Krahas koncesionit, qeveria planifikon 20 mln USD investime nga buxheti në "Rrugën e Kombit" deri në 2017

19 Tetor 2015, 09:22Ekonomia TEMA

Edhe pse rruga Kombit, Durrës-Kukës është në prag të dhënies me koncesion kundrejt një tarife pa TVSH jo më pak se 5 euro për automjet, Ministria e Ekonomisë programon të investojë gjatë dy viteve në vijim të paktën edhe 21 milionë dollarë.

Sipas dokumentit zyrtar të investimeve në Ministrisë e Ekonomisë në katër lote të rrugës janë programuar investime për 2015-2017 mbi 2.3 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe e investimit është parashikuar të realizohet gatë viteve 2016-2017.

Mirëpo programi i qeverisë për investime në këtë aks ngjan paradoksal, pasi Ministri i Transporteve ka lajmëruar se, do të firmosë kontratën e koncesionit për këtë rrugë gjatë këtij muaji.

Me firmosjen e kontratës të gjitha detyrimet për investime obligohet ti marrë koncesionari i ri.
Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.

Sipas kushteve të garës, koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe do të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës. Gjithashtu detyrohet të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.

Përgjegjësitë e koncesionit shtrihen nga Miloti, rreth 60 km në veri lindje të portit të Durrësit në detin Adriatik, deri në Morinë, në kufirin me Kosovën./ Monitor

5 komente në “Krahas koncesionit, qeveria planifikon 20 mln USD investime nga buxheti në “Rrugën e Kombit” deri në 2017”

  1. Hanxhiu says:

    Siç duket, vazhdon “zanati” i vjetër…

  2. gjembi says:

    edhe kredi,edhe jo ne pronesi.kjo eshte hajduteri e hapur

  3. nini says:

    Korrupsioni ne qeverine Rama , eshte vazhdim i qeverise se meparshme .Ministria e transporteve dhe shendetsise ,jane me te perfolurat . Haxhinasto deri tani ,eshte ministri me I pa afte dhe me i korruptuari ,dhe aresyeja eshte se, qe nga marrja e detyres para dy vjet e gjysem deri sot ,nuk ka mbaruar nje rruge ose nje veper ,duke ndryshuar projektet ,si dhe duke fryre koston e ndertimit . Pse nuk reagon Rama ,per punen e dobet te ketij ministri ? Koncensioni ,ne rrugen e kombit eshte korrupsiopn i paster dhe me i pa tolerueshmi. Kjo rruge ( rekordi I korrupsiopnit shteteror ) ka kushtuar 1.3 miliard $ ,per 65 km ,qe akoma nuk ka mbaruar ,kurse Haxhinasto na hap tender per koncension tek privati .Or hajduter qe keni gjithe kohen qe mendjen e keni tek xhepi juaj , me koncension jepet nje rruge ose nje pjese hekurudhe ose nje port i vogel i ndertuaar teresisht nga privati ,per mungese buxheti ,por jo nje rruge qe eshte ndertuar nga shteti me taksat e qytetareve shqiptar ,qe i ka varferuar ato ,dhe aq me keq kur mendohet ,qe te investohen dhe 20 milion $ te tjera . Ka me kodoshllek ne harxhimin e parave te shqiptareve . Qeveria e sotme mori pushtetin se shqiptaret u mbyten nga korrupsioni dhe vjedhja e qeverise se kaluar te PD . Po beheni gati qe populli tju japi termen dhe ju ,se ju dilni hapur kunder interesave te shqiptareve .Dyshoj se mbrapa emrit te kompanise koncensionare do jete ndonje figure politikani .Parlamenti duhet te mos e miratoj kete koncension prej hajdutesh te pa skrupullt .

  4. Pelasgian says:

    Vjedhje ne energji , vjedhje ne infrastrukture , vjedhje ne porte , vjedhje ne dogana , vjedhje ne shendetsi , VJEDHJE KUDO !!!!!

    Duhet t’ia besh sikud dikur Armenet , kallashin krahut dhe ti sharrosh brenda ne kurvament , te “djathte e te majte”!

    VRITE , SHARROJE , RAMEN QEROJE

    VRITE ,SHARROJE , RAMEN PUSHKATOJE

  5. gjembi says:

    ZHVILLIMI I TEKNOLOGJISE SE HAJDUTERISE NE KETE QEVERI KA NJE EMER LEVIZJA SOCIALISTE PER “RAKI”.
    KETA HAJDUTE THANE SE DO TE MBYLLIN PER 6 MUAJ TE GJITHE AKSET RRUGORE TE PAMBARUARA.KU JANE?KU ESHTE RRUGA TR- ELBASAN?U DASHKA TENDERUAR NGA E PARA ?PERSE? PER MONEY? SEGMENTI PLEPA -RROGOZHINE PO I DEL SHTRESA E ASFALTIT DHE ENDE SESHTE MBARUAR.ETJ ETJ.UNE QE PO SHKRUAJ PO PLAKEM DHE ENDE NUK PO I SHIKOJ TE MBYLLURA RRUGET E KETIJ VENDI NE NJE KOHE QE SHPENZIMET PER RRUGET JANE MARRAMENDESE.MJERE PER TY O POPULL SA REHAT QE JE , VARFERI E SKAMJE DHE VOTEN PRAPE E JEP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje