INTERVISTA/ De Biasi: Fitorja ime kundër futbollit snob

21 Tetor 2015, 20:46Sport TEMA

Flet trajnieri Iialian që  çoi Shqipërinë në finalet e kampionatit Europian. ‘’ Në Itali kërkojnë vetëm emra të mëdhenj, po s’janë të gjithë Guardiola. Na mbështet i gjithë kombi, do t’ju çudisim dhe më tej.

De Biasi dhe ekipi u pritën si heronj në Tiranë

NJë sukses që shkon më tej se sporti. Fitorja 3-0 me Armeninë e ka lejuar Shqipërinë të presë biletën për fazën finale të kampionatit Europian në Francë. Nuk i kishte ndodhur kurrë Kombëtares së Tiranës që deri tani kishte fituar vetëm kualifikimin në nivel të rinjsh: Under 18 (1982) e Under 16 (1994). Autor i kësaj ngjarjeje një trajner italian: Gianni De Biasi nga Veneto, 59 vjeç, ct nga dhjetori i 2011, i kurorezuar si heroi i matanë Adriatikut.

De Biasi për ju janë ditë të paharrueshme.

“Viti 2015 ishte magjik. në fillim qytetaria shqiptare, pastaj La Laura honoris causa e dje kulmi i nderimit, e ngjashme me vlerësimin tonë të Kavalierit. Na pritën Kryeministri e Presidenti i Republikës. Emrat tanë do të shkruhen në një pllakë përkujtimore në stadiumin e ri të Tiranës. E mendon të të nderoj një popull i tërë!”.

Eshtë një fitore që vlen për gjithë Shqipërinë?

“Eshtë një shembull për të rinjtë që të mësojnë të luftojnë me këmbëngulje pa u dorëzuar. Shqipëria doli nga dhjetravjet izolimi absolut. Marrja pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian është një formë e hapjes me jashtë shumë e rëndësishme. Kryeministri Rama tha që klasa politike duhet të mësojë të bëj skuadër nga Kombëtarja e futbollit.”

Cfarë pamje(imazhi) do t’ju mbetet në zemër pas festimeve?

“Nëpër rrugë shumë njerëz më përshëndesnin duke vënë dorën e djathtë në zemër e duke thënë “respekt”. Më thërrasin “profesore”. më prek më jep një ndjenjë përuljeje”.

Ju kishte ndodhur ndonjëherë një gjë e ngjashme?

“Pak më parë i dërgova një mesazh Urbano Cairo-s, ish-presidentit tim të skuadrës së Torinos. I thashë se më duket se po rijetoj atmosferën e fitores për në Kategorinë e parë në 2006 në playoff me Mantovën. Po atje kisha pas vetëm tifozët e Klubit të Torinos granata. Këtu kam një popull të tërë e aq më shumë është i shpërndarë kudo për shkak të emigracionit në masë. Luajmë gjithmonë në shtëpi.”

Do të jetë një shtytje më shumë në Kampionatin Europian?

Të kalosh grupin është një arritje e shkëlqyer. Po të presim shortin. Nuk bëjmë fluturime fantazioze. Sigurisht nuk shkojmë në Francë (in viaggio premio)”.

Mbi ç’gjë iu është dashur të punoni në këta vite?

“Futbollistët shqiptarë kanë tendencë të pushojnë psi kanë arritur një objektiv të mesëm. Kështu rrezikojnë mos arrijnë synimin final. Por e kanë të fortë ndjenjën atdhetare: nëse djeg një flamur shqiptar të hidhen në grykë. Nëse ndodh në Itali, blejmë një tjetër”.

Në fakt ndeshjet me Serbinë kanë qënë të tendosura.

“Ndërsa në ndeshjen e kthimit në Shqipëri gjithçka shkoi vaj. Mëkat që humbëm. Luajtëm shumë bukur. Po e rëndësishme ishte që mos kishte rrëmujë. Ishim nën vëzhgimin e Uefa-s. Demostruam që publiku shqiptar nuk mban inat e është i denjë të hyjë në Europë”.

Keni kritikuar ata që qeshnin me Kombëtaren e tani festoni.

“Në fillimet si trajnier i Kombëtares, me Gjeorgjinë më 2012, për të nxitur skuadrën iu dhashë një letër lojtarëve. Kisha shkruar se unë besoja te ëndrrat e po të më ndiqnin do të arrinim të kualifikoheshim. Ishe çmenduri të mendoje te kaloje grupin Portogali, Serbi e Danimarkë. Kur letra u bë publike, pashë nënqeshje në debatet televizive. Kam kujtesën e elefantit, nuk harroj”.

Eshtë një fitore e dyfishtë ndaj atyre që nuk kanë besuar te ju?

“Pengu im i vetëm është për skuadrën e Udines. Nuk kisha qënë kurrë trajner aq afër shtëpisë, gati 80 km larg, e megjithatë nuk jam ndjerë kurrë aq larg, ngaqë kuptoheshim pak. Në Itali skuadrat e mëdha zgjedhin kush ka emër, pavarësisht nga eksperienca e aftësitë. Po nuk janë të gjithë Guardiola. Përkundrazi Napoli ka bërë një zgjedhje të zgjuar me Sarri-n, një artizan i vërtetë i futbollit”.

Sa shqiptar ndiheni?

“Nuk kam mësuar gjuhën shqipe sepse është mjaft e komplikuar. Alfabeti ka 36 gërma, është një mix i shqipes,turqishtes e serbishtes (disa gjuhësh). Ndihem shqiptar në masën derisa më ndihmon që të bëj pjesë në një kontekst e të jap sa më shumë në atë drejtim. Nëse nuk jetoj emocione të drejta, nuk arrij rezultatet”.

Si do të festoni?

Nuk kam pushuar asnjë sekondC. sot kam një tjetër detyrim: një kurs komunikimi në Trieste. Nuk dua të më humbasë. Do të shkoj me gruan edhe pse jam shumë i lodhur. I lodhur, po i lumtur”.

8 komente në “INTERVISTA/ De Biasi: Fitorja ime kundër futbollit snob”

  1. Leo says:

    Mos shko ne France te parkosh autobusin o Gani por shko te besh loje me kundersulm. Futbolli luhet edhe me 2 sulmues jo vetem me 10 mbrojtes.

  2. Ali says:

    Nje profesionist i vertete dhe nje person i thjeshte dhe shume i edukuar, shembull Jo vetem per te rinjte por me se shumti per katunaret qe na drejtojne duke thithur gjakun e popullit.

  3. mustafa says:

    ganiu deri me tani dhe sikur te shkoje per turizem ne france ,i quhet detyra e realizuar.
    do kisha qejf qe ta mernim ne ekip djalin e avdullahut , januzajn ne france .
    ne fakt me shume se nje here historia na ka treguar se me katenacio fitohen dhe boteroret .

  4. liku says:

    Cfare fitore arrite ti Gani kunder futgollit serb ?
    Ndeshja ne Serbi u ndepre dhe 3 piket u dhane nga gjykata e CAS.
    Ndersa ne elbasan e tregove veten nje trajner medioker duke drejtuar skuadren ne nje humbje te turpshme. Me ato zevndesime qe bere ne fund te ndeshjes tregove sesa vlen. Edhe nje trajner amator e kupton se nese arrin minuta e 90 , nje skuader modeste dhe e vogel si e jona duhet te kthehet mbrapa dhe te ruaje rezultatin. Kurse Shqiperia u hodh ne sulm dhe mori 2 gola me kundersulm nga serbet.

    Nese ne France do te shkosh te besh te njejten loje , me super mbrojtje gjate gjithe kohes , me mire lere skuadren ta drejtoje dikush tjeter. Futbolli behet per te kenaqur njerezit dhe jo per te mbushur regjistrat e statistikave. Dhe nje futboll I bukur ka Sulm + Mbrojtje.
    Ti nuk di ta besh kete loje.

    Ah po , harrova ndeshjen e fundit me Armenine. Ate ndeshje te dyshimte edhe skuadra jone e Luzit te Vogel mund ta kishte fituar.

  5. S.guri says:

    Ate punen e GJUHES e ke prishur , me ben te humbas respektin per ju Gani.DUHET TA MESOSH SE GJUHA SHQIPE ESHTE NJE NGA TRE GJUHET ME TE VJETRA NE BOTE dhe nuk as turqisht dhe aq me pak serbisht.PYET DHE MESO PASTAJ FOL.

    1. fendo says:

      Per Gjuhen shqipe jemi krenar por Gianni duke mos e ditur historine mire mendoj se ska asnje gje te keqe ne ate qe thote. Per shkak te
      “bashkejeteses” se gjate me Turqit kemi futur ne gjuhen tone fjale e shprehje te turqishtes me shumice. ndersa shume prej fshatrave tane kane emra sllav ! Ndersa sot qe flasim Shqipja ka pesuar ndikime te gjuheve te tjera si iTalisht, anglisht, per shkak te globalizmit !

  6. "BALASHI" says:

    Ne lupe i shihni gjithe ata qe kane sukses, ndersa mediokrit i ngrini ne qiell. Une nuk i kuptoj disa: jo parkim autobuzi, jo 11 mbrojtsa e ku di une…
    Lerjani specialistit ate pune. Ai mori nje kombetare pa lojtare. Me ardhjen e tij perkoi me luajten e ndeshjeve te fundit nga Lala, Skela, Duro, Bogdani etj…
    Beri udhetime pa fund, takoi njerez, i ftoi e i fitoi, u dha zemer, mendje, teknika e taktika e ja ku erdhi, kurse ju vazhdoni llafet njelloj si presidenti Duka, kunder tij…
    Ne Boterorin e SHBA-s ne 1994, u kualifikua edhe Greqia per here te pare. Beri 3 ndeshje ne grup, nuk fitoi asnje, nuk shenoi asnje gol dhe i shenuan rreth 10 gola, madje ne ndeshjen e fundit e mundi Argjentina 0:4. Pas 10 vjetesh doli kampion Europe.

  7. bush says:

    nuk kemi patur me shume mend se ky qe ta mesojme ai e di me mire se ne se cduhet te beje pra duhet te kemi besim se eshte me i interesuar te arrije rezultate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje