Treguesi i ndjesisë ekonomike, një indikator që mat perceptimin e bizneseve dhe konsumatorëve për gjendjen e ekonomisë dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen, u përkeqësua në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një tremujor më parë, treguesi i ndjesisë ra me 2.7 pikë si rezultat i tkurrjes së besimit në sektorët e shërbimeve dhe industrisë, por mbi të gjitha rënies së fortë në besimin konsumator.
Nga ana tjetër, besimi në sektorët e ndërtimit dhe tregtisë ka shënuar rritje, por ajo ka qenë e pamjaftueshme për të kompensuar rënien e besimit në sektorët e tjerë.
Në industri treguesi i besimit u tkurr me 2.5 pikë përqindje, pasi bizneset e kësaj fushe gjykojnë se në tremujorin e tretë si prodhimi, ashtu dhe gjendja financiare e tyre u përkeqësua. Paralelisht gjatë këtij tremujori bizneset e angazhuara në aktivitetin industrial e kanë ulur normën e shfrytëzimit të kapaciteve prodhuese me gati 2.9 përqind.
Në sektorin e shërbimeve balanca e besimit ra me 2.7 pikë përqindje, ndërsa në ndërtim dhe tregti ajo u rrit respektivisht me 3.1 dhe 5.7 përqind.
Por më shumë se biznesi, kanë qenë konsumatorët ata të cilët përcaktuan kahun negativ të ndjesisë ekonomike. Sipas Bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë të vitit, besimi i konsumatorëve ra me 3.9 pikë përqindje, i diktuar nga përkeqësimi i pritjeve të tyre për të ardhmen.
Ndonëse qëndron lehtë mbi mesataren e tij afatgjatë, rikthimi në trajektoren rënëse i treguesit të ndjesisë ekonomike dëshmon gjendjen e vakët të ekonomisë dhe vështirësitë e rigjallërimit të saj.
FMN dhe qeveria presin që këtë vit ekonomia të rritet me 2.7 përqind. Sipas INSTAT në gjashtë muajt e parë prodhimi kombëtar u rrit me 2.63 përqind, i udhëhequr nga investimet, ndërsa konsumi i familjarëve është tkurrur./ TCH
Normal si ti hysh biznesit te vogel me shpate dhe te mos mbash asnje pergjegjesi per pasojat qe shkakton keto do vjelesh shteti eshte kthyer ne nje gangster gjobvenes dhe nuk mban asnje pergjegjsi se c mund ti ndodhe biznesit keto i treguan edhe ngjarjet e fundit te permbytjes s e dhjetra bizneseve ne Vlore Fier
apo problemet dhe humbjet qe u shkakton OSHE me nderprerjet me problemet e luhatjes se tensionit biznesve dhe qe pergjigja e vetme qe te jepet nga administrata tatimore bizneseve eshte drejtojuni gjykate kur dihet qe shpenzimet e gjyqeve jane marramendese dhe nuk marrin kurr pergjigje shkurt shteti te con ne burg po smblodhi parate e tij dhe smban asnje pergjegjsi qe te falimenton me OSHE dhe me institucionet ne varesi te tij Turp