Trajnerët më të suksesshëm italianë, De Biazi përkrah Trapatonit, Lipit e Kapelos

19 Tetor 2015, 19:25Sport TEMA

Suksesi i Gianni De Biasit me Kombëtaren Shqiptare vazhdon të bëjë bujë përtej Adriatikut. Nëpërmjet kualifikimit të kuqezinjve në finalet e Euro 2016, drejtuesi i stolit siguroi një vend mes teknikëve italianë më të suksesshëm nëpër botë. Gazeta “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull special trajnerëve me titullin “Nga Giani deri te De Biasi, teknikët italianë që po fitojnë jashtë vendit”.

Në vlerësimin për strategun kuqezi, kualifkimi i tij me Shqipërinë përshkruhej “i pabesueshëm”. Aty citohej edhe 60-vjeçari që e cilësonte “arritjen më të madhe në karrierë”, madje më lart se ngjitja me Modenan nga Seria C në elitën e futbollit italian.

Klasifikimi special përfshin suksese nga futbolli, te volejbolli e basketbolli, për të vazhduar me sporte si çiklizmi apo hokeji. Por, interesant është fakti se emri i De Biasit rendit përkrah disa prej personazheve më të rëndësishëm të futbollit italian. Nisur nga Giovanni Trapattoni. 76-vjeçari është ndoshta trajneri italian më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Tituj kampionë në Gjermani, Portugali dhe Austri por edhe trajner i përfaqësueses italiane dhe i Irlandës.

Në renditje ndodhet edhe Fabio Capello. 69-vjeçari është një ekspert i klubeve, duke triumfuar me Milanin, Juventusin, Romën dhe Real Madrid. I pafat në punën me ekipet përfaqësuese, fillimisht me Anglinë dhe më pas me Rusinë, ku gjithmonë është kualifikuar në Kupën e Botës, por pa i ndihmuar skuadrat të shkëlqejnë. De Biasi ndodhej edhe përkrah një emri si Marcello Lippi. Kampion i Serisë A me Juventusin dhe kampion bote me Italinë. Në karrierën jashtë vendit ka punuar në Kinë: dy vjet me Guangzhou, duke koleksionuar tre tituj dhe një Champions aziatike. Nuk mund t’i mungonte listës edhe Sergio Scariolo. Trajneri italian më i suksesshëm në basketboll, që prej vitit 1990 në stolin e Spanjës ka fituar tre tituj Europianë dhe një medalje argjendi në Lojërat Olimpike./ SS

10 komente në “Trajnerët më të suksesshëm italianë, De Biazi përkrah Trapatonit, Lipit e Kapelos”

  1. liku says:

    Edhe mediat italiane po I krehin bishtin De biazit , qe te ndikojne sadopak per te bindur FSHF ti jape rrogen e majme qe kerkon.

    Por meqe Italia e ngriti kaq lart De biazin , le ta marre vete per kombetaren italiane , duke qene se edhe Konte nuk po ben ndonje gje te madhe me Italine.

    Pa 3-pikeshin e gjykates dhe pazaret e Armenise , edhe per De Biazin tani do te thoshim se beri pak a shume ate qe kane bere tere trajneret me Shqiperine.

    1. feniks says:

      Cfare thone keta italianet, qe De Biasin e futin nder traineret me te sukseseshem italiane neper bote???
      A e kane degjuar keta DUKEN e FSHF-se apo ate “PRETERNDENTIN PER NOBEL NE EKONOMI,RROTGARIN Jera qe deklaroi se,
      – De Biasi para se te vinte ne Shqiperi-ISHTE NJERI PA IDENTITET”???!!!
      Nuk kane faj keta mjeranet e shkrete se harrojne qe nje njeri PA IDENTITET NE ITALI-eshte me i vleresuar dhe me i ZOTI SE NJE TUFE SHKENCETARESH te KRISTALIT ne Shqiperi!!!
      Kaq IDIOTE jane sa nuk mund te gjykojne qe ky TRAINER,qe sipas tyre ishte pa IDENTITET,beri qe SHQIPERIA TE KUALIFIKOHEJ PER FINALET E EUROPIANIT PER HERE TE PARE NE HISTORI???
      Normalisht atij duhej t’i NGRIHEJ NJE MONUMENT PARA FSHF-se qe vsa here te kalonte DUKA dhe ushtaret e tij ,te perkuleshin me respekt e jo t’i tregonin se ato MERITA I KEMI NE E JO TI!!!
      I gjithe ky BUDALLALLEK mund te permblidhet me kete fjale te urte popullore:
      -“NE NJE FSHAT,KU JANE TE GJITHE …BUDALLENJ,AI QE VJEN ME I MENCUR,quhet nga ata(me shumice votash) …ME BUDALLAI”!!!
      Keshtu ndodh sot me DUKEN kundrejt…LEGJENDES DE BIASI!!!

      1. liku says:

        De biazi mori aq pike sa mund te merrte ne fushen e lojes , me nje taktike supermbrojtese , dhe me veprime te dyshimta taktika dhe zevendesime te pavend sidomos me Portugaline dhe Serbine ne fund.
        Duka me FSHF moren 3 piket e CAS-it.
        Pazaret me Armenine siguruan 3 piket e fundit qe na duheshin.

        E ku eshte merita kaq e madhe e De Biazit ?

        1. armand says:

          Ti Liku duhet te jesh agjenti 008 i SHQUPIT. 007 eshte Kac Islami pasi ishte i pari qe zbuloi “shitjen” e ndeshjes prej Armeneve.

          1. liku says:

            Po te lexoni komentet e dites se ndeshjes , qe ne perfundim te pjeses se pare ka patur shume qe e kane konsideruar te shitur ndeshjen.

            Por po e leme menjane ndeshjen me Armenine.
            Sqhiperia ka 14 pike , por nga keto 3 pike I dha gjykata , pra De Biazi me “meritat” e tij ka marre vetem 11. Ne 11 pike nuk sigurohet kualifikimi direkt.

            De biazi duhet ta kishte treguar veten me Portugaline dhe Serbine ketu. I duheshin vetem 2 pike. Dhe si trajner amator , beri 2 ndeshje super mbrojtese me 1-2 sulme , dhe ne fund kur duhet te mbrohej kaloi ne aventure dhe humbi.

            Ku qenkan pra meritat e De Biazir ?

            Brigeli mori 13 pike ( dhe mos harro se atehere fitorja vleresohej me 2 pike ).

  2. B says:

    Dmth pa dronin e Ballistin

  3. Ajaxs says:

    Nuk e di sa leke mer De biagi ne vit, por traineri gjerman Brigel merrte 400 000 Euro ne vit.

  4. enter''" says:

    Kombetarja jone ben loje mizerabel, lereni Di Biazin ejt, thurini lavdi Armenise ?

    1. den says:

      Ne kete menyre si kometon ti asnje ndeshje nuk ka besueshmeri, pasi ajo varet nese i pershtatet interesit tend. Dmth nese shqiperia do te ishte mundur kjo po kjo do te kishte vertetesi. E kuptojme se si e do ti Shqiperine ta shohesh me koken poshte. Si duket per kete paguesh.Prandaj edhe nofken ta kane futur enter se je vetem zhurmues.

    2. Argita_B says:

      Greqia me ishujt fareoe kujt duhet ti thurri lavdi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje