Fituesi i tenderit për koncesionin e rrugës Durrës – Kukës do të përzgjidhet në bazë të ofertës së tarifës që kompania do të vendosë për qytetarët, te cilët do të kalojnë ne këtë rruge.
Tenderi u shty edhe me dy javë të tjera për shkak të kërkesave që kishin bërë 4 kompanitë ofertuese pasi nuk kishin bërë ende gati vlerësimin financiar.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, sqaroi se ende nuk dihet se sa do të paguajnë kalimtarët e këtij aksi, por tha se vlera e investimi i firmës që do e marrë mirëmbajtjen e saj është e konsiderueshme, raporton Vizion Plus.
Ndërkohë, Ministria e Transporteve ka arritur që të zgjidhë konfliktin me firmën “Aktor”, e cila është duke përfunduar rrugën nacionale Tiranë – Elbasan.
Ministri Haxhinasto tha se mungesa e studimeve për lëvizjet sizmike dhe rrëshqitjen e dherave kanë sjellë këtë situatë, por kostot për ndërtimin e këtij loti do t’i ngarkohen kompanisë.
Vetëm 11 kilometra larg kryeqytetit, shqiptarët duhet të udhëtojnë në një rrugë mjaft problematike për shkak se firma, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e saj ka afro 7 vite që nuk po e përfundon.
Ministria pati një përplasje me kompaninë, ndërsa vetë Ministri i Transporteve deklaroi se nëse nuk zbatoheshin afatet e punimeve qeveria shqiptare do të zgjidhte kontratën.
Tani kemi 2 Qeveri :
Qeverine Rama qe vjedh me terezi
dhe
Qeverine Meta qe vjedh me babëzi
Si paska 7 vjet qe nuk e perfundon rrugen, o gazetar i bythes, kur rruga Tirane – Elbasan ka filluar me 2012? Alvane mallaka!
Kompania qe ka ardhur ne kohen e Berishes, beri shume pislleqe ne ate rruge. Me mire tja heqin fare koncesionin asaj kompanie ta hedhin ne gjyq
Rrug shum cilesi cop cop, si su bo i rrug tamon