OSHEE publikon raportin e 9-mujorit, ulen humbjet me 25 përqind

17 Tetor 2015, 13:25Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka publikuar të dhënat e treguesve të muajit Shtator dhe rezultatet progresive të 9-Mujorit të këtij viti.

Sipas OSHEE është regjistruar një rekord historik përsa i përket uljeve të humbjeve.

Niveli i arkëtimeve në total, si 9-mujor ka arritur në rreth 500 milion USD ndërsa vetëm në muajin Shtator rezulton të jenë arkëtuar 52 milion USD.

Krahasuar me të njëjtën periudhë 9-Mujore të vitit 2014 janë arkëtuar 150 milion USD më shumë ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 200 milion USD më shumë.

Në Shtator 2015, humbjet zbritën në nivelin 25.3%. Krahasuar me Shtator 2014 kemi 6.4 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 9.8% më pak humbje.

Humbjet në total si 9- Mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31.1 %, nga 38.7 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 43.4% të regjistruara në 9- Mujorin e parë 2013.

Bazuar mbi ecurinë e rezultateve, kompania po e zgjeron planin e saj të investimeve nga fondet e veta. Shuma e planifikuar për investime në këtë vit ka arritur në 70 milionë USD dhe nga të dhënat e fundit rezulton se realizimi i investimeve është në masën 61%.

9 komente në “OSHEE publikon raportin e 9-mujorit, ulen humbjet me 25 përqind”

  1. njesia says:

    Ca raportimi eshte ky! Sa i ke ulur detyrimet ndaj furnitoreve apo sherbimeve qe ka shoqeria? Si rit invesrimet nderkohe qe je i mbytur ne borxhe! Sa e ke koston e borxhit, apo se shoqerite kesh e osst po i falimenton duke mare borxhe per te permbushur detyrimet e tyre dhe oshee ben investime pa nje analize financiare. Beni punen se ju jeni te fundit qe duhet te reklamoni aritjet

  2. Argita_B says:

    Jane arketuar 150 milion me shume se para nje viti, po a perfshihen ne kete shume faturat e prapambetura ne vite, kamatat per vonesat ne kete shifer apo jo?! Nese po atehere do te thote se nuk jane ulur realisht humbjet me 25% pasi jane thjesht arketime prociziore te kufizuara ne kohe.

  3. al paci says:

    Nuk na sqarojne fare, nga kan ardhur keto 150 miljon usa, nga reduktimi i humbjeve, nga faturat e prapanbetura, apo nga administrim i mire dhe pagesat qe kan bere qytetaret per kete 9 mujore. Oshee duhet te japin nje raporte me te detajuar se sa ka mbledhur nga faturat e prapanbetura, dhe sa me shume ka mbledhur nga ky 9 mujore. Se po qene keto 150 miljone vetem nga faturat nder vite qe sishin paguar do te thote qe cdo gje eshte ne vende numero.

  4. Lili says:

    Duhet qe shoqeria civile te bejne edhe ajo punen e vete Duke kontroluar shifrat qe na jep oshee! Cka Jane e si i Kane gjetur keto?transparence nuk ka hiç mbasi publiku nuk kupton nga keto deklarime a kemi shpenzuar rryme ma pak a ma shume?a kemi shitur jashte ma pak a ma shume? E mbasi nuk kemi gazetat me bâ punen e tyre duhet nje shoqate si neper boteper te kerkuar keto te dhena!sa kishim prodhim ne dallje te hydocentraleve e sa u fakturuan ? Humbjet Jane diferença ndermjet prodhimit te rrymes nga hydrocentralet e ajo rryme qe in fine i fakturohet qytetarit…pra sa kemi prodhuar megaw e sa kemi konsumuar? Di gje oshee per keto qe edhe ne t’i krahasojme apo bene shumezime me lisa e fshisa?

  5. pop says:

    une shikoj pune tr mire dhe
    permiresim muaj pas muaji te uljes se humbjeve. osshe ka be pune te shkelqyer. ka akoma per te be. dhe nese cdo muaj uljet jane ulur kjo eshte arritje se trendi vazhdon. po hajdutet e dritave do sulmojne se nk duan te pqguajne.

    1. Lili says:

      Problemi eshte se nuk dîme a Jane pare nga zvogelimi i humbjeve apo pare nga rritja e cmimit te rrymes? Sa kemi konsumuar energji sa kemi prodhuar?di kush te na tregoje nje bilanç ?

  6. Hamza says:

    Per mua OSSHE nuk ka bere pune te mire pasi cdo gje fillon per sa harxhon paguan dhe nuk duhen te jene faturat afrofe .Nuk me duhet se ku ka investuar OSSHE se per mua si popull eshte institucion privat dhe keshtu duhet te funksionoje per te patur rezultate si biznes.OSShE nuk ka investuar ne paisjen e matesve te energjise por lufton te arketoje te prapambeturat pa e ditur problemin e fenomenit.Lufton te dhuna pa e ditur se ku eshte problemi.Kjo nuk eshte zgjidhje.OSSHE duhet te funksionoje si nj tregeti me pakice (private)kundrejt mallit te mateshem te mare te behet pagesa .Kontratat duhet te jene me konsumatorin dhe OSSHEN te dyanshme detyrimet dhe te drejtat .Zbatohen vetem detyrimet dhe jo te drejtat qe ka konsumatori.Vazhdon me psikologjin e para 1990.
    OSSHE duhet ta ndertoje punen e saje si person juridik private (Ekonomi e tregut te lire)dhe jo si institucion shteteror duke perdorur mekanizmat shteterore sepse gjithmone ne kete menyre (ne pamjen e pare dele e fituar)do te dale e humbur.Po vjene koha qe dhe OSSHE me resurset qe ka te dale jashte kohe
    Ne qoftese vazhdone keshtu dhe shteti (ligjevenesit qe per mua jane provizor …4 vjecar) nuk mund ta ndalin zhvillimin ose ekonomin e tregut ,pamvarsisht ngjyrave politike te drejtimit.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    OSHEE te dergoj tvsh-ne ne sistem,te vendos aparatet si gjithe te tjeret,ti pajis qytetaret me kuponin tatimor.

    Mjaft vodhet !

  8. bra,ho,ho says:

    Shum raport i mire,per gazetaret,fshataret e pa shkolle dhe per te shkolluarit e fillores.

    Akoma nuk e hoqet kete llogjik propagandistike koperativiste ku gjithmon per doganat ritet arketimi ndersa per energjine ulen humbjet. Vetem ai borxhi i shkret ritet gjithmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje