Fituesit në bixhoz derdhin 6% më shumë taksa në buxhet

16 Tetor 2015, 12:20Ekonomia TEMA

Rritja e bizneseve të lojërave të fatit e konfirmuar nga përfshirja e tyre në listën e 100 të mëdhenjve për vitin 2014, shihet edhe nga taksat që kanë derdhur në tatime fituesit në këto lojëra në gjysmën e parë të 2015.

Disa të dhëna të specifikuara të tatimeve mbi ecurinë e të ardhurave në disa nënzëra te të ardhurave personale mësohet se, në gjashtëmujorin e parë të ardhurat nga fituesit e lojërave të fatit janë rritur me 6 %, raporton Monitor.

Kështu taksat e derdhura në buxhet nga ky grup shënuan për periudhën, 45 milionë lekë nga 42 milionë lekë më 2014.

I konsideruar si një biznes me ndikim negativ social lojërat e fatit kanë qenë në fokus të një aksioni gjatë vitit që shkoi. Por të dhënat në tatime tregojnë për një rritje të bizneseve të sektorit.

Xhiroja e disa kompanive pësoi rritje deri në 80 për qind. Për herë të parë vjet, dy nga kompanitë e lojërave të fatit (Astra Albania, Adriatik Game) u përfshinë për herë të parë në 100 bizneset më të mëdha në vend për nga xhiroja e deklaruar në tatime.

Edhe kompania tjetër e basteve Top Start me aktivitet ne hapjen e bingove, lojërave të fatit, lotarive të çastit shënoi një rritje te të ardhurave me 44 %, me një total prej 1.6 miliardë lekësh.

1 komente në “Fituesit në bixhoz derdhin 6% më shumë taksa në buxhet”

  1. Ustai says:

    Ka filluar Endri Meksi te luaj lojen e intrigave, mendon se do intrigoje Ramen drejt ketij lloj bisnesi. Endri mos u lodh shume se sido qe te ndodhe ti je jashte loje se jane ujq me te medhenj ata qe kane dore ne kete muhabet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje