Europiani sjell miliona euro; FSHF, në bisedime me sponsorë të rinj

21 Tetor 2015, 15:48Sport TEMA

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare për herë të parë në një kompeticion europian, përveç entuziazmit dhe rritjes së imazhit të Shqipërisë, pritet të sjellë edhe përfitime të ndjeshme financiare për Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Përfitimi më i madh është ai që buron nga rritja e imazhit. Një pjesë e të ardhurave është ajo që buron nga granti që jep UEFA për ekipet pjesëmarrëse në Euro 2016. Në këtë rast flasim për një formulë të kombinuar, e cila përbëhet nga një minimum i garantuar dhe një sistem bonus që i garantohet ekipit. Baza që ne presim të vijë nga kjo formulë do të jetë diku rreth 70 milionë euro”, shprehet Gazmend Malo, drejtor i Marketingut në FSHF.

Veç fondeve nga UEFA, arka e federatës ka përfituar rreth 300 mijë euro të tjera edhe nga rritja e të ardhurave që merren nga biletat, për shkak të pjesëmarrjes më të madhe të tifozëve.

“Ne kemi pasur vëmendje maksimale në lidhje me ndeshjet. Pra, shitjet e biletave kanë qenë 100%. Në krahasim me sezonin e kaluar kemi pasur një rritje prej 20-25%. Një drejtim tjetër, që ka pasur vëmendjen tonë ka qenë edhe ai i veshjes kuqezi, apo i veshjes zyrtare. Ne kemi pasur një rritje të shitjeve në dyqanin tonë online duke kapur rreth dyfishin e një sezoni më parë”, ka shtuar më tej Gazmend Malo.

Rritje 100 për qind të të ardhurave pritet të ketë edhe nga sponsorët, apo kompani të cilat kanë shprehur dëshirën të sponsorizojnë për përfaqësuesen, në një kompeticion ku një ndeshje do të ndiqet nga të paktën 150 mln njerëz.

Mësohet se, aktualisht FSHF është në bisedime me një kompani të madhe ndërkombëtare të prodhimit të makinave, e cila është njëkohësisht sponsor i shumë përfaqësueseve dhe klubeve të mëdha europiane.

“Presim edhe në këtë aspekt që të ketë një rritje të ndjeshme, si nga kontratat ekzistuese, ashtu edhe nga sponsorët e rinj. Është e vërtetë që në këtë moment kërkesa është maksimale, ndaj dhe ne mendojmë se do të kemi një rritje së paku 50% deri në 100% edhe këtu, në lidhje me të ardhurat aktuale. Ka mjaft kompani të interesuara, ndër të cilat janë edhe disa ndërkombëtare”, tha më tej drejtori i Marketingut në FSHF.

Pjesëmarrja në Euro 2016, grumbullimi i Kombëtares me të paktën 10 ditë para fillimit të eventit dhe 3 ndeshjet që do të luajnë në grup, sigurisht që do të kenë një kosto financiare për FSHF-në.

“Pjesëmarrja në Europian është një makinacion shumë i madh dhe shumë i shpenzueshëm. Presim që vetëm shpenzimet logjistike për ekipin, stafin teknik, fluturimet me ‘charter’, transporti, trajnimet dhe çdo gjë tjetër që lidhet me këtë, mendojmë që të shkojnë minimalisht 2 milionë euro. Kjo shifër është vetëm për fazën e grupeve”, tha në përfundim Gazmend Malo.

Në fund të këtij eventi, gjithsesi Federata Shqiptare e Futbollit do të dalë me një bilanc pozitiv. Drejtori i Marketingut, Malo thotë se me financat e mbetura, FSHF-ja do të vazhdojë të investojë jo vetem për kombëtaret, por për rritjen e cilësisë së të gjithë futbollit shqiptar./ TCH

30 komente në “Europiani sjell miliona euro; FSHF, në bisedime me sponsorë të rinj”

  1. B says:

    Investoni per stadiume

    1. fieraku4u says:

      DUKA DHE MERCENARET E TIJ, KAN PER TE BERE NAMIN ME TE VJEDHUR.

      ME KAQ PARA SA DO MARRIN KETA, JO STADIUM NDERTOHET I TIRANES, POR NDERTOHEN NJE STADIUM I MADHE NE FIER, VLORE, KORCE DHE DURRES.

      PLUS INVESTIME PER DJALMOSHAT E RINJE, QE DO JENE E ARTHMJA E KOMBETARES.

      MOS TI KEMI SYTE GJITHMON NGA EMIGRIMI.

      1. albti says:

        TE ZHDUKET DUKA DHE HAJDUTET E TJERE QE PO RRJEPIN KTE POPULL

        1. Poli says:

          Duket qe eshte profesionist drejtori i marketingut te federates nga menyra qe i alokon te ardhurat me zera. Kam besim se presidenti Armando Duka po punon mire ne lidhje me drejtimin e futbollit. Jam tifoz i cmendur i Shqiperise

      2. Edi says:

        Kane nje merite te madhe te gjithe nga Presidenti, trajneri, lojtaret, stafi dhe nuk po i shenoj sipas hierarkise por te tregoj se jane ekip prandaj eshte i bukur ky sport dhe kaq masiv ne vendin tone.
        Pastaj ti pello qe shkruan sikur je fierak nuk e njeh zotin Duka keshtu qe mos ha nga pjata e shokut te punes.

    2. Viscont says:

      Ka mundesi te behen zgjedhjet qe te largohet ky Stalin Duka. Prokuroria ti kerkoje pak llogari atij me cfare emri ishte ne greqi ai me pasaporte fallco

      1. tafili says:

        ti haj mutin stalinit po ky eshte si zogu qe vodhi arin edhe iku.kushe ja ka len me tapi f.sh ketij muti

      2. Studenti says:

        Sigurisht qe ka shpenzime te medha nje kompeticion i tille isha vullnetar ne nje finale Championsi dhe normalisht qe kerkon shume force punetore dhe nje maanxhim perfekt ne burime njerezore dhe te ardhurash, por besoj se Mr. Duka e ka eksperiencen e duhur ne nje super manaxhim dhe pse jo ne nje sukses te radhes atje…

    3. Askushi says:

      Rrnofte duka i krimit. Tani nuk ka mo burr none qe katinarin duka e shkul nga drejtimi i fshf. Prandaj te gjithe lakejte e fshf u turren me radhe kunder de biasit. Keta ordinere me duken duan te vjedhin sa me shume te jete e mundur

      1. Behu Dikushi says:

        Te ftoj qe ta njohesh per me teper eshte shume miqesor dhe do te ndihmoje edhe ty ne jete qe te mos mbetesh vetem ne kafazin tend o debil njeri, te ishte kriminel do te ishte ne burg sot. Apo mban mend saliun kur kendonte, ai e kishte per zakon ti bente te gjithe kriminele por ne fakt ishte vete saliu o qorr bibe

  2. Arberia says:

    Europiani do sjelle miliona euro, do trashet akoma me shume bytha e Dukes..!!

    1. Gjethi says:

      Duka i krimit dhe i basteve… bashk me bushrat dhe jerat e federates turp qe drejtojne fshf.

  3. Zeus says:

    Per te gjitha keto,MERITEN ME TE MADHE E KA….DE BIASI,qe me aftesine e tij arriti te perzgjedhe futbollistet e duhur per te arritur kete MREKULLI!!!
    T’i mohosh apo me poshtersisht,te perbuzesh meritat e ketij TRAINERI FITIMTAR eshte….KRIM dhe nje AKT I PASHEMBULLT ANTISHQIPTAR!!!
    Nga ana tjeter kjo tregon edhe INJORANCEN dhe FODULLEKUN e pa pashembullt te ketyre rrogtareve matrapaze,qe nuk dijne te sillen me njeriun qe ishte PROTAGONISTI KRYESOR i kesaj MREKULLIE!!!
    DE BIASI E MERITON PLOTESISHT RROGEN 2-3 MILION EURO sic e ka kerkuar vete,bile edhe me shume!!!
    Jam i sigurte qe me De Biasin trainer,duke e paguar me mire,do te mundim te kualifikohemi edhe ne KAMPIONATIN BOTEROR!!!
    Mos t’ju duket ITALIA GOGOL!!
    DE BIASI mund ta munde ITALINE si KETU,por aedhe ne ITALI!!!

    1. Ermal says:

      Po te degjosh intervisten e z. Gazmend Malo ne TCH thote qe baza qe presim te vij nga kjo formule eshte 7-8 milion Euro, por gazetarit i eshte degjuar si 70 milion Euro dhe e ka shkruar ne tekst. 8 milion Euro (pa sponsorat) nuk eshte ndonje e ardhur e madhe per t’i dhene De Biazit 2 milion Euro ne vit, eshte shifer tejet e ekzagjeruar per mundesite e FSHF-se edhe pse deshiroj qe te pakten t’i trefishohen te ardhurat nga ato aktuale qe merr.
      Merita e De Biazit eshte e padiskutueshme dhe ne nje Federate tjeter mund te meritonte dhe me teper se 3 milion/vit, por edhe ai te jete realist, gjithashtu edhe te tjeret te jene realiste per mundesite qe ka FSHF.

  4. A.R says:

    Parashikoj qe do te sjelle edhe vdekjen e Dukes dhe te derrave te tjere qe i mbajne kandilin, se dhjami i tepert shkakton probleme zemre.

    Nuk ia ndjell te shkretit, po edhe pasurimi e ka nje cak; kur e kalon, shperthejne semundjet e pasherushme.

    Andrea

    1. Trust me says:

      O Andrea keshtu te ndodhte ty tek njerezit e dashur.
      O injorant si mund ti urosh dikujt nje gje te tille.
      Aq me pak qe nuk e njeh zotin Duka.
      Ai eshte nje biznesmen i suksesshem dhe nuk ka lidhje pasurimi i tij me futbollin.
      Turp te kesh qe nxjerr helm nga goja.

  5. Gjeto says:

    Jo vetem Evropiani, po dhe boterori, vetem te ardhurat televizive nga Spanja e Italia ne grupe jane mbi 10 milione Euro.

  6. Janullatos ngrenesi says:

    Nga ky europian do te kemi me shume veze prej Shijaku dhe me shume corape grash per tezgat e tregut.

    1. Adi says:

      Po ti cfare ha o grek, pse e banalizoni situaten me gjera ordinere, gazetare leshi qe nuk dini te punoni por te hidhni balte…

  7. ne demokraci dy budallenj vlejne me shume se nje i mencur/ ainshtanj says:

    Prandaj do dhene komisioni de biazit.
    Eshte merita e tij qe vijne keto para dhe i takon nje perqindje.
    Buke shkelur

  8. altin says:

    te hapen shkolla futbolli per zbulimin e talenteve te reja.

  9. Ermal says:

    Nuk eshte 70 milion euro, por 7-8 milion.

    1. Niko says:

      12 miljonë i jep vetëm Uefa për kualifikimin në evropjan, ndërsa puna e sponsorëve nuk dihet, pasi ne nuk e dimë se me çfarë kushtesh dhe se për sa kohë do jetë digitalbi sponsor i përgjithshëm i kombëtares.

  10. nji uj selite te lutem says:

    JENI ber me hije o njerez kur diskutohet per para vetem vjedhjet mendoni ju ka hyr hajdutlliku ne kto vite demokracie ne gjak,se dhe menyra e vetme qe na esht kultivuar si popull per tu pasuruar esht vetem hajdutlleku abuzimi pislliku,nga njerez qe e mendonim mirqenien nepermjet punes jemi kthyer ne nje popull ku si kultur fitimi kemi vetem hajdutllekun dhe korrupsionin kjo vjen nga qe na drejtuan rrugaçet qe ne krye te heres ne vitin 90;megjithate shpresojm qe federata te ivestoj ne stadiume dhe ne ngritjen e futbollit moshave ne vend por vetem shpresojm.

  11. nini says:

    Suksesi i ekipit kombetar ,ne finalet e europianit 2016 ,sjell keto te ardhura te medha per futbollin shqiptar . Me keto shuma te medha ,duhet patjeter ,qe te ndryshoj infrastruktura e futbollit shqiptar ,sidomos ndertimi i stadiumit te ri ne Tirane ,duke mos e ngarkuar qeverine me kosto tjeter financiare ,meqe u dha mundesia . Perfundimi i punimeve te stadiumit “Loro Borici” shton mjediset moderne per futbollin shqiptar ,por mbi te gjitha ,duhet te mendohet dhe per investimet e ekipeve zinxhir ,se sic eshte perberja e ekipit kombetart , shumica jane lojtar qe kane dale talente nga jashte vendit .Atje ku ka investim per akademite e moshave te reja ,ka dhe sukses .

  12. Toni says:

    7 milion dhe Jo 70 milion euro. U liru kshu?

  13. albani says:

    Pajtohem me A.R-ne
    Gjithe keto miliona euro do ta trashin keq Duken,shpresoj qe te na hiqet qafe plehra.
    Dhe eshte turp i madh qe disa mendojne qe nuk tepronka ndonje milion per De Biazin,arkitektin e kombetares
    padyshim,ku u tepron gje te korruptuareve te FSHF-se.

  14. Ardenica. says:

    Amani mo,ne kini perendi,cojeni ate komentuesin “fjeraku 4u ” ne krye te federates qe te shpetoje federata nga vjedhja. Madje ai eshte i sigurte se Duka do vjedhi bashke me shoke ,ndaj duhet te pergatiti denoncimin ne prokurori.

  15. Mentari says:

    Minimalisht per 10 ditet e para shpenximet jane 2 milione Dollar??????????? jane vjedhje te hapura.eshte turp qe te vjidhet ne kete menyrePo pse 10000 Dollar ne nate do te jet dhoma e gjumit per nje sportiest? ku jetoni ore hajdute sot shqiptaret jetojne nete gjith Boten dhe e dijne shum mire se nje dhome e mire dhe e arsyeshme nuk kushton me shum se 200-400 Dollar ne nate.Shumxoje me dhjete dit qe eshte =4000 dollar dhe shumxoje me 30 vet se shte e barabarte me 400000 Dollar fut ketu edhe fluturimet edhe ushqimin dhe nuk shkon me shum se 600000 Dollar.Ne qoftese Duka dhe 100 zagaret tij neper Tirane do te dergojne familjet e tyre se bashku me farefiein atehere po.Po pse duhet te paguaj Federata shqiptare per njerez qe nuk kane te bejne aspak me sportin? kur ata para perdoren per te ndertuar Stadiumin e ri apo per te riparuar ata te vjetrit?Qeveria shqiptare duhet te hapi syt nga Korrupsioni I Dukes se eshte Korrupsion golopant.Cimkat e tija dalin per dit ne lajme dhe hedhin teori te shpenximeve me qellim qe te bejne akompli vjedhjen dhe neser te mos kemi hetime.

  16. Ubs says:

    O bo bo…na erdhi dita… Ja per keto dite kena punuar. Do na dali si me tortën e pavarësisë, JEMI GATI ME LUGE NE BREZ!Do vjedhim more vëllezër, por jo vetëm, por në mënyrë epike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje