE AJO NUK KA KOHE TE MERET ME KETO POR ME BALLIST MORINEN.

  5. Mire says:

    Nuk ka te tjere ne Albani, vetem miqte e ministrave qenkan ketu?! Te verifikohet miqte e kujt ministri jane… emra konkrete mediaaaaa , jo vetem konstatime

  6. anna says:

    Paguhen me taksat e shqiptareve, dhe populli vete ha buke thate ose ndonjehere pershesh me qumesht kur i dalin leket. Imagjino, nje punetor ne Shqiperi paguhet 700 lek ne dite, rreth 6,2 euro, kurse shkerdhatat ne shtet nuk kane te ngopur. Edhe kesaj qeverie ia q…fsha t´emen, me keq se ajo qe shkoi! Pra binduni shqipetare, per ju nuk do te kete ndonjehere shtet dhe qeverisje te mire por vetem hajdute!!! Futini vizen njehere e mire shtetit dhe mos shkoni me kurre ne votime. Dilni te gjithe ne proteste dhe mos luani vendit para kryeministrise me jave te tera derisa tua kthejne taksat lek te thata ne dore, mundin tuaj qe qeveritaret e vjedhin perdite.

  7. ILIRIA says:

    Qeveria nuk merr ndonje mase per keta te bordeve siduket keta e marren kuponin tatimor apo tvsh se jane vlera te medha dhe shteti nuk merret dot me ata por merret me kuponat 10 mij leksha apo me familjet qe spaguajne dot energjine dhe i futin ne burg qe drejtesia te pasurohet akoma me shume se keshtu mban edhe qeverine ne pushtet se keta jane si ajo anija me vela qe i kthen nga fryn era.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje