Flet Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë: Ne do të vazhdojmë të lobojnë që ndryshimet në Kodin Penal, të cilat po miratohen me procedura të përshpejtuara, të mos kalojnë në Kuvend…
Qeveria ka propozuar disa ndryshime (që po diskutohen edhe në Kuvend) në Kodin Penal, ku parashikohen ashpërsimi i dënimeve në rastet e kontrabandës, mosdeklarimi i mallrave në doganë, deklarimi i rremë, etj., si i gjykoni?
Propozimet e fundit që bëhen për të ndryshuar Kodin Penal urojmë që të mos kalojnë, do të kërkojnë të miratohen me shumicë të cilësuar (3/5) të deputetëve. Dhoma e Tregtisë i ka analizuar me shumë kujdes këto propozime jo vetëm në një analizë të brendshme, por edhe me anëtarët e saj, sipërmarrës që ushtrojnë aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, si dhe me ekspertë e analistë të ndryshëm. Të gjithë janë të mendimit se këto janë masa të paprecedenta e aq më tepër që merren në një vend ende në zhvillim, ku tërheqja e investitorëve të huaj është kusht i domosdoshëm për buxhetin, për profilin që duhet të krijojë një vend që synon të zhvillohet përmes sipërmarrjes private.
Nenet e propozuara ashpërsojnë maksimalisht dënimet administrative. Kodi Penal deri më sot nuk parashikonte dënime penale, pa kaluar dënimet administrative. Ky është një kapërcim që bëhet në shkelje të rëndë edhe të parimeve kushtetuese, pasi nuk mund të kemi dënim penal për vepra që në fillim dënohet nga ana administrative. Kjo mund të ndodhë nëse është marrë më parë ndëshkimi administrativ dhe pastaj është përsëritur.
Në këtë mënyrë nuk bëhet asgjë tjetër veçse rëndohet klima e të bërit biznes, por edhe ekonomia shqiptare, e cila do të futet në një rreth vicioz, pasi nuk do të ketë më nisma, sipërmarrësit do të jenë të pezmatuar në zgjerim, por edhe në ushtrim aktiviteti. Gabimet janë njerëzore dhe nuk mundet që për gabimin e punonjësit të ndëshkohet sipërmarrësi. Kjo është e patolerueshme dhe e pafalshme. Ligji është shumë i ftohtë dhe i prerë.
Në këto kushte a mund të rriten shanset për korrupsion në administratën publike?
Po, ky është burimi më i mirë për të pasuruar administratën publike. Në kushtet e një presioni më të madh, korrupsioni do të arrijë në nivele shumë të larta, gjë e cila do të çojë në një kolaps të plotë komunikimin mes qeverisë dhe sipërmarrjes.
A do të cenohet konkurrenca me vendet e rajonit?
Është më se normale. Sipërmarrësi për vetë profilin që ka orientohet nga lehtësitë e të bërit biznes, por edhe nga paketat atraktive që ofrojnë vendet e tjera. Të mos harrojmë që ne jemi shumë keq me paketën konkurrenciale në krahasim me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bullgarinë. Kjo e fundit ofron paketën më tërheqëse në rajon dhe në Europë për sipërmarrësit.
A mund të vihemi përballë rrezikut të largimit të kapitalit vendas?
Jo vetëm kjo. Unë e shoh me shumë rrezik këtë tendencë të mazhorancës aktuale për të penalizuar sipërmarrjen private. Është hera e parë që në 25 vite krijohet dhe ngrihet në mënyrë të ristrukturuar institucioni i “hakmarrjes”, mllefit dhe urrejtjes. Askund nuk është parë që të paragjykohet në mënyrë të tillë sipërmarrja e lirë. Është rruga më e gabuar që mund të ndiqet. Në normalitet ne duhet të jemi “shërbëtorë” të sipërmarrësit privat që merr nisma dhe ndihmon në uljen e papunësisë. Ne sugjerojmë dhe propozojmë që jo vetëm këto masa të mos aplikohen, por të ketë liberalizim dhe lehtësim të masave penalizueze, qoftë edhe për gjobat. Nga ana tjetër të përjashtohen të gjitha veprat që kanë tendencë për të rënduar situatën e sipërmarrjes private. Ne do të vazhdojmë të lobojnë që, këto ndryshime të cilat po miratohen me procedura të përshpejtuara, të mos kalojnë në Kuvend./Monitor
Ne Shqiperi duket normale te mos paguash taksa, sepse Sala krijoj anti shteti
Ne perendim dhe USA instuticioni i taksave eshte shume i fuqishem, dhe kjo duhet te ndodh edhe ne Shqiperi
Biznesi i ndereshem duhet te jete ne mbeshtetje te fuksionimit te institucionit te taksave dhe shtetit ligjor
Biznesi i ndershem duhet te jete ne mbeshtetje te pagimit te taksave dhe kjo eshte nje evidence. Problemi qendron ne projektligjin e ri ku parashikohet gjithçka, ashpersohet kodi penal per biznesin qe nuk zbaton ligjin fiskal, po ka mungese totale te ashpersimit te ligjit per kontrollorin ne rast abuzimesh me qellim te perfituar para nepermjet presionit!! Nese kjo qeveri parashikon ne menyrete qarte te denoje kondrabanden, evazionin, duhet dhe te parashikoj qartesisht me ligj te ndeshkoje pjesen e korruptuar te administrates qe drejton po vet. Nuk kam degjuar ndonjéligj te propozuar nga qeveria Rama per te ashpersuarligjin dhe kodin penal per korrupsionin e funksionare e te lartete shtetit, duke filluar nga qeveria!!
Jetojme ne shtetin me te korruptuar ne Europe, qeveria aktuale akuzonte qeverine e Berishes per korrupsion, dhe sot qe eshte ne fuqi prej dy vitesh nuk ka asnje peshk te madh ne burg!!! Kur Rama te denoje multimilioneret deputete ish ministra apo ministra aktuale te cilet jane pasuruar vetem duke punuar ne administrate, atehere i jepet e drejta morale nga shoqeria qe te ndeshkoje dhe shotesin e farave ne rruge qe nuk pret kupon tatimor.
Rama sot eshte i rrethuar dhe bashkeqeveris me njerez te lidhur me krimin, keshtu qe nga ky moment ka humbur çdo te drejte legjitime ne syte e votuesit qe i besoj per nje shoqeri me te mire, me pasesore, me humane, me te begate.
Ne dy vjet qeverisje Shqiperia eshte e njeta me Shqiperine e Sali Berishes, ky eshte fakt qe e jetojne te gjithe shqiptaret.
Rama te dali ne teren per te pare si jeton shqiptari ne te vertete e jo te kaloj kohen duke bere batuta me Salen e Zhozin ne parlament.
ABC e demokracise jane te drejtat e njeriut ne raport me detyrimet qe kerkon qeveria.duhet proporcionalitet dhe racinaglizem jo represion por klime e ngrohte per biznesin se ai te mba si shtet pra duhet trajtuar si zotni jo si kriminel menjehere.
HAJDE NJEHERE NE GJERMANI TE SHOHESH Ç´BEHET O ZOTI JAKA. PO TI QE TE JESH I MENCUR DUHET TE PERKRAHESH QEVERINE,PSE PO NUK DO KETE SHTET ,TI DHE ATA QE TI MBRONE ,DO HUMBIN JO VETEM PARATE E FIRMEN,POR DHE KOKEN. HARROJENI METODEN GREKE QE ISTALOI BERISHA NE VEND E TANI AKUZON RAMEN.OSE SHTET OSE NJE KOMB DREJTE VDEKJES.
O jaka ! Po ti dhe shume bisnesmen e keni vendin ne burg!
Biznesi eshte totalisht i pambrojtur nga sindikata, sepse te gjithe jane te “blere” dhe ne servilosje te qeverise…Le te kujtojme disa pika te “vogla”, perkunder asaj qe u shpall ne fushaten elektorale…Tatimi mbi fitimin, nga 10%, u be 15%…Tatimi i shitjes se pasurive te palujtshme, nga 3%, u pesefishua ne 15%..Taksa e qarkullimit te automjeteve, dhjetra dhe qindrafishohet, kjo ne baze te sasise se karburantit te kunsumuar nga subjektet e ndryshme…Pa permendur shume cicmice te fshehura, te cilat miratohen fshehurazi, per detyrimet doganore, etj..etj.. Kush u ngrit nga perfaqesuesit e biznesit, qe t’i kundershtoje???!!!…Kjo nuk justifikon absolutisht ata biznese qe krijojne evazion ne forma te ndryshme…Te mos harrojme se ,buxheti i shtetit realizohet nga biznesi….Humbja e shpreses dhe deshira e brezit te ri per t’u larguar nga vendi, jane ne te njejten frekuence me optimizmin e biznesit…
Te gjithe ju qe e mbeshtesni burgun per bisnesin jeni vetem ca parazite,qe mendoni se fukaralleku juaj rrjedh nga evazioni.
Te miratosh ligje te ashpra duhet qe ligjet te behen te perceptueshme nga populli.Ndersa me kete administrate te pa afte dhe militante,keta lloj ligjesh kthehen ne mjet korupsioni,konkurence te pa ndershme dhe nxjerje mllefesh.
Ne kohen e Enverit,militantet dhe te pa aftet,xhelozine dhe urrejtjen ndaj njerezve punetore dhe te afte e nxirnin duke u hequr besnike te partise dhe duke shpifur e spiunuar ndaj njerezve te afte dhe punetore.
Kjo do ndodhe dhe tani.
Nuk ka njeri durim te lexoje budalleqet qe thote kryetari i mafjes se dhomes se tregtise. Ky person po ndjek rrugen e sistemit te drejtesise, qe jane hedhur ne sulm kunder parlamentit, per mos pranuar reformimin e drejtesise. Domethane per mos me bo drejtesi.
Mire e ka ky Jaka, mund tebeje kontrabande, mund te kaloje mallra pa dogane, mund te bejne edhe deklarime te rreme e te tjera marifete si keto dhe qeveria duhet tu ferkoje koken, bile mund edhe te dekorohen nga Nishani i presidences, sepse ne fund te fundit jemi vend ne tranzicion e ne zhvillim. Te bukur zhvillim qe dashka ti sjelle vendit ky Jake. Kete fare ka mbjelle berisha , qe cirret bashke me lulushin cdo dite ne mbrojtje te ketij informaliteti e te ketyre monstrave biznesmene.