Gjiknuri fton biznesin e Hong Kongut të investojë në fushën e energjisë

28 Tetor 2015, 09:59Ekonomia TEMA

Gjatë vizitës së zhvilluar në Hong Kong si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri mbajti një fjalë në forumin “China Energy Fund Committee” ku merrnin pjesë zyrtarë shumë të lartë të Hong Kongut si dhe përfaqësues nga bizneset më të rëndësishme në sektorin e energjisë.

Gjiknuri deklaroi se Shqipëria po krijon një treg të qëndrueshëm në sektorin e energjisë ku të mund të nxisë investimet serioze. Sipas tij, ka histori suksesi se Devoll Hydropower, Ayen dhe Verbund.

“Po përmirësohet legjislacioni që të kalojnë nga skemat BOT në marrjen e riskut nga vet biznesi”, theksoi Gjiknuri.

Ai nënvizoi faktin se Shqipëria ka potenciale në burimet hidro, ndërsa aktualisht po investohet ndërsa janë 2-3 projekte të reja për hidrocentrale.

Shqipëria, në vlerësimin e ministrit synon që brenda vitit 2020 të jetë plotësisht e lidhur me vendet fqinje përmes linjave të interkonjeksionit çka do ta maksimalizojë mundësinë e shitjes së energjisë në periudhat e pikut.

Z.Gjiknuri u ndal edhe në sektorin hidrokarbur duke sqaruar se edhe aty ka potenciale të pashfrytëzuara. Ai njohu të pranishmit me rezultatet e garës për dy blloqet e fundit ku rezultuan fituese gjigandi Shell dhe israelitët e Delek Group.

“Duhet të mos harrojmë se gazsjellësi TAP e rrit sigurinë për Europën dhe e bën çmimin më konkurues. Me zhvillimet e reja të gjetjeve në Mesdhe , Shqipëria po kthehet gradualisht në një rrugë kyçe për furnizimin me gaz, në drejtim të Europës por edhe Kroacisë- Europës Qendrore”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ai ftoi investitorët e Hong Kongut që të shohin me interes edhe industrinë minerare ku Shqipëria ofron mundësi në shfrytëzimin e kromit, hekurit, bakrit dhe nikelit.

4 komente në “Gjiknuri fton biznesin e Hong Kongut të investojë në fushën e energjisë”

  1. elona says:

    Per cfare i fton?Qe pasi te marrin koncensionin me mln euro nen dore,te rropaten e te rripen neper zyrat qe i keni mbushur me debila te papergjegjshem e te paafte per te marre dhe 32 leje te tjera (qe duhet te ishin te perfshira qe ne momentin e nenshkrimit kontrates) qe zgjasin dhe 3-4 vjette tjera?Mos u lodh se s’ka lujt menc njeri te vije ketu ne albanistan,sa kohe te kete vetem hajduta e gjobevenesa ne krye te detyres.

  2. ministri says:

    O Gjik Nur, qe je ministri me i paafte ,pse nuk i fton ne Marinxe dhe patos qe te shohin se si shkaterrohet. nje shtet,se si shitet dhe blihet shqiperia ,por kinezev jepini mullinjte e eres se e keni shitur te gjithen,ska ngelur qoshe dhe toeke pa u shitur,amerikaneve,kanadezeve,italianev,grekerve,gjermaneve,anglezeve Frangajt,Fevzot ,Kocot pse nuk merren me energjine apo ja keni lene Balliut si specialist i supermashtrimit.Gjik Nur je kot fare,hajdut dhe mashtrues.

  3. gasper says:

    prit se po vjen njeri ne shqiperi, hajde mero hajde

  4. bra,ho,ho says:

    Shum mir,tani qe ka ikur dhe Cez-i,kane mundesine edhe keta t’ju japim ndonje lek.

    Bujaria dhe zemergjeresia shqiptare eshte e njohur ne te gjithe boten.

    Sigurimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje