Ndërsa kredia për ekonominë e brendshme është rrudhur, bankat shqiptare kanë dhënë gati 500 milionë dollarë kredi për bizneset e huaja, kryesisht në vendet fqinje.
Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se tregu financiar është duke u përballur së fundmi me rritjen e shpejtë të financimeve që bankat shqiptare janë duke dhënë për bizneset jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Maqedoni, Kosovë dhe vendet e tjera fqinje.
Sipas Bankës së Shqipërisë nga 30 miliardë lekë që ishte në qershor të vitit të kaluar, kredia për bizneset e huaja gati u dyfishua duke arritur me 58 miliardë lekë në fund të qershorit të këtij viti. Kjo do të thotë se shtesa e kredisë për bizneset jashtë Shqipërisë në harkun kohor të një viti ishte 7 herë më e lartë se sa kredia që u dha për ekonominë e brendshme .
Kreditimi i drejtëpërdrejtë i bizneseve të huaja nuk është një fenomen i ri, pasi ka ekzistuar edhe më parë, por në shifra shumë më të vogla. Por pse bankat po preferojnë që një pjesë të mirë të kursimeve të shqiptarëve ta kanalizojnë në kredi për kompanitë e huaja? Sipas Bankës së Shqipërisë arsyeja kryesore është kërkesa e dobët nga biznesi vendas, por edhe projektet jo cilësore të investimeve, që gjeneron ai.
Dalja masive e kapitalit jashtë, tani jo vetëm në formën e depozitave që bankat shqiptare vendosin tek mëmat e tyre, por edhe si kredi e drejtëpërdrejtë për bizneset e huaja, reflekton veç kërkesës së dobët edhe faktin se bankat perceptojnë pasiguri në tregun e brendshëm, ndonëse, sipas BSH, situata financiare e tyre dhe gjendja e likuiditetit është përmirësuar ndjeshëm./ TCH
natyrisht qe keshtu do ndodhe.
Te merr ne telefon nje agjente e bankes Raiffeisen dhe te pyet a do te kalosh parata e tua ne fond investimesh ? dhe ti e pyet nese garancia eshte sa ajo e bankes? Ajo te pergjigjet:JO, dmth se parat e tua kane risk. dhe ti preferon ti mbash poshte dyshekut dhe investimet jane per lesh, drejtesia dhe siguria jane per lesh, ekonomia akoma me lesh vetem ekspozitat dhe tenderat per shtepi me gjethe per zyra ministrie…jane per pambuk… vaj medet – si thote kryeministri piktor
Po Banka e Shqiperise çfar ben ? Eshte kjo ne linjen e nje politike monetare te drejte,apo ka vend per shqetesim,sepse eshte abuzuar ?? Gazetari duhet te shkoje tek Guvernatori,ta pyese e te informoje publikun….Ilir
Bankat preferojne qe te japin kredite e tyre ne vende te tjera, sepse ata e dine shume mire qe politikat ekonomike te qeverise Shqiptare ndaj biznesit vendas, po e fundosin ate dhe shancet per shlyerjen e kredise nga keto biznese ne keto kushte jane zero. Ekonomistet Rama dhe Cani, pasi shkelqyen ne te gjitha fushat e jetes se tyre, tani po dergon ekonomine e ketij vendi ne nje stad te papare zhvillimi, i cili mund te krahasohet me Haitin.
C’na qenka kjo pasiguri,qe na e thote lajmi, me gjendjen e likuiditetit te permiresuar ndjeshem !?!?!? NONSENS.