Në janar nis shembja e stadiumit “Qemal Stafa”

28 Tetor 2015, 09:21Sport TEMA

Stadium i ri do të quhet “Arena kombëtare” dhe do të ketë 22 mijë vende.

Projekti i paraqitur nga Federata nuk do të ndryshojë raporton Shqiptarja.com, që citon Arben Dervishin, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pas 2-3 muajsh, ose më saktë në Janar të vitit të ri 2016 do të nisë që të shembet stadiumi aktual “Qemal Stafa”, mbi rrënojat e të cilit do të ngrihet stadiumi i ri.

Aktualisht jemi duke negociuar për koncesionarin.

Ndërsa përsa i përket projektit të stadiumit të ri “Arena Kombëtare” mund të them se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga projekti italian që kemi paraqitur”shprehet ai.

Të gjitha tribunat do të jenë të mbuluara.

Godina do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi, ndërsa 4 mijë metra katrorë do të vihen në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj.

Në anën veriore të stadiumit do të ngrihet një kullë e lartë, më një restorant ekskluziv të stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi.

Shembja mund të zgjasë për afro 6 muaj dhe me nisjen e Europianit të Francës mund të nisë ndërtimi i stadiumit të ri.

Përsa i përket financimit, Dervishi u shpreh se ende nuk është vendosur përfundimisht sesi do të jetë skema, por FSHF dhe qeveria do të japin pjesën më të madhe të shumës.

24 komente në “Në janar nis shembja e stadiumit “Qemal Stafa””

  1. Monaliza says:

    Stadium midis Tiranes???

  2. toni toni says:

    Komplimenta per ndertimin e stadiumit te ri! Kam nja 2 verejtje. Pse duhet nderruar emri stadiumit? Qemal Stafa perfaqson me se miri emrin e nje stadiumi, simbolizon rinin qe nuk kurseu as jeten per atdheun. Me te vertete stadiumet ne bote kane emra trwgtar por i kane se jame ndertuar nga investitore privat i cili ka zgjedhur emrin qe i duket me mire atij.Mos u nxitoni.
    se dyti, FSHF te ruaje te paprekur hyrjen e stadiumit qe eshte goxha e bukur dhe me vlera historike.

  3. E po kjo pune! says:

    ore njerez, po nuk ka vend tjeter per ta bere ate? E para…., duke e bere ne tjeter vend jashte Tirane, i jep impuls periferise diku mes Tiranes dhe Durresit (ky do ishte bashkim me vepra dhe jo llafe) dhe ngjizet metropoli Durana. Parkingu etj nuk do te jene problem me kete rast. E dyta…, nuk krijon kaos ne mes te Tiranes duke prishur cilesine e jeteses per mijra banore per muaj te tere. E treta…, konservohet nje stadium plot kujtime dhe mbresa dhe evente te shenuara sepse jane me qindra mijra sportiste qe kane kaluar neper te dhe miliona tifoze te zjarrte. E katerta…., Tirana duhet te kete nje stadium me shume dhe jo zevendesim stadiumesh! Prandaj shoqeria civile duhet te nderhyje dhe projekti te marre jete gjetiu. Flasim per rikthim ne identitet por nderkohe po shkaterrojme identitet!!!!! Ky stadium duhet te shpallet Monument Kulture.

  4. komunalja says:

    Ohhhh, po i ‘devijokan’ nja ca milione € me kete rast! Rrofte kombetarja!

  5. Dashi says:

    A ka kosto shembja???sigurisht qe po.Epo lereni dhe beni nje te ri diku tjeter..kur te jete mundesia thjesht beni rikintruksion te tij.Le te mbaje emrin qe ka,jane breza te tere rritur me te..!

  6. Bardh e zi says:

    Stadiumi “Q.Stafa” eshte pjese e historise dhe arkitektures se Tiranes dhe, si rrjedhoje, nuk duhet te prishet ne asnje menyre nen moton e njohur famekeqe: “Mbi ‘germallat e botes se vjeter do ndertojme Shqiperine e re”!
    Ky stadium natyrisht ka nevoje te pastrohet nga pislliqet dhe te modernizohet, por pa prekur karakterin e tij historik dhe arkitektonik.
    Gjithashtu, per arsye te vendndodhjes se favorshme ne qender te Tiranes, ky stadium perveç ndeshjeve sportive eshte shume i pershtashem edhe per aktivitete te tjera si koncerte ne ‘open air’, etj.

    Ndersa nje stadium i vertete kombetar futbolli me kapacitet 40,000-50,000 (jo 22,000 spektatore) duhet te vendoset ne periferi te kryeqytetit ne nje zone me hapsire te bollshme, psh diku midis Tiranes dhe Durresit, dhe me akses te lehte nga aeroporti. Perveç kesaj, hapesira e madhe ne periferi do te mundesoje vendosjen e nje zone te tere sportive (si psh pallat sporti per lojra me dore, pishina te mbyllura, etj.), fusha te hapura per te gjitha sportet kryesore, shkolla apo qendra sportive, ambjente rekreative, parkime gjigande, etj.
    Ky investim gjigand do te mund te realizohet me faza dhe me pjesmarrjen e sektorit privat ne formen e konçesioneve, kontratave te shfrytezimit apo menaxhimit, kontratave te qiradhenies se perkohshme, etj.
    Kjo do te hapte nje dritare afatgjate per biznesin si dhe do te kishte nje impakt te madh pozitiv per sportin dhe imazhin e Shqiperise…

  7. ina says:

    22000 mije vende??
    Pse kopsht femijesh do bejne prape keta?
    22000 vende eshte te tallesh me tifozet.

  8. urbanisti says:

    Vendim i shume i gabuar per te bere stadiumin e ri aty.Stadiumi i ri duhet ndertuar ne nje vend ku te shkohet lirshem me cdo mjet pa penguar funksionimin e pjeses tjeter te veprimtarise njerezore.Shume gabim.

    1. Arianiti says:

      More akoma nuk e kuptuat që atyre nuk ü interesin stadiumi por qëndra tregtare se atje janë paratë atje bëhet korrupsioni, atje mbushen xhepat. Po të bëjnë stadium në Vorë a Farkë çfarë do fitojnë, atje vetëm magazina ushqimi për kafshë e stalla lopësh mund të ndërtojnë.
      Do ndërtojnë dhe një kullë ngjeshur me stadiumin. ..e gjetën arsyen që të prishin fushën afër stadiumit se ka vite që u ha sytë mafiozëve ajo fushë bosh ku luanin fëmijët. Jozefina donte të bënte parlament me qpndër tregëtare te piramida, Rama para 3 muajsh donte të bënte hyrjen e parkut në formë pallatesh me shumë kate….tani do bëjnë qëndër tregtare me stadium brenda. Forca mos lini asnjë vend bosh mbushini me beton se edhe pak vite ju kanë mbetur.

      1. Arianiti says:

        Se harrova edhe Sala donte të bënte xhami me qëndër tregëtare ngjitur…këta të pangopur nuk kanë hall e derman pa futur një qëndër tregëtare në çdo vend që ka mbetur bosh.

  9. ivani i madh says:

    O bura se ju iku mandati dhe nuk volet dicka si Berisha me Lulushin ne rrugen e Kombit.Pasaj mireqenia eshte ngritur sa ska ku te veje dhe ky na mungon se stadiumet ne Shqiperi vetem kur luan kombetaria mbushen se ne ato te kampionatit ti hapesh dyerte e smbushen.Vidhni e perlani sa te mundeni se ky rast nuk vjen me pa populli le te vuaje e te mos plotesoje nevojat me minimale te jeteses.Kur te vine zgjedhjet dergoini brenda stadiumit te hane bar se per aq e doni kete popull.

  10. Kritizeri says:

    14 mije metra katror per biznes nga 5 mije euro metri bejne 70 milione euro e keto dalin per te ngritur dy stadiume te tille.Sa miliona do shkojne ne xhepat e Dukes e Kallamit???

    1. Pelasgian says:

      I ke rene pikes , kta se kan hallin te stadiumi por te toka qe ka stadiumi!

      Te shikojme se mos mer dicka edhe Frangaj , se afer stadiumit e ka ngrit nji kulle me LEJE TE EDI RAMES KUR ISHTE KRYMUT I TIRANES SE TANI ESHTE KRYEMUT I MBARE SHQIPKARISE!

  11. Beni says:

    Ky stadium duhet patjeter te fshihet dhe te transformohet ne park dhe fushe gjelberime per mushkerite e Tiranes. Eshte budallallek te rindertosh nje stadioum ne te njetin vend. E gjithe bota perendimore i bojne stadiumet ne OPerifer (do i shifni stadiumet e Frances ne 2016 ku ndodhen ne rrraport me qytetet) dhe jo ne mes te qytetit (pasi mund te kete edhe dhune mbas ndeshjeve etj etj, aq me shume te gjitha zyrat e Presidentit, Kryeministrit Hotele lluksose ndodhen per karshi te Q.Stafes ).
    Alla shqipetarçe kjo pune.Edhe kur ndertojne nje shtepi e nisin me nje themel 5 vjet, kati 1 3 vjet dhe soleta e shpifme (se jemi i vetmi vend ne europ qe bojme shpija me solet, shkoni ne Kroaci qe po thith te gjithe turizmin evropian pas kani frike te shkojne ne vendet arabe sot dhe 50 vitet qe vijne: shtepia karakteristike me çati dhe tjegulla te kuqe dhe jo me solet te shpifur pa dritare dhe pa qenef apo uje brend…sa turp).
    Stadiumi duhet te behet nga Sauku APO kAMEZA APO vORA DHE QE TE JETE I kapshem nga automjete apo autobuzet. Mundesisht nje kapacitet 30 – 40.000 vende se nuk kemi lek te bejme stadium çdo 5 apo 10 vjet.
    Ndertimet qe duhet te bojme sot (rruge, stadiume, spitale, magazina, porte, aeroporte etj etj) duhen parashiku per 3-4 brezat qe vijne dhe jo qe ti prishim pas 5 vjetesh.
    Faleminderit te postoni kete mesazh.

  12. Niku says:

    A i lexon Rama dhe Duka keto propozime…….lesh lesh…!

  13. fermeri frajer says:

    aaaaaaa bythqimat!
    ktu bje era kurvni!!!
    qender biznesi ne nji stadjum!!!!
    cudi!!
    dhe,ne mes te tiranes.
    pra po ti thjeshtojm gjerat ,kemi nji leje ndertimi per nji qender bisnesi ne qender te tiranes.
    arithmetika e thjesht kete thot.
    mbetet qe te shofim se kush do jet pronari i supermarkatove.
    bythqi doli edhe ky ed rama.
    bythqi sikurse gjyshi i vet tradhtar i kombit.
    e ka n gen shkerdhatnin.

  14. Na bashkoj kenga popullore says:

    E ddrejt stadjumi te rindertohet por jo ti ndryshohet emri,persa i perket emri arena Kombetare duhet qe te ndertohet nje stadjum tjeter dhe larg qytetit dhe te pakten me 50 mij vende sigurisht te financohet nga uefa kjo do ishte ideale, po stadjumi Qemal Stafa te mbetet gjithmon simbol

  15. Sali=Gaddafi says:

    replik me komentuesit,

    E para, emri Qemal Stafa ska lidhje me futbollin, emri duhet te ndryshohet patjeter, te respektohet kontributi i Qemal Stafes per atdheun ne menyra te tjera, por jo emri i nje stadiumi, se ska lidhje Qemal Stafa me futbollin.

    E dyta, per kapacitetin e Stadiumit, qe njeri thonte na duhet 40K-50K vende nuk e di si i nxirrni keto numra sikur jeni duke numeruar kokrra orizi, shqiperia me 2.8 milion banor i mjaftojne stadiume me kapacitet 10000 – 25000, nuk mund te besh stadium te madh vetem per 1 ndeshje ne 2 vjet, shikoni ndeshjen e fundit Partizani vs Skenderbeu ku Qemal Stafa nuk ishte mbushur, apo ndeshjen e europa league te Skenderbeut me Bishiktash ku Elbasan Arena nuk ishte mbushur, stadiumi sa me i madh te jete me shume shpenzime ka , ne ndertim e ne mirembajtje.

    E treta, thuhet qe te ndertohet diku tjeter dhe te mbajme germadhen si muze me qe aty kan luajtur shume futbollist, ka muze per kete pune, ku vendoset historia, dhe jo nje germadh ne mes te Tiranes, dhe cfare do mbajme ne muze, cfare trofesh kemi me kombetaren ne gjithmone ne kemi humbur me “nder” se nuk kemi arritur gje, arritja me e madhe e kombetares eshte kjo aktualia, te tjerat jan krenari e kote se ske arritur gje konkrete.

    Rendesi ka te ndertohet dhe te behet dicka e mire, dhe gjeja qe me pelqen me shume eshte se do jete 100% i mbuluar dhe tifozet nuk do behet me qull duke pare nje ndeshje po do e shohin si njerez, dhe kapaciteti mjaftueshem eshte, dyfishi i Elbasan Arena.

  16. andre says:

    Eshte stadiumi i pare kombetar. Eshte sikur arena e pare e ndertuar ne Athine apo Itali.
    Sic duket Barbari ka hypur ne pushtet. E shikojme edhe ne vendimet personale qe imponoi ne prishjen (e origjinaliteteve) e qendrave te qyteteve kryesore te vendit, me te ashtuquajturat pedonale, qe origjinen si fjale nuk e gjen dot ne shqip.
    Perse ky nenshtrim i specialisteve e fushes ndaj nje artisti dhe piktori medioker, por qe mashtrueshem ka veshur kostumin e pushtetarit me te madh.
    Te pakten te frenohen egot e cmendura per t’i vene emrin e tij gjithckaje kombetare.
    Duhet reaguar menjehere. Semundja e egos ka dale ne siperfaqe.
    Duhet kurruar urgjentisht!

  17. Epic says:

    Skandal. Po beni ore nje stadium jashte Tiranes pse duhet me hy ne qender te qytetit per te pare ndeshje ose kur ka nje ndeshje bllokohet i gjithe qyteti. Stadiumi duhet te jete ne periferi te Tiranes ku per cdo tifoz do te ishte e lehte te udhetonte aty.

  18. teoricjeni xix says:

    dilni ne protesta dhe mos e lejoni kte gje qe don te bejn oligarket.
    stadjumin e ri le ta ndertoj diku ne periferi shteti.
    ka plot vende ku ka akses me rrug. diku anes autostrades ku do ket edhe shesh parkimi te madh.
    jo stadjum atje se bllokohet qarkullimi.

  19. Shpresa V says:

    Dale nga dale po zhduket çdo gjurme historike e Tiranes. Pse nuk kishte vend tjeter jashte qytetit per te bere stadium te ri?

  20. Oberst says:

    Dukes se madh uk u intereson Stadiumi por hapesirat, shikoni…jane ndare hapesirat pa u mbaruar stadiumi…..Patjeter, hapesirat tregetare kane vlere ne ate vend te Tiranes, jo stadiumi.
    Ne vitet 80, vitet te arta te futbollit ne Shqiperi, rreth ketij stadiumi nuk mund te parkoheshin bicikletat se kishte pak vend, ndersa sot kur hapesiart jane ngushtuar ne maximumin e mundshem, do parkohen edhe makinat…se ne shqiptaret edhe per 100 m rruge ne Tirane dalim me makine.

    Rama i gjate tha se nuk do lejojme qe Luli i PD-se te ndertoje nje Qender tregetare me xhami, por nje Xhami pa qender tregetare…kur u diskutua per Xhamine de do te ngrihet ne qender te Tiranes….
    Po kesaj te Dukes bashke me Ty o zoti Rama cfare ti themi, nje Stadium me qender tregetare apo nje Qender tregetare me stadium….? Rrotullohen ngjarjet ne kete vend dhe te bien mbi surrat kur e ke me hile.
    Nje Stadium i Kombetares se Kombit shqiptar mes Tiranes dhe Durresit do ishte zgjidhja me e mire. Sa shqiptare do deshironin te shihnin ndeshjen Shqiperi-Serbi? Mbi 200.000…..Ne shqiptaret sot te vetmen ngrohtesi e sadisfaksion po na e jep ekipi kombetar i futbollit, e ju doni te ndertoni nje stadium me 22.000 vende, dhe ku, mu ne zemer te Tiranes. Mos u fryfshi qe te fryheni e te plasni duke vjedhur

  21. Billy says:

    Ore, po kaq budallenj me shumice paska Shqiperia?
    Nuk nderton me asnje shtet stadium ne mes te qytetit. Stadiumi ne Mynih eshte 15 km ne veri te qytetit. Ne Milano e Torino gjithashtu. Kudo po i largohen trafikut te qytetit. Bota nuk nderton me stadiume brenda qytetit.
    – O B U D A L L E N J ! O B U D A L L E N J !
    Lerini Qemal Stafen sic eshte dhe rikontruktojeni.
    – Eshte me piste Olimpike. Ku do ti zhvilloni garat e atletike?
    -Stadiumin kombetar ndertojeni diku ne mes Tiranes dhe Durresit. A do te bashkohen keto dy qytete ne te ardhmen dhe do te krijohet DURANA?
    -Duke ndertuar stadiumun jashte qytetit ka disa ane pozitive.
    1- Shmanget trafiku ne rast ndeshjes nderkombetare por edhe kombetare.
    2- Shmangen trazirat ne qytet ne rast acarimi te grupeve te tifozeve.
    3- Tifozerite mberrijne dhe largohen me lehte nga nje stadium jashte qytetit.
    Ndertimi i tij duhet te behet jo shume larg autostradave, prane aeroportit, portit detar, ku dikush vjen dhe largohet pa problem.
    -Por ne shqiptaret qenkemi budallenj te medhenj. Ketu politikat i ban mafia e biznesit. Ndryshoni mendje o te mjere.
    -A ka Shqiperia tifoze Kuq e Zinj. Ata tani duhet te duken. Te protestojne qe stadiumi te ngrihet diku afer VORES dhe te behet jo 22 mije vende por te pakten 50 mije vende. Per sot dhe per 50 vjet te ardhshem.
    He pra, ku jeni o tifoze Kuq e Zinj. Apo jeni Koqe Zinj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje