Ylli në perëndim i Jose Mourinho-s

25 Tetor 2015, 19:02Sport TEMA

Portugezi 52-vjeçar, një prej trajnerëve më të suksesshëm të këtij shekulli, një prej më takticienëve, më të kërkuarve, por, njëkohësisht, prej më arrogantëve që ka njohur historia e vonë e futbollit, është në pikë të hallit.

Pas vitesh të tëra i mësuar të fitojë pa fund, të thyejë e t’i shpërfillë pa mbarim kundërshtarët e tij, ora e keqe ka trokitur dhe për atë që kurrë mbase nuk e ka sjellë në mendje këtë çast.

Një vend i pesëmbëdhjetë në dhjetë javë të Premier League-s angleze, shoqëruar me pesë humbje, një vend i tretë në grupin G në Champions League, në një grup ku as nuk duhej ta diskutonte vendin e parë, janë shifra shkatërruese për një trajner të tillë, i cili pranon vetëm fitoren, ndryshe rrëmbehet karshi kujtdo që i del përpara, kolegut, lojtarit, mjekut të ekipit, gazetarit, e fëmijës që guxon ta filmojë në rrugë.

Incidentet nuk kanë të sosur për të në këtë sezon. E para e pëson mjekja simpatike e ekipit të Chelsea-t, e cila përballet me një mori fjalësh pa takt nga Mourinho, për të humbur më vonë vendin e punës. Një shtrëngim i thatë duarsh me Arsen Venger-in, armikun e tij të betuar, do të ishin veç një imazh i rremë, teksa pas ndeshjesh mes Chelsea-t dhe Arsenal-it, edhe pse e fituar, portugezi do shpërthente ndaj francezit. Ditë më parë, Mourinho do të shtynte pa u tutur një fëmijë në rrugë ndërsa ky i fundit po mundohej ta filmonte. Dhe dje, Mourinho nuk zbret në pjesën e dytë në fushë në sfidën ndaj West Hem-it, i nxjerrë me të kuqe nga gjyqtari i ndeshjes.

Historia e tij e suksesit nisi me Porto-n, ekipin portugez të cilin do ta drejtonte për dy vite, nga 2002-shi në 2004-ën. Kampionati, kupa e superkupa portugeze, Kupa UEFA e Champions League u fituan nga Porto me të në stol. Ditët e lavdisë kishin nisur për njeriun që do të pushtonte më vonë botën e futbollit.

Më pas do të ulej në stolin e Chelsea-t, për t’u vetëquajtur pa pikë modestie, “The Special One”! Trofeu i parë i fituar në Angli do të ishte Kupa e Ligës, pasi Chelsea mundi 3-2 Liverpool-in. Mourinho-s nuk i bën pa u ngacmuar: bën gjeste ndaj tifozëve të skuadrës kundërshtare. Me të Chelsea fiton kampionatin e parë në 50 vite, me dy rekorde, atë të më shumë pikëve të grumbulluara nga një skuadër në një sezon, 95, si dhe të më pak golave të pësuar po në një sezon, gjithsej 15-të. Pas një serie të gjatë kupash të fituara, portugezi do ta linte Chelsea-n në shtatorin e 2007-tës. Ky ishte një largim disi i paralajmëruar pas fërkimeve të tij me presidentin rus të klubit.

Në dy vitet e mëpastajme të qëndrimit te skuadra italiane e Inter-it, ai sërish nuk do linte trofe pa fituar. Për të kulmuar në 22 maj të 2010-ës me fitimin e Champions League-s. Inter-i fiton 2-0 me Bayern Munich-un, dhe bëhet ekipi i parë italian që i fiton të tre aktivitetet, kampionatin e kupën italiane, si dhe Kupën e Kampionëve. Një ditë pas fitores ndaj Bayern-it, ai do të deklaronte se kjo kishte qenë ndeshja e tij e fundit me italianët. Ikja e Mourinho-s, i famshëm për shtrydhjen e lojtarëve, do të pasohej me një periudhë të gjatë agonie për Inter-in, që ende nuk po mundet të ngrejë kokën.

Real-i, skuadra e famshme e Madridit, do të ishte ndalesa e tij e re. Në tre vite, 2010-2013, ai do ta ndizte më keq duelin me Real-it dhe Barcelona-s, aq sa përballjet mes këtyre dy skuadrave do të ishin më të mirëpriturat në tërë globin asokohe.

Mourinho lë gjurmë me mënyrën e tij të sjelljes. Ngacmimi fizik prej tij i të ndjerit Tito Vilanova është një prej shumë përplasjeve që ai nuk i kurseu në fushë dhe jashtë saj. Ndërkaq, pa iu dridhur qerpiku i shkatërron  karrierën një legjende te Real-i, portierit Iker Casillas, të cilin e ul në stol. Ikona e futbollit spanjoll nuk e mori më veten, e këtë vit u detyrua të kalojë te Porto.

Portugezi që nuk ka shok në llojin e vet e cilëson sezonin 2012-2013 si më të keqin e karrierës së tij, dhe tre ditë pas kësaj deklarate i jep lamtumirën Spanjës.

Me rikthimin te Chelsea, ai nis punën përsëri për t’i ngjitur londinezët në majë. Në janar të 2014-ës, pikërisht pas ndeshjes ndaj West Ham-it, të mbyllur 0-0, Mourinho do të shprehej i pakënaqur nga loja e miqve, “Kjo nuk është liga më e mirë në botë; ky është futboll nga shekulli i nëntëmbëdhjetë”!

Fitimi i Premier League-s do të vinte një vit më vonë, në sezonin e shkuar, ndërsa Chelsea humbi vetëm në tre ndeshje.

Por tamam atëherë kur ai nënshkruan kontratën e re me Chelsea-n, që e mban atë në ekip gjer në 2019-ën, vjen dhe kriza e papritur. Mourinho merr në skuadër Pedro Rodriguez-in, ish-lojtarin katalanas, por as ky nuk e nxjerr nga bataku. Mallkimi e ndjek pas, pasi humb dhe portierin belg, Courtois, i cili dëmtohet. Duket se kriza merr fund me fitoren ndaj Arsenal-it, por nuk rezulton kështu.

Dhe tanimë, Mourinho, i pangjashëm me asnjë prej kolegëve të tij, i dëshiruar si trajner, por i papëlqyer si njeri, është me shpatulla pas muri. Fati ia ka bërë rrengun! Cinik si asnjë tjetër, ai tani nuk paraqitet as në konferencat e shtypit, i pazoti të dalë para gazetarëve, për të vetmin fakt se nuk e pranon humbjen!

Ajo ka trokitur dhe për Mourinho-n!/ Tesheshi.com

12 komente në “Ylli në perëndim i Jose Mourinho-s”

  1. liku says:

    Nje yll perendon por nje tjeter ngrihet.
    Perendoi Murinjo por ngrihet De Biazi .

    Nuk e kuptoj pse Chelsi nuk merr De Biazin trajner.
    Nuk garantohet qe do fitoje ndonje ndeshje , por e sigurt eshte qe nuk do humbe asnje. Kjo eshte menyra e re e lojes se futbollit. Duhet te mbrohesh ne 90 minuta , e me pas o ngec ndonje gol o ha ndonje.

  2. lakja says:

    Murinjos i hyjne ne vit mbi 15 milion euro. Ju i qani hallin

  3. Iliria says:

    Thuhet “ylli ne renie” o gazetashites, mos perktheni fjale per fjale..!!

  4. enter"" says:

    Dje e kishte fajin komplet arbitri. Gjithsesi kampionalti anglez eshte ylli i vertete i perenduar ?

  5. england says:

    TE LESHI dilni me emer kur beni nje artikull kaq te gjate!Ti marrim me rralle nga kendeveshtrimi juaj,kur thoni se e para e pesoi mjekja simpatike,nuk e di se ku e gjeni simpatine tek nje femer qe me teper ngjan me nje mashkull,ne rastin ne fjale thjesht trajneri kritikoi taktiken e punes se saj,nderkohe qe nuk mund te mjekosh dy lojtare te skuadres ne te njejten kohe,dhe skuadra ne fushe si pasoje luan me 9 lojtare,gabim trashanik i mjekes “simpatike”.Se dyti ne takimin me Arsenalin ku Mourinjo debatoi ashper me Vengerin kjo ndodh rendomte ne Angli pothuajse ne cdo ndeshje derby,dhe prandaj vlersohet ai kampionat pasi ndodhin dhe keto,se nese nuk do ndodhnin qe trajneret edhe te grinden,atehere nuk do quhej futboll,por muzike ku ne fund te nje koncerti te gjithe mbeten te kenaqur dhe te lumtur.Vazhdojme me poshte ku sipas jush shtrydhte lojtaret e Interit,dhe si rrjedhoje Interi do pasonte nje periudhe te gjate agonie qe dhe tani nuk po ngre koke!sa per te bere te ditur ty zoteri gazetar se tek Interi nga koha e Mourinjos ne ditet sot,asnje nga lojtaret e Interit nuk ben pjese ne ate skuader,pra qe te ndikoje ajo qe thoni ju shtrydhja,dhe keta qe luajne sot per Interin jane kandidate per titull ne Itali,te pakten keshtu duken ne kete fillim kampionati,jo sic thua ti gazetar se nuk po e ngrene koken.Po te kesh pak,sado pak njohuri nga futbolli do kishe arritur dhe ti zoteri gazetar te kuptoje se Casijas qendronte akoma ne ate klub nga vitet e shumta ne kurriz,dhe nga ajo qe kishte dhene per ate klub,por jo se i duhej me atij klubi per ate qe jepte ne fushen e lojes,dhe Mourinjo nuk mund te fuste ne formacionin baze nje portier qe ka qene dikush,por aktualisht nuk ishte me.Dhe ne fund Abramovicit nuk i pelqente ajo qe Mou ben me te gjithe te qenit arrogant por i drejtperdrejte,kur Mourinjo i tha Presidentit se nese une do marr persiper vetem 24 ore bizneset e tua,atehere do shpallesh falimentin po brenda kaq oreve,prandaj dhe presidentet jane per financimin e ekipit,jo per te bere formacionet e skuadres se kush duhet te luaje,dhe kush jo,kjo ishte ajo qe beri ndarjen e te dyve.
    Ndersa persa i perket trofeve nuk ja keni ngrene hakun pasi i ka merituar te gjitha ato trofe qe ju i keni rradhitur,heren tjeter mundohuni te lexoni dicka me teper,qe kur te na servirni nje shkrim,mos merrni ofendime nga lexuesit,mundohuni nese keni dicka personale me nje individ,shpreheni ne menyra te ndryshme,menyra qe keni zgjedhur nuk eshte e drejta.

    1. toni sport says:

      Eshte vecse nje pordhac.Fill sa fitoi kupene kampioneve me Monakon iku dhe nuk festoi fare gje mqe shkaktoi nje habi.Erdhi ne Angli dhe pa pike modestie u vetquajt ivecanti kjo menyre sjelljeje krijoi nje antipati por ne nje fare mase e justifikoi me rezultatet e tij me Celsin.Nuk shquhet per ndonje novator thjesht eshte nje motivator i madh dhe ju nxjerr shkumen futbollisteve gjithmone qe ka lene nje ekip sikur ka lene pas nje toke te djegur dhe polemika pa fund.Trajneri me me fat ne bote dhe ku jemi tani kur dhe ai i ka kthyer shpinen.Gjithmone takimet midis Realit dhe Barces zhvilloheshin si nje ndeshje e zakonshme kampionati,kur erdhi zoteria kushdo qe komunikonte me ekipin kundershtar e pesonte keshtu ngjau me Kasijas pikerisht biseda qe beri me Ksavin beri qe te perfundoj ne stol dhe jo se kishte marre fund.Tek interi gjeti nje ekip kampion dhe e vetmja merite qe mund te quhet fitimi i kupes kampioneve dhe ai me polemika ndeshja e pare kunder celsit penallti dhe karton i kuq i munguar per argjentinasin e qendres.dhe ndeshja me Barcen seshte pa gje gol ne pozicion jashte loje i dyti.Biles perflitet se kishte nje leshim nga ana e Barcelones.Ben debate pa kurfare sensi si Shaban Qosja e ka kap me Venger ne cdo kohe do nxjerr ndonje batute tamam si ato kurvat qe kruhen.Megjithate them qe nuk iken nga Celsi ekipi eshte i mire dhe thjesht po kalon nje periudhe te keqe qe mund ti ndodhi kujdo.

  6. bekim says:

    Morinjo eshte nje arrogant tranjer ,dhe barazimi 1-1 i Portos ne Mancester e ngriti Morinjon ketu ku eshte ,vertet se fitovi campions lige me Porto por ne 4 ate vite ka qene Monako,Fejnord,dhe Celesi i Ranierit dhe Portoja e Morinjose ishte tamam nje Greqi e Evropianit 2004.
    3 vjet me Celsin,3 me Interin ,3 me Realin ku financa nuk i mungoi ne asnje ekip (po fitovi kupa)dhe ne asnje vend fajtoret ka qene tjetri jo Morinjo
    Morinjo eshte nje orator ,dhe arroganca e tij humbi punen ke Reali dhe eshte shume afer ta humbi per here te dyte me Celesin .
    Taktikat e tij ne futboll jane skandaloze vetem kundersulme dhe mbrojtje

  7. fitore says:

    burrerror
    mbetet origjinal,nuk i lepihet si disa qe bejne skuthin

  8. totila direktan prenos says:

    Me se fundi me ka ardhur “Gjahu ne SHTEG ” !
    Kam me se 3 vjet qe ja kam bere RADIOGRAFINE ketij zhapiku Portugez .
    Perkunder te gjitha komenteve qe do adresohen tek mua me duhet te radhit disa aspekte qe une,i mendoj sipas kendveshtrimit tim dhe te cilat,jane objekt debati
    1-MUT-INJO eshte portugez dhe mua me konvenon se jane rrace INFERIORE ,jevgj
    2-Pikerisht,kjo eshte arsyeja kryesore qe po e shkaterron Mutinjon ,sepse e vuan inferioritetin dhe kjo u duk qekurse donte te matej me SPANJOLLET ,pikerisht me GUARDIOLEN i cili ishte ne ZENITHIN e tij .
    3-Megjithmend qe ndeshjen e pare 1/2 finale te 2010 midis INTER e BARCA e fitoi Interi 3-1 ,por ndeshjen e dyte, ate te kthimit e fitoi BARCA 2-0 ,pavarsisht se ia mohuan Golin e dyte tejet te rregullt .
    4-Reagimi i GUARDIOLES ishte ai i zakoneshmi kur u ndesh me MUT-injon ne nentor 2010 kur ai e kishte mare REALIN dhe me TAM-TAME deklaronte se do ta shkaterronte BARCEN .
    Nje 5-0 sa per fillim dhe e ktheu Mutin me koke poshte sido qe mu..i mu..ngelet ,ktheje nga te duash .
    5-3 Vite tek REALI ,perpos qe i futi ne sherr lojtaret e REALIT ku nuk mungojne si RrUGECERIT SI MAJMUNET si Wagabondet si Laviret si Skuthet qe nga PEPE,ARBELOA ,KAENTRAO ,ALONSO ,RAMOSI ,RONALD-a e ku di une tjeter ,donte qe te shkaterronte “FURINE e KUQE” ku primatin e kishin 7 LOJTARE te BARCES te cilet ne harkun e 4 viteve seleksionuan 2 Kampionate Europiane dhe 1 Kupe Bote ,ku nje rol DETERMINANT luajti KASIJASI ,ky zotni i vertete qe e mbajti te bashkuar Ekipin kombetar se bashku me XAVIN dfhe INIESTEN .
    6-Pervec kesaj e perzene si nje QEN NATEN ku mori vetem NJE La-Liga dhe Nje COPA del REY .
    7-Si tek INTER ,por sidomos tek CHELSEA ,ku heren e pare e perzune me gure ,si tek Reali si tek Chelsea per here te dyte kishte EURO te PA-LIMITUARA dhe bleu ke i deshi qejfi dhe me se fundi u mundua qe ta kthente Futbollin ne Mesjete duke aplikuar nje KATENACIO te NDYRE ,sepse katenacion e vertete PIPINOT e aplikojne ne menyre perfekte .
    8-Per 12 vjet ky RRUGAC me DIPLLOME nuk solli asgje te re ne Futbollin modern ,por verc Regres ,pa llogaritur sherret ,sharjet ,prej ordineri dhe arriti deri atje sa ja futi gishtat ne sy VILANOVES qe fati e coi drejt vdekjes .
    Nuk e di se si ndjehet ne brendesi ky PALACO me ate veprim qe beri .
    9-Shikoni ,ju lutem ,nje tjeter JEVG PORTUGEZ i cili kurre deri me sot nuk e Mbaroi “Rritjen ne Gjatesi “, RONALD-e-N se si i feston golat qe shenon me ekipet e krevatit ,vecanarisht ne kete fillim sezoni .
    Kunder kujt ulerin dhe proteston ?
    Shikoni shembullin me Autentik te vertetimit te “EVOLUCIONIT te LLOJEVE ” te GJENIUT DARWIN per prejardhjen e njeriut nga Majmuni ,PEPE eshte nje FOSIL i GJALLE.
    Hyni ne Youtube te shikoni se cfare veprimesh ka kryer ky shtaze nder vite .por sidomos nen MUTINJON me REALIN nga 2010-2013 kunder lojtareve kundershtare.
    Por me ardhjen e nje Trajneri ekselent sikur ANCELOTI ne krye te REALIT te gjithe keta MINJ u futen ne Vrime te murit .
    10 -Edhe me tutje Bota e Futbollit deri me sot duhet ti perkulet me nderim ,per ate se c’na kane dhene :
    A- AJAXIT te STEFAN KOVACIT bashke me KRUIFIN me shoke dhe GUARDIOLES me MESSIN me shoke .
    11-Te gjithe lojtaret e tjere qe kane luajtur ne Intermexo prej 1973 deri ne 2006 ,kurre nuk sollen ndonje gje te re ne futboll .
    12 -Po riperseris se :
    Ne ISHULL futbolli ka vdekur qe ne vitet 1972-1973 qysh se e lane futbollin Korifejte me ne krye BOBY CHARLTON dhe GEORGE BEST , dhe futbolli atje ,jo vetem qe nuk ka evoluar por ka REGRESUAR .
    I vetmi qe mundohet ta ndeze motorrinon eshte WENGER por dhe ky ka 10 vite qe vjen verdalle si Somnanbul .
    13-C’era una volta !

  9. Janullatos ngrenesi says:

    Ky jevgu portugez nuk ka luajtur asnjehere futboll dhe nuk e ndjen emocionin e te luajturit futboll.
    Nuk mund te behesh trajner i mire ne qofte se nuk ke qene sportist i mire, ne kete rast futbollist i mire.
    Trajner quhet ai qe ben ekip nga hici dhe me pak financa.
    Teoria eshte dicka dhe praktika eshte dicka tjeter.
    Ne cdo ekip ku ka drejtuar ka pasur mundesi te zgjedhe futbolliste sepse ato klube kane pasur financa te fuqishme.
    Tani sic duket as financat nuk po I bejne me pune.
    Shume shpejt do te shkoj nga ka ardhur sepse cifuti ia ka bere bene.

  10. arialibera says:

    ca yll leshi te gjthe trofete i ka fituar ne minuten e 94-te domethene nga fati megjithese ka pasur ne ekipe yjet e futbollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje