Nga Irida Feshti
Në 1-vjetorin e nisjes së aksionit për mbledhjen e borxheve nga debitorët e energjisë elektrike, Zv/Ministri i Energjisë dhe Industrisë e ka quajtur të suksesshme, reformën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare në këtë sektor.
I ftuar në studion e Tema Tv,Zv/Ministri i Energjisë Ilir Bejtja tha se ky aksion i ka dhënë rezultatet ne sistemin Elektroenergjitik Shqiptar dhe se performanca e KESH-it është totalisht e rritur.89 % e familjarëve shqiptare dhe 93 % e bizneseve paguajnë rregullisht faturën e energjisë elektrike,ishin shifrat e deklaruara nga Ministri.Sa i takon marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet KESH,OSHEE dhe Hec-eve private,ministri tha se gjithcka po shkon drejt shlyerjes së detyrimeve dhe se aktualisht KESH nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj Hec-eve Private.
I pyetur për akuzat e opozitës për aferën e CEZ,Zv/Ministri i cilësoi ato teknika adhamudhiane dhe një gënjeshtër të madhe të kreut të opozitës ndërsa raportin e KLSH-së për energjinë e quajti politik dhe të pavërtetë.
Zv/Ministri shkoi edhe më tej kur u shpreh se strumbullari i gropave në sektorin e energjisë të cilat qeveria shqiptare vazhdon t’i mbushë edhe sot,janë ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i PD Lulzim Basha.
576×324
– See more at: http://www.tematv.al/video/ebtKbRo4CRyPAZC#sthash.ZXL7Nle9.dpuf