Mark Crawford: Mora kupon tatimor për printimin e fjalimit tim

14 Tetor 2015, 20:13Ekonomia TEMA

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford në 15-vjetorin e saj në Shqipëri ka sjellë një shembull personal përsa i përket TVSH dhe kuponit tatimor.

Crawford tregon se sot mori një kupon tatimor për printimin e fjalimit të tij:

Përgjatë viteve ka nisma të ndryshme qeveritare, përsa i përket legjislacionit për një shembull konkret unë shkova të printoj fjalimin tim në një dyqan dhe për printimin me dhanë një faturë me TVSH.

Ne si dhomë amerikane duhet të jepim shembull, gjerat fillojnë në nivel vendor, në nivel individi dhe në nivel biznesi”.

10 komente në “Mark Crawford: Mora kupon tatimor për printimin e fjalimit tim”

  1. Eljon says:

    A ti je amerikan or vlla,per ty kjo eshte normale,po hajde mbushjau mendjen ketyre neandertaleve qe e quajne diktature.

    1. Zeus says:

      Zotrote ta dhane kuponin tatimor,por atyre gjykatesve qe shpallen te PA FAJSHEM FULLHAJNIN per vjedhjen 7 MILIARDESHE,cfare i duhet dhene ???

  2. M says:

    Qenka tallje b me duket

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      humor anglez me theks amerikan

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Ekzakt

  4. Antares says:

    Edhe une kur shkova sot ne tualet, kazani cuditerisht me nxorri nje kupon tatimor me TVSH. Me sa duket eshte koha ta perdor edhe si printer kete pajisje, pervec asaj larjes qe i ben atij mikut me ngjyre kafe.

  5. stile te reja prerje kuponash ne Albanistan says:

    Ne te gjitha subjektet qe kryejne aktivitet tregtar apo sherbimi kam vene re se vetem ne 50 perqind te rasteve pritet kupon tatimor p.sh. nje klienti i pritet kuponi dhe atij qe vjen pas tij nuk i pritet e keshtu me rradhe.
    Ne disa subjekte kuponi jepet rregullisht por duke zvogluar me 10 here sasine e derdhur nga klienti.P.sh ne qoftese blen nje kg djathe 700 leke, kuponin ta japin me vleren 70 leke. Kjo ndodh ne dyqanet e bulmetit tek pazari i ri ne Tirane.
    Ne disa lokale bar kafe , kuponat e mengjesit i riciklojne edhe ne dreke apo mbas dite apo edhe te nesermen. Po ne keto lokale gjen edhe kupona te fotokopiuara qe nuk ndryshon kuponi nga kuponi.

  6. Klimax says:

    Cudi se 500 firmat me te medha amerikane, disa prej tyre si Apple, General Electric, Microsoft, Pfizer, etj, fshehen 2,1 mije miliard dollare fitime te tyre duke krijuar firma offshore ne vende si Bermuda, Irlande, Luksemburg, Hollande, etj dhe ne kete menyre ju shmangen pagimit te taksave ne SHBA me nje shume prej 620 miliard dollare!!!!

  7. Nio says:

    Shume bukur … Shqipetaret te mesojne … Taksat jane nje e mire e domosdoshme per kete vend …

  8. krasta says:

    @ stile te reja….
    Ebere spiunllikun e radhes
    Kjo te vjen nga zanati i vjeter
    Kur ne tre nje ka qene spiun
    Po PSE nuk shikon korrupsion in
    Me nga 500-700 milioni euro po shikon djathin e atij tregetarit.shpirtzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje