Xhani De Biazi ndodhet në Tiranë. Ai po drekon diku pranë stadiumit “Qemal Stafa” me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, një takim ky që vjen pas festimeve të kualifikimit historik për në finalet e “Euro 2016”.
Trajneri i kuqezinjve u largua në Itali për disa ditë, ku e ndau arritjen mbresëlënëse në karrierë me familjen, bashkëqytetarët e vet, por nuk mungoi edhe në studio të ndryshme televizive dhe në faqe gazetash prestigjioze të fqinjit tonë përtej Adriatikut.
Festa ka mbaruar tashmë, ajo duhet t’ia lërë vendin përgatitjeve për finalet e Europianit 2016, një eksperiencë e re për kuqezinjtë, por edhe vetë trajnerin italian, me pasaportë shqiptare. Natyrisht, temë e bisedimeve me Dukën është edhe kontrata, që me kualifikimin në “Francë 2016” është rinovuar automnatikisht deri në tetor 2017, por kushtet financiare duhen rinegociuar.
Kjo është diçka e pritshme, sepse edhe kërkesat e De Biazit për më shumë para, që të “shkojë më i pasur në Francë”, rrahin në këtë drejtim. Ka pasur shumë polemika e debate këto ditë në lidhje me këtë problem, por dy personat që do t’i vënë pikat mbi “i” janë takuar sot dhe do të testojnë njëri-tjetrin, në negociatat që nuk dihet sa do të zgjasin.
Po ashtu, dreka e sotme mes Dukës dhe De Biazit ka lidhje me ekspeditën që do të bëjë shpejt trajneri dhe menaxheri i kombëtares në Francë, për të caktuar në mënyrë përfundimtare hotelin ku do të akomodohen gjatë fazës finale të “Euro 2016”. Temë e bisedës është edhe vendi ku do të grumbullohet dhe do të stërvitet përfaqësuesja jonë kuqezi, 20 ditë para nisjes së Europianit të vitit të ardhshëm.
Për këto, por edhe mjaft gjëra të tjera, përfshirë këtu edhe miqësoret e pritshme të nëntorit, janë “menyja” e tavolinës së shtruar në një dhomë me oxhak, ku kanë pozuar dy palët. Natyrisht, pjatat nuk janë mbushur ende, si për të thënë se Duka është në dietë…. Në anën tjetër, De Biazi duket se ka oreks. “Aperitivi” i tyre është një gotë verë e kuqe, së cilës i mungon “tymi i bardhë”. Fundja, jemi ende tek oreksi i palëve, i cili vjen duke ngrënë, ndaj pas kualifikimit në finalet e “Euro 2016”, natyrisht që për trajnerin italian është rritur edhe vëmendja. E të huajve po, e Dukës mbetet të shihet…/ Telesport
O gazetar.
Takimi eshte ne perfundim. Nuk shikon se po pijne ekspesin ne fund pas drekes?
Bravo zoti Duka po beni nje pune te shkelqeyer dhe njekohesisht po i mbyllni gojen legeaneve dhe hijaneve qe duan te hedhin balte mbi punen tuaj dhe arritjet historike te Kombetares.
Kam qene skeptik per ecurine e futbollit ne vendin tone, por kualifikimi per ne evropian me plotesoi nje nga deshirat qe ne femijeri. Kam vite emigrant dhe beja tifo vec per ekipet e tjera tani do me mbushet zemra me thirrrje “O sa mire me qen shqiptar”
Faleminderit Presidentit te FSHF dhe trajnerit.
Kontrata e tyre eshte e shpjeguar qarte e kam degjuar me veshet e mi z. DUKA dhe e vleresoj pamase per dreken e sotme me trajnerin.
Duka ka bere nje gje te mire sot.
Shpresoj qe gazetaret te dalin serisht bllof.
hahahahahahahahaahahahahhaa
budallenjte skane brire
Duka qe I thote DSe Biazit:
“Meqe te bem te famshem a rrin per 2017 pa rroge fare lale”
De Biazi qe i thote Dukes
a te iki fare une lale dhe vazhdo shit-blerjet 1×2 tio sic ke bere deri me tani???
bej nonje leke sa per tere jeten me ato 3 ndeshjet ne France
Keq nuk do te ishte por mos i ngaterro detajet. Zoti Duka e ka vleresuar dhe ia ka vene ne pah cilesite dhe meritat De Biasit, keshtuqe jemi ne rregull me te. Dora me balte e medias nuk ka cte bej.
De Biazi – Dua 3 milione
Duka – Jo more , po une 2 milione I hodha ne Armeni , ku ti gjej.
De Biazi – Ato qe te jep Uefa.
Duka – Pse mor , une s’do bej ndonje lek per kete kualifikim qe arrita ?
De Biazi – Po une vetem 3 milione dua , mbaji vete ato te tjerat.
Duka – O Gani , ti nuk e di si ecin punet ne Sqhiperi. Duan edhe te tjere perqindje.
De Biazi – Po si tia bejme atehere ?
Duka – Shiko , e leme rrogen kaq sa e ke , dhe bejme ca pazare me ato 3 ndeshjet ne grupe ne France.
De Biazi – A pijme edhe nje kafe ?
Duka – E pijme mo pse jo.
Lollll
Liku!
Ca “mender shakaxhinj” si ti, ca gazetare medioker qe me qe jane te patelentuar, bejne skupe me shpifje, ca qe nuk e duan fare vendin tone, ca qe jane te shitur te serbi, beni percarje dhe mbillni pesimizem, demtoni cdo vlere morale qe ka kombetarja dhe ne si popull. Ka edhe ca politikane sic eshte njefare Kreshnik trapi qe hedh ne portalin e tij fashist teza per shitje e blerje ndeshjesh( kete ja kerkojne serbet, spiun i te cileve eshte prej mbi dhjete vjetesh), ca te tjere si Lulushe Basha e Sali komunisti, qe u trishtuan pse nje alabak me emrin Ballist apo zogist Morina u arrestua( megjithse mbante dy arme pa leje) dhe nuk u lejua te prishte imazhin e Shqiperise sic e kishin parashikuar serbet… Pika te tere ju ndyresirave te kombit.
Gazeta tema ka vite qe shkruan vetem per ate qe nuk shkon ne Shqiperi dhe ky eshte konstat i perceptueshem nga te gjithe lexuesit e gazetes. Metoda eshte e thjeshte, sa me teper te kritikosh dike, nje klan, parti politike, institucion, fenomen…i behet qejfi nje pale dhe provokohet pala tjeter e keshtu prodhohet polemika. Polemika sjelle reaksione, komente te cilat riprovokojne palen tjeter dhe si perfundim shtohen klikimet ne web site te gazetes. Shtimi i klikimeve sjelle ngritjen e tarifes per publicitetin dhe Gazeta fiton me shume. Fatkeqesisht kjo metode perdoret nga te gjitha mediat shqiptare ( dhe jo vetem shqiptare). Problemi eshte se Gazeta Tema nga gazete opozitare u shnderrua ne gazete partiake pasi rralle lezohet ndonje artikull kritik ndaj qeverise aktuale dhe asnje artikull kritik ndaj Kryeministrit aktual Rama!! E thene ndryshe Tema eshte shnderruar ne gazete propogande te politikes se qeverise dhe kryeministrit Rama dhe kjo mund te sjelli fitime per periudha afatshkurtra per pronarin e saj, po ne te njeten kohe shkaterron imazhin dhe kredibilitetin e saj si media dhe e ve ne rranfun e gazetave te tipit 55 qe jetojne me tendera qeveritare.
Tema ka grafizem simpatik, fluid pra e thjeshte dhe e qarte per lexuesin, po eshte e zhveshur totalisht nga informacioni qe kerkon lexuesi, pra gazete pa substance.
Arrikulli mesiperm nuk jep asnje informacion perveç faktit se Duka dhe Biazi jane takuar!!!