Pasi ka dështuar ankandi i planifikuar të mbahej në 15 qershor për shitjen e kompanisë së falimentuar Volalba, ambientet e prodhuesit të dikurshëm të tullave do të dalin sërish në shitje.
Administratorja e falimentit Shpresa Breçani ka njoftuar se ankandi do të zhvillohet në Ambjentet e Gjykatës së Rrethit Gjygjësor Tiranë, Kt. 3, Salla nr. 5, në datë. 28.10.2015 ora. 15:00. Çmimi i shitjes është 2,666,440 Euro.
Në krahasim me ankandin e mëparshëm të qershorit, kur shpallja ishte me rreth 6 milionë euro, çmimi i shitjes është përgjysmuar.
Falimenti
Kompania me kapital italian “Volalba” ka shpallur falimentin që në fillim të vitit 2013.
“Volalba” ishte biznesi më i madh në vend i prodhimit të tullave, i cili nisi aktivitetin rreth 15 vite më parë në ish-fabrikën shtetërore të tullave, në Lushnjë. Por megjithëse është ndër të parat që ka hyrë në treg dhe gjithashtu më e madhja, ajo është gjithashtu e para në largimin nga ky sektor duke shpallur falimentin.
Ish-drejtuesit e kompanisë kanë pohuar se shkaku kryesor që çoi në performancën tepër negative të kompanisë ishte kriza e thellë që ka goditur sektorin e ndërtimit dhe si pasojë, pamundësia për të ruajtur shitjet në treg. “Kemi shënuar rënie të xhiros nga viti në vit që prej 2008-s. Kriza e ndërtimit ishte ajo që na dha goditjen”, pohonin drejtuesit e shoqërisë “Volalba” në vitin 2013.
Sektori i tullave është ndër sektorët më të goditur në biznesin e materialeve të ndërtimit, i cili jo vetëm përballet me një krizë të thellë të likuiditeteve për shkak të borxheve të mëdha nga klientët e ndërtimit, por edhe nga mbiprodhimi, në kushtet kur numri i firmave që prodhojnë tulla u rrit me shpejtësi gjatë viteve 2007-2009.
Pronat në shitje
Sipas raporteve të blerësuesve të pavarur janë disa prona në shitje, nga Shoqëria “Volalba Sh.p.k, shoqëri në falimentim
Truall+ndertese ne Allprenaj, Lushnje
Prona objekt vlerësimi përbën 19 pasuri “Troje dhe Ndërtesa” të cilat ndodhen brenda të njejtit rrethim dhe funksionojnë si një e tërë, me destinacion Fabrikë prodhimi tullash “Volalba”.
Fabrika eshtë ndërtuar në v.1980 dhe është vënë në funksionim në v.1985 si fabrikë tullash.
Aktualisht për rreth 2 vjet kjo fabrikë nuk punon dhe është amortizuar ndjeshëm.
Vlera e Tregut të Lirë të pronës Traull dhe Ndërtesa vlerësohet, rreth 3.36 milionë euro (2.6 milionë euro ndërtesa, 23,677m2 gjithsej.
Dushk Lushnjë
Prona objekt vleresimi përfshin pasurië e llojit Truall dhe Ndertesë,me nr.pasurise
245/22,dhe sipërfaqe të pergjithshme 1000m2, nga të cilat 70m2 jane ndertësë në Dushk, Lushnjë. Nga kqyrja në vend rezulton se ndërtesa është krejtësisht e amortizuar. Vlera totale e kësaj prone është 17 mijë euro, sipas raportit të vlerësuesit të pavarur.
Spitallë, Durrës
Pasuria truall + pasuria Ndërtesë nr. 27/60 vol 16 faqe 74 në Spitall, Durres; Siperfaqja e truallit 4342m2; Siperfaqja e ndërtimit 1901m2
Vlera totale e pronës truall+ndërtesë në Spitall, Durres, në pronësi të shoqërisë “Albapel”, është 1376490 euro./ Monitor
kush budalla hedh kaq lek per ato ndertesa me tulla qe svlejne asnje qindarke hajde te japi ndonje fermer nja njeqind mije euro per bagtite ose pulari njerez te cmendur
Jo vetem aq po thuaj cila bank u jepte kredi ketyre me ato ndertesa e teknollogji?????