De Biasi, italiani i Shqipërisë që kishte nevojë vetëm për kohë

26 Tetor 2015, 21:07Sport TEMA

Gianni De Biasi. Lavdia, si të thuash, nuk vjen domosdoshmërisht duke marrë pjesë në Champions League apo se të vihet një pseudonim nga gazetat. . Vitet e fundit eshte kthyer ne gare dhenia pseudonimeve nga me te ndryshmit trajniereve te jashtezakonshem ose vetem te konsideruar te tille, duke i cmuar si te ishin schkencetare te futbollit. Po ç’mund të thuash për një njeri që e çoi një ekip Kombëtar si ai i Shqipërisë në Finalet Europiane i klasifikuar i dyti në një grup me Portogalinë dhe Danimarkën duke patur kënaqësinë të fitonte në Aveiro kundër luzitaneve (portugezëve) me rezultatin 0-1.

Dhe jo vetëm kjo. Më 11 tetor barazoi në Shqipëri me Danimarkën 1-1. Më 14 nëntor barazoi gjithmonë 1-1 me Francën, duke e mundur 1-0 më 13 qershor. Shenjë që Shqipëria është në gjendje të fitojë edhe kundër skuadrave më të shquara dhe që nuk do të shkojë për pushime në Francë, verën e ardhëshme. Për Kombëtaren e shqiponjës me dy krerë ardhja në stol e Gianni De Biasi nga Sarmede ishte më se pozitive. Madje mund të flisnim për një shock. Duam të japim një ide të ndryshimit? Kur Shqipëria stërvitej nga kroati Josip Kuzhe, më 6 shtator 2011 humbi në Luksemburg 2-1. Pas katër vjetësh flasim për Francën e mundur.

Nuk qe rastësi të pritej Gianni De Biasi me skuadrën në aeroportin e Tiranës nga një turmë që festonin siç nuk ishte parë kurrë në këto anë. E jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama doli te shkallët e avionit për ta pritur vetë e për ta përqafuar. E për më tepër Rama, duke folur në italisht, tha:

E di që tani do të të duan shumë të tjerë, njerëz e klube me më shumë para e traditë. Po ne nuk të lëmë: e kemi mësuar nga ty. Të falenderojmë që i dhe Vendit tonë këtë gëzim të madh e të falenderoj personalisht që ke dhënë shembullin e vyer që të vazhdojmë të ndjekim një ëndër kur të gjithë janë gati ta braktisin”.

Televizioni shqiptar, verën e kaluar shkoi në Sarmede, komunë me 3000 banorë në provincën e Trevizos, vendi i lindjes së Gianni De Biasi-it për të ndihmuar tifozët të kuptonin se cili ishte ky italian që në 2011, sapo mbërriti t’i thoshte skuadrës: mund të jemi të parët shqiptarë të bëjmë diçka të rëndësishme”.

I dërguari i TV përshkoi jetën e Gianni De Biasi-it që nga shtëpia ku ai u lind, më 16 qershor 1956, duke intervistuar miq, të afërm, komshinj dhe njerëz të lidhur me punën e tij si trajnier, madje dha edhe shtëpinë në të cilën jeton ende e ëma, duke i paraqitur publikut vëllanë e motrën e trajnierit. Një punë e rëndësishme, e bërë me kujdes, po që tregon punën e zakonshme të trajnierit, i cili tashmë u kthye në diçka më tepër se një personazh i thjeshtë në Shqipëri.

Gianni De Biasi është bërë qytetar nderi shqiptar për merita sportive, dhe u bë i famshëm nga laurea honoris causa për merita sportive, që iu akordua edhe në këtë rast në prezencë të Edi Ramës. Një burrë gjithmonë e më shqiptar, aq më shumë kur e sheh të këndojë himnin kombëtar në krahë të kapitenit Lorik Cana, lojtar i Lacios e sot i Nantës, e në krahë të Edi Ramës, para mijëra tifozësh që kishin dalë të festonin në Tiranë.

Meritë e metodës të tij se nuk është vetëm teknik. Giani De Biasi kërkon diçka më shumë nga lojtarët. Ia konfirmon Gazeta Sport-it:

“Kërkoj pjesëmarrjen e tyre për të nxjerrë në pah maksimumin, dua prej tyre gjithëpërfshirjen jo vetëm një përgjigje teknike”.

Duke parë rezultatet, përgjigjia ka mbërritur. Lojtarët e vlerësojnë, po festojnë, e duan. Kush e di, ndoshta edhe në Shqipëri, do të ketë pasur të thirrura në dhomat e zhveshjes. Po janë të gjithë kompaktë pranë trajnierit. Dhe çdo ndeshje është si të jetë finalja për ta. Dhe, po të kujtojmë Gianni De Biasi as nuk do të kish shkuar në Shqipëri. Gjithçka erdhi nga shkarkimi që iu bë nga skuadra e Udinezes, në vitin 2010:

“E vetmja keqardhje më mbetet Udine, ku nuk mu dha mundësia të punoja. Ishte një rast i shkëlqyer për mua, po nuk munda të shpjegoj se kush isha e çfarë desha të bëja. Nuk pata kohë”.

Kohë. Atë që e pati me bollëk në Shqipëri për t’u bërë më i madhi. Po jo vetëm aty. Gianni De Biasi ishte protagonisti me Spal nga 1997 deri 1999 me kalimin e estensëve në kategorinë C1 dhe fitoren e kupës së Italisë për Serinë C. Kryevepra e tij mbetet kalimi i Modenës, nga kategoria C1 në kategorinë A në tre vjet dhe qëndrimi po në këtë kategori edhe në vitin e katërt. Një punë që u vlerësua me çmimin e dytë si trajneri më i mirë dhe mirënjohja e përherëshme e çdo tifozi verdhë e blu që, fjalët e Tuttomodenaëeb, përcaktojnë atë skuadër.

E paharrueshme, në atë shkallë që të arrijnë rezultate të pabesueshme madje edhe për tifozin verdhë e blu më optimistin.

Një tjetër arritje do të jetë ajo në Torino e Urbano Cairo duke e çuar skuadrën në Kategorinë A, ekip i ndërtuar vetëm në një javë merkatoje, duke kapërcyer Mantovën në Playoff. Në sezonin e mëvonshëm e largojnë para fillimit të sezonit por që më pas ë rikthejnë dhe arrin ta shpëtoje skuadrën. Në Torino do të kishte mundur të ndërtonte diçka të rëndësishme po ndoshta si në Udine nuk pati kohë dhe e largojne po në sezonin 2009/2010 pasi ishte rikthyer nga Levante pesë javë nga fundi i kampionatit, duke shpëtuar  Torinon nga rënia nga kategoria .

Në Ferrara e Modena pati kohë, në Torino e Udine jo. Diferenca është pikërisht këtu.

E tani çmimi final. Në Kampionatin Europian me Shqipërinë. Një rrugë e re, një aventure stimuluese. Një sfidë sportive, logjistike, njerëzore. Kush e di si do shkojë. Sigurisht duke parë karakterin e trajnierit e besimin e skuadrës do jetë me sukses. Siç ka ndodhur  gjithmonë kur ka patur kohë.

8 komente në “De Biasi, italiani i Shqipërisë që kishte nevojë vetëm për kohë”

  1. fieraku realist says:

    punet e mira behen avash avash…per te prishur prishen shpejt.
    Nuk them qe ky do rrije gjithe jeten ne Shqiperi,por per kete qe beri,edhe ato 18 piket e arritura,jane merite e ketij.Piket me francen,humbja me italine ne minuten e 82,barazimi me Danimarken ne Elbasan ne minuten e 81,edhe 41 minutat e Beogradit,pastaj ndeshjet me golat ne minutat e fundit me Portugaline,edhe Serbine,te gjitha keto nuk jane vec rastesi.Por jane fale trajnerit edhe ekipit.Me ka pelqyer shume Gjimshiti,Ajeti,Roshi,e Cikalleshi,lojtare te cilet trajneri u beson shume.Pra keta lojtare luajne sepse trajneri u ka dhene mundesine te luajne.Shpresoj te kemi ekipe te medha ne france sepse atehere ne luajme edhe me seriozisht.

  2. albani says:

    Bravo tranjer
    -na bere krenar.
    Do te jemi idiotet me te medhenj ne qofte se te largojme,sepse do te shpenzonim 1 apo 2 milione euro me shume,kur tek ne kane me dhjetera milione lloj lloj deputeti dhe maskarai,parate e popullit.

  3. faro says:

    De Biasi e tregoi veten si trajner qe e beri dallimin nga te gjithe te tjeret, me inteligjence e profesionalizem. Shembull per te mesuar cilido qe ka deshire dhe vullnet per te nxene

  4. peshkaqeni says:

    epo dihet qe shtetin shqiptar e kan themelu italjanet.
    dhe kombtaren shqiptare natyrisht italjani e beri me emer.
    po t iki ky italjani do ta shifni sesa keq do katandiset kombtarja shqiptare.
    e dini pse?
    sepse nuk ka futboll ne shqipni
    lojtaret e kombtares jan “te huaj”
    luajn jasht
    dhe do shkermoqen si zogjt e korbit.
    megjithate suksese ne euro..
    dhe ishalla bo sevap Ganiu dhe nuk kerko shum pare qe t prishet me federaten dhe t iki,se po iku na mori lumi.

  5. Z/K says:

    Cfrytezoni De Biazin sa nuk ka ikur.Kur te ikin do numroni yjet dhe klasifikimi do mbetet te luani me ballaket e Trushit.

  6. liku says:

    Boll na e fryte Ganiun.
    Me mire Ganiu te dale ne TV dhe te thote troç :
    “Dua 2-3 milione euro per kontraten time”

    Shqiperia po e gjykoi te udhes t’ia jape , po nuk deshi nuk ia jep dhe s’ka asnje lloj detyrimi . Kontraten e meparshme ia ka shlyer.

    Ka disa jave qe u mbushen gazetat me shkrime vetem per De Biazin. A thua se u be hero kombetar.
    Po eshte kaq I mire , le ta marre Italia per kombetaren e vet , ose le ta marre Celsi ne vend te Murinjos.

  7. ina says:

    liku… mos fol marrezira… eshte e drejta e tij te kerkoje rritje rroge… Tani saper kombetaren hero eshte ai… pse ckane bere te tjeret para tij? petulla me uje kane bere… sa per eurot kete problem e kane fryre qellimisht per ta demtuar… dhe ska lidhje me murinjon fare… nuk eshte e thene te jene te gjithe murinjo per te bere pune te dobishme!

    1. liku says:

      Po , eshte e drejta e tij te kerkoje rritje rroge , dhe e drejta e Shqiperise te mos ia jape kete rritje.

      Te tjeret para tij kane bere ndeshje te shkelqyera qe mbahen mend.
      Mbahen mend per rezultate te arritura me loje.
      Shqiperi-Greqi 2-1
      Shqiperi-Rusi 3-1
      Gjermani-Shqiperi 4-3
      Shqiperi-Belgjike 2-0

      Kurse De Biazi ka arritur ca rezultate te ngishta te mbeshtetura 99% tek fati+Mbrojtja. dhe ndonje ndeshje te dyshimte.

      Sigurisht disa mund te thone : C’na duhen te tjerat , na intereson kualifikimi. Po por futbolli eshte loje qe duhet te sherbeje per te kenaqur njerezit , dhe jo loje per te mbushur statistikat. Kush I ka pare ato ndeshjet qe permenda me siper , mund ti kuptoje keto qe po them.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje