Qeveria do të paguajë një kompani konsulence për ta ndihmuar që të vlerësojë ofertën e kompanisë kineze “China State Construction” për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, Avokatura e Shtetit ka hapur zyrtarisht procesin e kontraktimit të studios konsulente, e cila do të këshillojë komisionin e negocimit.
Sipas dokumentit, qeveria kërkon asistencë për të vlerësuar jo vetëm aspektin ligjor, por edhe atë financiar të ofertës që ka paraqitur kompania kineze.
Rruga e Arbrit do të ndërtohet përmes një procedure të veçantë, jashtë ligjit të konçesioneve dhe atij të partneritetit publik-privat.
Pak muaj më parë, Parlamenti miratoi një ligj të posaçëm, i cili i jep të drejtën qeverisë të shmangë ligjin e prokurimeve dhe t’ia akordojë kompanisë kineze pa garë kontratën për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës.
Sipas ligjit, i gjithë procesi i negocimit për lidhjen e kontratës do të ndiqet nga një komision i posaçëm, i kryesuar nga Ministria e Transporteve, por me anëtarë edhe nga Ministria e Financave, ajo e Zhvillimit Ekonomik, e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit.
Komisioni do të ketë për detyrë të shqyrtojë propozimin që kompania kineze ka paraqitur në Ministrinë e Transporteve. Në këtë propozim janë përcaktuar kushtet financiare, afati dhe gjithë detajet e tjera të draft-kontratës.
Dokumenti i Avokatit të Shtetit zbulon se oferta zyrtare e “China State Construction” ka mbërritur, edhe pse qeveria, përkatësisht Ministria e Transportit ka qenë e rezervuar për ta bërë publike.
Tani, ajo që mbetet për t’u parë është se cilat do të jenë kushtet financiare, por jo vetëm ato të propozuara nga “China State Construction” dhe se çfarë do të pranojë qeveria.
Ajo që dihet me siguri është se 26.8 kilometrat e patenderuar të rrugës do të ndërtohen nga kompania kineze dhe, me gjasa, aksi do të jetë me pagesë për qytetarët; drejtpërdrejt ose përmes buxhetit, apo një kombinim i të dyjave. Kjo do të zbulohet kur kontrata të bëhet publike./ TCH
ore dine te bejne ndonjegje vet keta? nuk i kemi zgjedhur qe te marrin mend nga te huajt me paret tona. nqs nuk kane mend le te ikin se vijne te tjere me mend
Ne kohen e DIKTATURES SOCIALISTE shteti ishte i AFTE t’i bente vete te gjitha detyrat qe i takonin me njerezit qe kishin vene neper poste ku “NJERIU VIHEJ SIPAS PUNES E JO PUNA SIPAS NJERIUT”!!!
Ne kushtet DEMOKRASTIKE,kur pushteti eshte NDARE si PLACKE LUFTE midis partive fituese ne koalicion,doemos qe do futen ne pune edhe militante te pa afte,perderi sa vendoset MINISTER SHENDETESIE NJE INXHINJER ELEktronik e jo MJEK me tituj shkencore,ministri i PUNES caktohet prap nje inxhinjer elektronik e jo JURIST,ministrite ndahen sipas PARTIVE,ku nje ministri e merr nje PARTI dhe atje ben ajo CFARE I DO QEJFI se ndryshe …DEL NGA KOALICIONI se ka…OFERTA TE TJERA NGA OPZITA per zgjedhje te pasrakoheshme!!!
Ne keto kushte NUK MUND TE PRETENDOHET PER ADMINISTRATE TE AFTE,VECSE MILITANTE POLITIKE!!!
Prandaj MILIONAT I MARRIN TE HUAJT E MENCUR NDONESE KETU KA SPECIALISTE ME TE ZOT SE ATA!!!
Kontrata me kinezet ,behet nga shteti shqiptar dhe pse duhet konsulence e huaj ,apo per te xhvatur parate e buxhetit ,per klientet e huaj te qeverise . E keni flluar me Crawn Agents qe nuk I dfha ,por vec I mori shtetit ,dhe te tjera ,po ashtu sic bente dhe qeveria e Saliut qe ju e kritikonit . Jeni zgjedhur per te drejtuar shtetin dhe jo per bisnes me parate e shqiptareve ,Prokuroria duhet ti hyj me themel hetimit si ne ministrine transporteve dhe asaj te shendetise dhe ekonomise ,se per mua e kane kaluar masen e keq perdorimit te parave te buxhetit ,duke pare se borxhi publik ,po rrite ,ne vend qe te bejne nikoqirllekun e parase . Turp sa te pa fat shqiptaret ,qe qeveritaret e te gjitha ngjyrave i rropen pre 23 vjet demokrature .
Nuk mund te themi se shqipetaret jane te pafat se ne fund te fundit shqipetaret i kane zgjedhur keta hajduta ne krye te tyre duke shitur vota per lek sepse pjesa me e madhe e shqipetareve nuk e kane kuptuar akoma se c’fare eshte vota? dhe c’fare mund ti sjelli vota? Ne shqiperi nuk ekziston sensi i komunitetit asnjhere nuk e kemi patur por per te miren tone duhet ta zhvillojme. Duhet te kuptojme qe hajdutet e majte nuk ikin por do t’ju lene vendin hajduteve te djathte qe po sillen sikur duan qe te perzene hajdutet e majte edhe keshtu vazhdon kjo valle bipartizane qe konsumon palcen e popullit te gjore. Vetem me perpjekjete medha fitohen betejat edhe ne nuk jemi ne gjendje qe te luftojme paqesisht ne sheshe.
26.8 km? Vetem per kaq km po behet fjale? Apo eshte gabim teknik ne artikull??
O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,….
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s’te ka mbetun as em’n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t’zeze.
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thone: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjere,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t’fitoni,
Besen e t’pareve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet’ e shkrete pa em’n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s’pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?….
Rrugen te huajt,konsulencen te huajt,…per cfare eshte qeveria?