Damian Gjiknuri reagon pas padisë: KLSH është vënë në shërbim të PD-së

14 Tetor 2015, 19:22Ekonomia TEMA

Ministri Damian Gjiknuri ka reaguar pas padisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai thotë se KLSH është vënë në shërbim të PD-së.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Shqipërisë u njoh me kallëzimin dhe raportin më të fundit të hartuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe paralajmëruar me kohë nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Në seancën parlamentare të 10 Shtatorit 2015, ndërsa sulmonte marrëveshjen e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit për kompaninë e shpërndarjes, ai deklaroi se: “ne nuk do ta lëmë këtu. E kemi diskutuar gjerësisht dhe në mënyrë absolute presim, meqenëse institucionet e tjera janë në shqyrtim të çështjeve”. (fq. 13 e procesverbalit të seancës, dt.10.09.2015)

E shoqëruar me raportin e sotëm, kjo deklaratë konfirmon se Kontrolli i Lartë i Shtetit është vënë në shërbim të mazhorancës së djeshme që e propozoi drejtuesin e këtij institucioni. Ky i fundit po i kthen kështu haraçin propozuesit të djeshëm, ndërsa raporti përbën veçse një riprodhim të shëmtuar të akuzave të Partisë Demokratike ndaj qeverisë qeverisë shqiptare.

Siç mund ta shikoni qartë, në asnjë fjali të këtij raporti nuk citohet asnjë ligj e gërmë e pretenduar të jetë shkelur prej grupit negociator të mandatuar nga qeveria shqiptare. Rrjedhimisht, ky nuk mund të konsiderohet kallëzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj meje por kallëzim i Partisë Demokratike ndaj gjithë qeverisë shqiptare.

Raporti i publikuar si pjesë e një misioni politik, del jashtë objektit të kontrollit të ushtruar nga KLSH: “Mbi vlerësimin e aktivitetit ekonomik e financiar dhe vendimmarrjen në marrëveshjet koncesionare”. Siç mund të shihet qartë, marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit mbi kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike nuk ka lidhje me objektin e paraqitur të këtij kontrolli të ushtruar për periudhën 01.01.2013 deri më 31.12.2014.

Jo rastësisht, pretendimet e ngritura në raport përkojnë plotësisht me pretendimet tanimë të përsëritura të Partisë Demokratike referuar kësaj marrëveshjeje.

Qeveria e Shqipërisë sqaron opinionin publik sa vijon:

1-Së pari, referuar pretendimit se vlera e njohur prej 95 milionë euro për pagesen e dakortësuar është e pabazuar në dokumentacion, sqarojmë se vlera e konkluduar nga Qeveria Shqiptare si detyrim ndaj palës çeke, përfaqëson detyrime të pastra kontraktuale. Ato janë të njohura dhe të provuara mbi bazën e kontratave të kredive apo kontrata furnizimi mallrash e shërbimesh, si dhe të faturave të cilat janë pranuar rregullisht nga CEZ Shpërndarje sh.a. Fatura që kanë vazhduar të paguhen edhe pas kalimit të shoqërisë në administrim të përkohshëm pas datës 23 Janar 2013.

2-Së dyti, vlera e pretenduar e dëmit prej 352 milionë euro si detyrim ndaj  KESH dhe OST  është një përsëritje e akuzave politike,  dhe nuk ka asnjë argument financiar dhe  ligjor. Madje, ky pretendim vjen në shpërfillje të plotë të vet pasqyrave financiare  të cilave i referohet auditi. Detyrimi total i CEZ Shpërndarje ndaj KESH dhe OST, i kontabilizuar dhe i çertifikuar nga auditi BDO vlerësohet në një vlerë prej 29 Miliard lek pa penalitete. Ndërkohë, po t’i zbresësh rreth 10 miliardë lek detyrime që i kishin institucionet shtetërore CEZ-it, duke aplikuar formulën e vetëgjyqësisë financiare të akorduar nga ish qeveria Berisha si rezultat i marrëveshjes miqësore  të vitit 2012,  e zbret vleren e mbetur pa kamatë vonesë në 19 miliard lekë ose rreth 130 milion euro. Ndërkohë, në raportin e KLSH fshihet me dashje vlera e të ardhurave të arkëtueshme të CEZ-it me rreth 70 miliard lekë  ose 500 mil euro pa kamatë vonesa dhe që kalon në favor të palës shqiptare me anë të kësaj marrëveshjeje.

Në raport mungon tërësisht analiza juridike dhe financiare e shkaqeve që çuan në lindjen e këtij konflikti, për të nxjerrë përgjegjësitë e institucioneve të shtetit shqiptar; duke filluar nga momenti i privatizimit të shoqërisë së shpërndarjes; garancive që iu dhanë sipas Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve; vendimeve të Entit Rregullator të Energjisë; përgjegjësitë konkrete të institucioneve dhe të përsonave përgjegjës që me veprimet dhe mosveprimet e tyre, para dhe pas heqjes së licencës së kompanisë së shpërndarjes, çuan këtë marrëdhënie në një konflikt, i cili për nga vlera financiare dhe problematika, potencialisht do të cënonte rëndë sigurinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatoreve shqiptare dhe sigurinë e furnizimit në tërësi.

Ironikisht, për këtë pjesë që përbën thelbin e gjithë katrahurës, KLSH mban duart larg duke ja lënë politikës ta hetojë në Kuvend. Veprim ky që konfirmon përdorimin politik të këtij institucioni nga Partia Demokratike, ndërsa zgjedh të auditojë selektivisht atë çka i intereson atyre që e fundosën sektorin deri në prag të kolapsit financiar.

Qeveria e Shqipërisë deklaron se marrëveshja e arritur për zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit të trashëguar me CEZ a.s është zgjidhja më e mirë për sektorin energjitik. Një zgjidhje që u mbështet dhe përshëndet nga të gjitha institucionet më të rëhfndësishme ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Komuniteti i Energjisë.

Efektshmëria e kësaj marrëveshjeje konfirmohet  më së miri nga rezultatet e arritura në sektorin energjitik në dy vitet e fundit, ulja e humbjeve, rritja e arkëtimeve, shtimi i likujditetit, çlirimi i investimeve dhe fillimi i rimëkëmbjes financiare përfshirë dhe rikuperimin e rreth 200 milion eurove nga borxhet e vjetra.

Qeveria po përgatit të gjithë dosjen e plotë të cilën do tia vërë në dispozicion organit të akuzës me synim zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive që kanë patur drejtuesit më të lartë të shtetit dhe institucionet përkatëse, me veprimet dhe mos veprimet e tyre, në katrahurën që shkaktuan në sektorin energjitik që nga momenti i privatizimit të kompanisë së shpërndarjes. Gjithashtu, qeveria inkurajon organin e akuzës që të marrë edhe asistencë ndërkombëtare për ti shkuar kësaj çështjeje deri në fund. Është bërë tashmë e zakonshme që hajdutët kthehen në akuzues, këtë herë me ndihmën e KLSH-së së kthyer në një vegël të tyren.

 

15 komente në “Damian Gjiknuri reagon pas padisë: KLSH është vënë në shërbim të PD-së”

  1. Eljon says:

    Nuk ka mundesi Bujar Leskaj eshet i pavarur.

    1. Tarrasi says:

      Napoloni thoshte : Cherchez la famme

      Ne keto padi te befta duhet thënë :

      Cherchez Ilir Meta

  2. bra,ho,ho says:

    Po po nuk diskutohet qe eshte ne sherbim te Pd

    Ti je i paster mor djale,te akuzojne vetem per 342 milion,ti vet ke vjedhur a s’ke vjedhur 3-4 milion. Kan dhe paturpsin tet akuzojne per kaq pak.

    Apo dhe ti si Beqja i ke bo leket kur qeveriste Saliu.

  3. @ says:

    Pse i bezdisni e lodhni njerezit me llafe e shifra pa vlere?
    Gjyqin nuk mund ta bejne lexuesit e gazetave! Apo i keni
    per te coroditur edhe me shume hallexhijte shqiptare?
    KLSH-ja le ta coje padine e saj ne gjykate, nese Rama nuk ja
    merr ne konsiderate dhe ky Gjiknuri le te mbrohet e te dale
    i pafajshem.
    Mileti pret ndonje llaf per cdemtimet nga shperdorimet ne CEZ.

  4. vranishti says:

    Eshte me vend fjala qe streha e fundit e kodosheve eshte politika, dhe ministri i virgjet gjiknuri fshihet nen strehen e politikes, por per se kohe se rama te leshon si limon te shtrydhur

  5. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Edo mos i pirdh fare shpellarin dhe gjithe jaret e qin qonet ,sherbetore te tij te shperndarte ne institucione.Keta lloj shushunjash te shqupit shkaterruan ,dogjen ,vrane ,vodhen shqiperine per 25 vite dhe tani qe po afron reforma ne drejtesi dhe prerja e plepave i ka zene tmerri nga zbatimi i ligjit.Vazhdo ne rrugen e shtetndertimit per shqiptaret e ndershem ,sepse mjaft u shkaterrua shqiperia nga spiunet serbo greke.

  6. hajduti thote ; kapeni hajdutin !

  7. Angjelini says:

    JO more mut muti. Te gjithe duhet te ishit ne burg. Hezitimi per ti hetuar dhe derguar pas hekurave hajdutet e PDs ka vetem nje arsy: Te mbulosh pislliqet tua dhe te tjerve. Te gjith nje mut jeni. Jep dorheqje tani. I pa fetyre.

  8. Liridon says:

    Hetimi,gjyqi nderkombetar i transmetuar live ne TV,do te jete zgjidhja me e pershtatshme.

  9. nini says:

    U kujtova vone zotrote . Pse nuk e bere dosjen gati per prokurori , qe kur more detyren ,jo vetem skandalin me Cezin ,por te gjjitha skandalet ,qe kane ndodhur ,me koncensionet kriminale ,ne hidrcentrale,miniera dhe nafta ,sidomos dy te perfolurat qe sic flitet , nuk kane paguar taksa ,si Bankers dhe Stream Oil . Tani lerja drejtesise ,por KLSH gjeti momentin dhe zbatoj urdherin , qe ju dha nga emruesit ne detyre . Duro tani Saliun ,qe beri skandalin , ben dhe njeriun qe i dhimbset paraja popullit .Mos degjo Ramen ,se nuk i ven re keto gjera se vet firmen nuk e ka hedh ,po te ka lene ty .

  10. goni says:

    Po mir mor zoteri, sipas logjikes tende kur klsh kallzonte ish drejtoret e pd duhej te ishte ne sherbim te ps, ik pergjigju ne prokurori dhe leri keto se nuk te shkojne

  11. Avokati says:

    Zoti Mero, te kam cuar je video interesante por me the kjo nuk botohet. Tani po ua them lexuesve. Ky Bujari i Kontrollit ne Hotel Tirana tap, she shkon kamarierja i thote cfare do do nje gje shtese nga ana jone.
    Eja ma merr nje her ene goje i thtoe ne sy te tre grav et etjera te Kontrollit te shtetit. Nje prej tyre grua 60 vjece, bashkshorte e dneruar e nje zyrtari te lart.
    Ajo reagon i thote ju lutem mos fol keshtu…
    -Ua cthua moj sja ke marr ndonje her eburrit ne goje ti ju kthye asaj.

    1. Skerdi says:

      O Avokat kurva po pse shpif o kelysh kurve, po pse nuk merresh me kallzimin meqe je dhe avokat

  12. Vlora says:

    damiani e ben deklaraten ne emer te qeverise kjo shpjegohet me dy arsye ose ministri eshte i trembur dhe me kete I ben presion rames se nese nuk e mbron ka per ta terhequr me vete ose kjo eshte nje forme presioni per prokurorine.

  13. lumi i Vlores says:

    Bujarin shikoje ne syrrat,hajdut i lindur, i kalitur e specializuar ne kete zanat qe kur ishte doganier e deri sa u be deputet.
    Djale mediokerr, arsimimin e mesem e te larte e ka blere me leke pasi i dhimte koka kur lexonte ndonje faqe libri. Ne jeten e tij zor se ka lexuar ndonjehere romane, poesi apo novela etj.
    Parate e vena si hajdut ne dogane e me tej po mundohet ti pastoje duke blere sende antikuare ne tregun e zi te Tiranes e me gjere.
    Bir i denje i Sali berishes per trillime dhe prapaskena ndaj deputeteve te tjere te Partise demokratike.
    Ne Vlore njihet si njeri i ulet sa qe per te thuhet Ruhu nga qorri, ruhu nga horri, ruhu nga morri , ruhu nga k..ri i Bujar katundarit, pasi po ta cosh me dhi i mbars te gjitha.
    Mjere ky popull ke ka ne krye te kontrollit te shtetit nje nga njerzit me oridinere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje