Ndryshimet në Kodin Penal/ 14 shkeljet për evazion që dënohen deri në 10 vjet burg

16 Tetor 2015, 09:41Ekonomia TEMA

Komisionet parlamentare kanë miratuar ndryshimet në Kodin Penal që ashpërsojnë dënimet me burg për biznesin.

Janë gjithsej 14 nene të reja që përcaktojnë dënime deri në 10 burg për shkelje të legjislacionit tatimor.

Ja të gjitha ndryshimet me vitet përkatëse të burgut:

Tregtimi i mallrave të ndaluara, burg deri në 10 vite

“Neni 171 sanksionon veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara përmes importimit, eksportimit ose tranzitimit të mallrave të ndaluara ose të kufizuara. Importimi, eksportimi apo tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluar ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. Në këtë nen, risia është se është shtuar koncepti i mallrave te kufizuara, term ky që njësohet me atë të mallrave të ndaluara. Masa e dënimit, nga 7 – 10 vite burg.

Kontrabanda e akcizës 7-10 vite burg

Neni 172 sanksionon veprën penale të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë ose ato me pezullim të plotë a të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës, përmes importimit, eksportimit apo transitimit nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, apo përfitimin
pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi apo reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshme që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, vepër penale kjo që përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Deklarimi i rreme 7-10 vjet burg

Neni 173 sanksionon veprën penale të kontrabandës me mallra të licencuara përmes importimit, eksportimit apo transitimit të mallrave që kërkojnë licencë nga organi kompetent, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim
shmangien nga detyrimet doganore, vepër penale kjo që dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Si rrethanë cilësuese është parashikuar që po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Kontrabanda doganë 7-10 vite burg

Neni 174 sanksionon veprën penale të Kontrabandës me mallra të tjera, përmes importimit, eksportimit apo tranzitimit të mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshme, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore apo përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimin apo reduktimin nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akcizat ose të një avantazhi të çfarëdoshëm që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, vepër penale kjo që përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Është parashikuar si rrethanë cilësuese që po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një here, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Kontrabanda e veprave të artit deri në 10 vite burg

Neni 176 sanksionon veprën penale të kontrabandës së vlerave kulturore përmes importimit, eksportimit apo transitimit të vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to, vepër kjo për të cilën është parashikuar dënimi me burgim deri në dhjetë vjet. Është parashikuar si rrethanë që po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Mashtrimi me origjinën deri 7-10 vjet burg

Neni 177 sanksionon veprën penale të kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, përmes importimit, eksportimit apo transitimit të mallrave, duke i paraqitur ato si mallra me regjim të ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore apo përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi apo reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, vepër penale kjo që përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Si rrethanë cilësuese është parashikuar që po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një here, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”

Tregtimi i mallrave kontrabandë 3 vjet -10 burg
Neni 178 sanksionon veprën penale të tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë, përmes tregtimit, tjetërsimit ose transportimit të mallrave që dihet që janë kontrabandë si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Në këtë nen janë parashikuar dy raste të rrethanave cilësuese:

1. Kur kjo vepër kryhet me mallra për të cilat paguhet akcizë ose te ndaluara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

2. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një here, dënohet
me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Ruajtja e mallrave kontrabandë, 3-10 vjet burg

Neni 179 sanksionon veprën penale të ruajtjes apo depozitimit të mallrave kontrabandë, përmes ruajtjes, depozitimit, mbajtjes apo përpunimit të mallrave që dihen se janë kontrabandë, vepër kjo që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Në këtë nen janë parashikuar dy raste të rrethanave cilësuese:

1. Kur kjo vepër kryhet me mallra për të cilat paguhet akcizë ose të ndaluara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

2. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një here, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Falsifikimi i vulave doganore, 3-5 vjet burg

Në nenin 179/b, i cili është shtuar pas nenit 179/a, është sanksionuar vepra penale e thyerjes, heqjes, zëvendësimit të shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore, e kryer përmes thyerjes , heqjes së vulës doganore, zëvendësimit, ndërrimit ose falsifikimit të shenjave të tjera të sigurisë, të vendosura nga autoritetet doganore për qëllime mbikëqyrjeje ose kontrolli apo për pezullimin e veprimtarisë tregtare, në ambientet ekonomike ose të vendosura mbi mjetin e transportit apo mbi mallra, ose falsifikimi në
çfarëdo mënyre i numrit të identifikimit të mjetit të transportit, me qëllim shmangien nga kontrolli doganor, vepër kjo që dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra akcize ose të ndaluara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Dalja nga zona doganore pa leje, burg 5-7 vjet

Pas nenit 179/b shtohet neni 179/c, i cili sanksionon veprën penale të largimit të mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet, e kryer përmes largimit të mallrave nga zonat doganore pa lejen e organeve doganore dhe pa paguar detyrimet që duhen paguar, ose pa garantuar pagesën e tyre, me përjashtim të rasteve të përjashtimit nga detyrimi për dhënien e garancive, siç parashikohet nga legjislacioni doganor, vepër kjo për të cilën është parashikuar një dënim me burgim deri në pesë vjet.

Si rrethanë cilësuese është parashikuar që po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra akcize, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Kontrabanda nga pilotet dhe kapitenët, 5-10 vjet burg

Pas nenit 179/c shtohet neni 179/ç, i cili sanksionon veprën penale të kontrabandës së kapitenit, pilotit ose ekuipazhit, e kryer përmes transportimit të mallrave pa manifest ose nëpërmjet mungesës apo refuzimit të paraqitjes së manifestit dhe dokumenteve përkatëse, ngarkimit, shkarkimit ose transportimit të mallrave, udhëtarëve dhe bagazheve të tyre pa lejen e autoriteteve doganore, qëndrimit në vende ku nuk ka zyrë doganore apo ndalimit në afërsi të portit ose aeroportit pa lejen e autoriteteve
doganore, shkarkimit ose transpordimit të mallrave në kundërshtim me legjislacionin doganor, mungesës në bordin e mjetit të mallrave që duhet të gjendeshin aty, në bazë të manifestit dhe dokumenteve të tjera doganore, e kryer kjo, sipas rastit, nga kapiteni, piloti ose ekuipazhi, vepër kjo që parashikon një dënim me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Mosregjistrim në tatime, deri 3 vjet burg

Në nenet 13 deri 16 të projektligjit parashikohen ndryshime dhe amendime në dispozitat e kreut III, “Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, seksioni VI, “Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet”, si më poshtë vijon: Neni 13 parashikon shtimin e një dispozite të veçantë (neni 180/a), sipas të cilit, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të
paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve apo moslëshimi i kuponit tatimor, përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim. Nenet 14 dhe 16 synojnë ashpërsimin e masave për veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet, të parashikuara në nenet 180, paragrafi i parë, 182 dhe 182/a, paragrafi i parë, duke hequr dënimin me gjobë.

Nuk vjelin taksat, tatimorët 7 vite burg

Neni 15 parashikon ndryshimin e nenit 181/a që sanksionon veprën penale të moskryerjes së detyrave nga organet tatimore, përmes moskryerjes së detyrave që lidhen me vjeljen, brenda afatit të caktuar ligjor, të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë qe janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre, vepër kjo që dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
Nenet 17 dhe 18 të projektligjit parashikojnë amendim të dy dispozitave të kreut

Ilace të falsifikuara, 6 muaj-5 vjet burg

Neni 17 parashikon që pas nenit 284/ç të shtohet neni 284/d, i cili sanksionon veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, vepër kjo e kryer përmes prodhimit, mbajtjes për qëllime tregtimi, shitjes apo ofrimit për shitje, furnizimit, shpërndarjes, eksportimit, importimit të barnave. Vepër kjo për të cilën parashikohet dënim me burgim nga 6 muaj deri në pesë vjet. Si rrethanë cilësuese është parashikuar që po kjo vepër, kur kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, nëpërmjet internetit, në bashkëpunim apo me shumë se një here, dënohet më burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda për jetën apo shëndetin dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

Abuzimi me karburantet, 5 vjet burg

Neni 18 parashikon që pas nenit 288/a të shtohet neni 288/b, i cili sanksionon veprën penale të tregtimit dhe hedhjes për konsum të lëndëve djegëse në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë. Si rrethanë cilësuese është parashikuar që po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, me shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda materiale për shëndetin apo ka prishur ekosistemin, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Monitor

7 komente në “Ndryshimet në Kodin Penal/ 14 shkeljet për evazion që dënohen deri në 10 vjet burg”

  1. lol says:

    JU LUMT, BJERINI KTYRE MASKAREJNVE RRASINI NE BURG
    BRAVO QEVERIA

  2. Gjergji says:

    Problemi ne Shqiperi eshte korrupsioni shteteror e jo bizneset e vogla dhe te mesme qe gjasme nuk paguagan taksat. Te gjitha bizneset ne Shqiperi te medha e te vogla (duke perjashtuar ato biznese qe jane te lidhura me politiken) nuk nxjerrin dot me shume se equivalenti i nje rroge akademiku ne europen perendimore.

    Keto jane ligje jane vetem per te sulmuar biznesin qe nuk i perket partise dhe per tiu hedhur hi syve elektoratit qe kujtojne qe lufta ndaj evazoinit eshte e njejte me ate kundra korrupsionit shteteror. Kur dihet qe kjo e fundit eshte thelbi i te gjitha problemeve shqipetare.

    Keto pseudo reforma vetem do thellojne akoma me tej krizen ekonomike shqipetare. Vetem kur te futen Politikane, Gjyqtare dhe Prokurore ne burg atehere ekonomia Shqipetare mund te rifilloje te ngrihet.

    Por kjo nuk ka per te ndodhur pa revolucion ne rradhet e popullit shqipetar!

    1. Gerti says:

      Sado te thuhet e te rithuhet qe problemi kryesor ne gropat e buxhetit, ne funksionimin e ekonomise, ne konkurence etj vjen nga bizneset e medha dhe favorizimet qe ata marrin nga politikanet, propagandistet e qeverise qe punojne vetem per te mbushur forumet me komente do vazhdojne te shkruajne pafundesisht se Rama “po ben shtet”.

  3. Loni says:

    Po Burgun a do ta fusin ne BURG?! Po cfare jane keto idotesira qe mendoni dhe kerkoni te zbatoni. Ne vend te ndihmoni biznesin qe te ece perpara ju pengoni inisiativen e lire me keto brockulla. Mesojini dhe informojini njerezit qe te behen te rregult dhe o burra rrasi ne burg e aty do ta beje me mire punen. Kemi frike te shkojme te dhjesim dhe ne halet pubilke se po dolem pa marre kuponin tatimor do na gjobisin, do na pushojne nga puna ose do na fusin ne burg. Hajde shtet hajde!

  4. Iluzion says:

    Shume ligje te buta ka per hajdutet dhe kriminelet ne Shqiperi! ‘Xhaxhi’ i qeronte hesapet shpejt me keta edepseze…dhe ne keto kushte qe ndodhet vendi eshte mire qe Ai te ngjallet edhe njehere per ca kohe per te pastruar kete vend nga murtaja dhe shushunjat! Natyrisht duke filluar lart (nga politikanet, gjyqtaret, etj.) deri poshte tek bizneset e lidhura me ta…

  5. elitex says:

    Edhe dy ligje te tjera i duhen qeverise:
    1) kush vjedh i pritet dora.
    2) kush blasfemon kunder Kryeministrit i pritet koka,

    Dhe demokracine tone funksionale e beme praktike!!!

  6. vezhgues says:

    Duhet ky ligj edhe per kryeministrin ,po nuk mblodhi taksat e planifikuara te shkoje vete ne burg, jo me pak se 50 vjet dhe ministrat nga 45 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje