“Standard & Poor’s”: Reforma në energji ka qenë e suksesshme

22 Tetor 2015, 10:49Ekonomia TEMA

Në raportin e vlerësimit publikuar nga Standard & Poor’s nënvizohet suksesi i reformës së ndërmarrë në sektorin energjitik në Shqipëri.

“Qeveria po forcon institucionet fiskale dhe menaxhimin e sektorit fiskal. Deri më tani, reformat janë kryer në sistemin e pensioneve, qeverisjen lokale, administratën e taksave dhe sektorin energjitik. Veçanërisht, reformat e ndërmarra në sektorin energjitik kanë qenë të suksesshme për rritjen e të ardhurave çka ka ulur presionin e sektorit ndaj Buxhetit”, shkruhet në raport.

Agjencia vlerësuese e parametrave ekonomikë, “Standard&Poor’s” konfirmoi renditjen “B/B” të kredisë afatgjatë në monedhën vendase dhe të huaj për Shqipërinë.

Me këtë vlerësim, sipas saj, faktorët sovranë të kreditit në Shqipëri janë gjerësisht të paprekur. Opinioni pozitiv pasqyron potencialin në rritje që agjencia sheh në performancën fiskale të Shqipërisë. “Përmirësimet fiskale do të varen nga normat më të larta të rritjes ekonomike nga viti 2015. Në të njëjtën kohë, ngadalësimi i vrullit të reformave mund të pengojë rritjen ekonomike dhe anasjelltas”, thuhet në një deklaratë. “S&P” pret investime të larta, kryesisht nga hidrocentralet dhe projekti i gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline në vitet 2016-2018.

 

2 komente në ““Standard & Poor’s”: Reforma në energji ka qenë e suksesshme”

  1. Eri says:

    Mos mashtroni kaq hapur se tenori permbledhes i raportit ishte se te ardhurat nen qeverine Rama jane shume te ulta. Rilindjes i doli boja per 2 vjet e i ka ardhur fundi, por kush do zere vendin e tyre thuaj, se PD eshte e marrme fund.

  2. KORÇARI says:

    PO KA QËNË ME SHUMË SUKSES PASI U SHIT PASURIA KOMBËTARE SHQIPTARE, TEC-et, HEC-et, PORTET, AERODROMET, ENERGJITIKA,UJESJELLËSAT etj, etj, PAS DISA VITESH TË SHIKONI KUR TË SHITEN EDHE LUMENJTË DHE S’DO TË KEMI TË DREJTË TË LAHEMI ATJE,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje