Kandidati për president të FIFA-s, Jerome Champagne premton ndihmën për Kosovën.
Diplomati francez Jerome Champagne, në orët e hershme të së premtes, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president të FIFA-s, ndërkohë pak orë më vonë, në një deklaratë për gazetën, ai ka premtuar se nëse e merr postin e Sepp Blatterit do ta bëjë Kosovën pjesë të FIFA-s, raportojnë mediat kosovare.
Përkrahësi i madh i futbollit kosovar në vitet e fundit, Champagne, të premten është bërë kandidati i katërt zyrtar që synon postin e presidentit të FIFA-s, në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbahen më 26 shkurt të vitit të ardhshëm.
Para tij, kandidaturën për kreun e organizatës më të madhe të futbollit në botë e kanë zyrtarizuar edhe Michel Platini, princi Ali bin al-Hussein dhe David Nakhid. Afati i fundit për kandidatët e tjerë potencial është 26 tetori.
Champagne ka shprehur në vazhdimësi përkrahjen e tij për Kosovën, ndërsa është paraqitur nga FFK-ja si këshilltar i saj. Ai ka vizituar në disa raste Kosovën, madje në fillim të këtij viti ai është dekoruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me “Medaljen Presidenciale të Meritave”.
O burra, ta votojmë, këtë “Shampanjën”…!
Lironi Ballistin, të fluturojë nëpër Evropë (me dron), që të mbledhë vota…! Apo më mirë të mos fitojë “Shampanja”, sepse po u fut Kosova në FIFA, kush do të luajë pastaj në Kombëtaren shqiptare…???!!!
Lajm i fundit!!!
Vdiq Janulla.
Urra! Urra! Sa lajm i mire! Vdiq si qen?
PO dashuris DUKES me PLATININ si tja bejm.
Ti me ato baluke si nga elbasani,do behesh president i fifas,pika qe nuk te bie ne koke…….
Me baluke ose pa baluke ska rendesi. E rendesishme eshte ajo qe ka deklaruar megjithse francezeve nuk u besoj asnjehere.