Kënaqësia e kualifikimit për herë të parë të Shqipërisë në një Kampionat Europian vështirë se do të harrohet ndonjëherë nga Xhani De Biazi. Por trajneri i kuqezinjve, përveç kësaj kënaqësie që ka përfituar duke hyrë në historinë e futbollit shqiptar, nuk e fsheh faktin se tashmë kërkon edhe të shpërblehet financiarisht për punën që ka bërë në drejtimin e kombëtares sonë. Në një intervistë radiofonike për “Radio DeeJay” në Itali, trajneri ka pranuar se në bashkëbisedimin e parë që kishte bërë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, pas kualifikimit, një nga batutat ishte edhe “ka ardhur koha që të paguash”, duke iu referuar një rritje rroge të mundshme.
“Ishte thjesht një batutë, ndonëse e di se ka një kontribut të rëndësishëm financiar nga UEFA për skuadrat që marrin pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian. Unë mendoj se jam mes trajnerëve më pak të paguar të kombëtareve të kualifikuara. Sa paguhem? Më mirë të mos e them se pastaj nuk shkon më askush te Shqipëria. Por kënaqësia e kualifikimit të Shqipërisë nuk ka çmim, janë situata që të lënë pa fjalë, të mbushin me krenari dhe dinjitet, të cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetë”, tha De Biazi në këtë intervistë të dhënë gazetarëve të njohur Ivan Zazaroni dhe Fabio Karesa.
Këta të fundit kërkonin me ngulm të dinin se çfarë do të bënte De Biazi pas eksperiencës në Europian, nëse do të vazhdonte të ishte pjesë e përfaqësueses kuqezi, apo nëse do t’i bashkohej një kombëtareje tjetër apo klubeve. Trajneri pranoi se aktualisht nuk kishte asnjë të re në këtë aspekt, por mbetej i qetë, falë mirëkuptimit që kishte me FSHF-në. “Do të ndalem për momentin të shoh se çfarë mund të bëj. Duhet të flas më parë me Federatën, për të kuptuar nëse duan që të vazhdojnë me mua apo të ndjekin rrugë të tjera. Meqë kemi një marrëdhënie të mirë mes nesh, nuk do të ketë probleme nga kjo pikëpamje”, theksoi ai, raporton Shqip.
Sido që të shkojnë bisedimet mes De Biazit dhe FSHF-së, trajneri është shumë i lumtur me këtë eksperiencë që ka bërë në Shqipëri, duke e kthyer kombëtaren në një emër të njohur në arenën ndërkombëtare dhe duke i shërbyer edhe ai kauzës së afrimit drejt Europës të vendit tonë. “Mendoj se Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë Europës, me dëshirë dhe entuziazëm. Është një popull shumë i ri, që ka entuziazmin e të rinjve dhe që kërkon nëpërmjet studimeve, apo edhe nëpërmjet këtij shembulli që dhanë lojtarët e mi, që të bëjnë të mundur të pamundurën. Ky është një mesazh i rëndësishëm sidomos për më të rinjtë”, theksoi De Biazi në këtë intervistë për radion e njohur italiane.
Pas nderimeve më të larta që mori në Shqipëri pas kualifikimit, për trajnerin e kuqezinjve kanë ardhur edhe vlerësimet në vendlindjen e tij. Bashkia e Koneljanos, ku banon De Biazi me familjen e tij, i ka dhënë atij titullin “Cima da Conegliano”, me motivacionin “pasi ka ditur të edukojë të rinjtë dhe të rriturit me vlerat e besnikërisë dhe disiplinës, duke u bërë ambasador i qytetit tonë në botë”. Në fjalimin e tij, trajneri nuk ka ngurruar të ftojë italianët që të kopjonin shqiptarët, për përkushtimin ndaj kombit. “Unë kam prezantuar kudo ku kam qenë krahinën e Trevizos, prejardhja ime më ka mbajtur gjithmonë këtu, afër vendit ku kam lindur. Por në Shqipëri kam gjetur një përkushtim ndaj fanellës, ngjyrave dhe flamurit që nuk e gjej në Itali. Ne duhet të dëgjojmë më fort thirrjen e kombit tonë, të flamurit tonë dhe të tregojmë më shumë zemër ndaj asaj që bëjmë. Nëse i bën gjërat me zemër dhe me pasion, është më e lehtë të arrish objektivat që i ke vënë vetes”, tha De Biazi.
100.000 apo 500.000 euro ne vit ?
nuk jan pak de biaz …se perndryshe do merrshe noj 3-4000 eurosh si komentator tv
200 000 mije euro merr total eleminatoret qe zgjasin dicka me pak se 2 vjet
rreth 15-16 muaj , mund te jene shume per shqiperine po nuk jane shume
Keta kapen me gjera koti, kjo federate na beri ate qe se ka bere asnje qeveri, asnje parti politike asnje politikan. Na bashkoi si KOMB. Edhe kjo erdhi si rezultat i nje pune te madhe nga ana e federates dhe Dukes. Ketij burri do thene 1000 here faleminderit, por ne vazhdojme lojen e politikes qe na streson cdo dite e me shume, De Biasi ka shume merita por moe te thote jane pak 200 mije euro ne vit se jemi ne Shqiperi jo ne Itali.
megjithate ganiu hyri ne historine e shqiperise.sado qe te mari i MERITON !
rrespekt per kete burre,qe pranoi dhe nenshtetesine shqiptare,ku tfgs e gopi i semes e perbuzin.
Koment tipik pa lidhje. Ti zoteri do pranoje te punoje ne nje fabrike ku paga baze eshte 1000 euro ne muaj per cdo punetore dhe ty do te japin vetem 100 euro ne muaj?
edhe 1milion evro ne vit pak i ka, se po i sjell gjith ato te ardhura federates
Esakte ai meriton me shume….
ZOTI DUKA E PERMENDI MBREME NE EMSION KU U SHPREH SE KANE NJE MAREDHENIE TE SHKELQYER, XHANI MOS TE KERKOJ GJYSMEN E PARAVE QE DO TE MARRI FUTBOLLI SHQIPTAR PER HERE TE PARE NE HISTORI. NE JEMI SHTET I VARFER DHE KEMI NEVOJE PER INVESTIME. EDHE NJEHERE DUKA TREGOI QE ESHTE MANAXHERI KREYSOR I KETIJ SUKSESI HISTORIK.
Nje person shembull per thjeshtesine, seriozitetin, ndershmerine
dhe karakterin qe rrezaton. Shembull i kundert kur t’a krahasosh
me qeveritaret tane aktual ARROGANTE apo me politikanet teresisht
HAJDUTE te pashoq, mosmorenjohes deri ne palce ndaj popullit.
Nuk je trajneri i pare ,qe paguesh me kete nivel,FSHS keto mundesi ofron !
Ne kemi nje jet, qe bejne sikur na paguajne,mos u merit” kq shpejt !
Ka patur dhe me keq,koha kur trajneret dhe sportistet,luanin per “edukimin komunist te masave” !
Ne trazitcion jemi,do pranosh kushtet,mijonat i duhen “FSHF-s” !
Fshf mori 12 milion euro nga uefa per kualifikimin. Tani trajneri duhet te paguhet sa trajneret e tjere ne europuan.
Nje person paguhet nga puna qe ben!dhe ne rastin e De Biazit pagesa e tij patjeter qe vlersohet nga arritjet e ekipit kombetar,ne nje skuader futbolli pergjegjes per rezultatet e ekipit eshte trajneri,dhe nese Italiani do zhgenjente duke e lene ekipin ne fund te tabeles,pa tjeter qe do kish fatin e shume trajnereve te tjere duke u zevendesuar,nuk e di se kur ka ndonje rast tjeter qe trajnerit duhet ti ngrihet rroga,duke u nisur nga rasti De Biazit qe e coi per here te pare shqiperine ne nje kompeticion te tille!Nese Duka ka vendosur qe te mos i beje shtese rroge,thjesht po mendon ta largoje De Biazin,por me siguri qe do i “beje gropen” vetes,nese ndodh keshtu.
de biazi si shume parla parla. bastaaaaaaaaa
DE BIAZIT E TAKON RRITJA E RROGËS.
DUKA MAFIOZI TI JAPI RROGËN E MAJME QË I TAKON DE BIAZIT.
Keta tanet ti lejne llafet dhe ti japin nje dore lekesh si premio per punen qe beri.Mirenjohja eshte nje nga virtytet me te larta te njeriut.Pastaj te ulen ne tavoline dhe te negociojne per nje rroge dinjitoze.E mendoni sa do kish marre De Biasi nga nje kombetare nga ato qe nuk u kualifikuan.
filluan vicklat……shqiptar lind nuk bohesh dot….corape kuqo jeshil italian…
E ke goditur..
De Biazi zyrtarisht eshte shqiptar se ka pasaporte shqiptare. Mua me behet qefi per kete.
Mos harroni qe ai e ndan rrogen me ndihmesit e tij, dhe paguan udgetimet per te pare lojtaret.
3 miljon EURO ne vit
Cdo njeri paguhet sipas punes.
De biazi beri ate qe dhe miliardat sdo ta benin. Vleresimi eshte i natyrshem.
Mos u beni buke shkelur.
E meriton
3 pike e pike e bene superhero, ndryshe do ishte viktima
Ou , po te tjeret para teje pse kane ardhur me shifra edhe me te vogla , dhe emra me te medhenj sesa ti ?
O Gani , thuaje troç se do 2-3 milione euro per te qendruar.
Po na thuaj edhe tjetren , qe pervec skuadrave te kateroise se 2 e te 3 italiane nuk te kerkon njeri.Ah , po harrova edhe Greqine .
Erdhe ne Shqiperi , bere nje sezon eleminator, ku me lojera mbrojtese , pak fat , nje 3-pikesh gjykate dhe nje 3-pikesh te dyshimte ( ndoshta te blere ) ne Armeni arrite kualifikimin ne Evropian.
Tani po deshe prano nje shifer te perballueshme nga nje shtet si Shqiperia ose largohu.
Ne fund te fundit ke nje kontrate me nje shifer qe e ke pranuar kur nenshkrove, kur te mbaron kontrata po nuk je dakord , shko te drejtosh Greqine.
Boll bere naze.
De Biazi e meriton rritjen e rroges bashke me shperblimin ,sepse puna e tij beri qe kombetarja te shkonte ne kampionatin Europian 2016 .Po Arben Dukes nuk i del nga e prapte dores dhe nuk di ti vlersoj njezit e punes.
Kane ardhur shume trajner ne Shqiperi ,Po asnjeri nga ata nuk e ka cuar kombetaren ne kete pike.Kur vete Fifa jep shperblim per skuadrat qe marin pjese ne Europian ,perse te mos perfitoj edhe trajneri nga keto?
Me duket se filluan shenjat e dobesise se futbollit shqiptar, si me Brigelin! Megjithse deri tani vete Biazi thote bukur: “Por kenaqsia e kualifikimit te Shqiperise nuk ka cmim, jane sistuata qe te lene pa fjale, te mbushin me krenari dhe dinjitet, te cilat jane gjerat me te rendesishme ne jete.”
Gianni DeBiasi merr nje rroge fikse prej 280 mije euro ne vit.
Per Shqipetaret ndoshta eshte shume por koleget e tij marrin miliona euro.
Ai ka shume te drejte,nje nga faktoret qe kombetarja e Shqiperise ka mberritur aty ku eshte sot eshte pa dyshim merita e tij.
Ndoshta Rama duhet ti gjeje fondet per kete.
Jo vetem nje trainer i madh, por edhe nje njeri i madh. Faleminderit De Biasi!
Asnjehere SHQIPERIA si shtet nuk kishte per tu kualifikuar ne ndonje EURO
apo FINALE BOTERORI , kjo i dedikohet vetem trainerit dhe lojtereve me shpirt dhe zemer te madhe SHQIPTAREVE NGA KOSOVA dhe gjithe viseve SHQIPETARE,ky ishte nje trainer i lindur per KOMBETAREN SHQIPETARE , KAPITENI I MADH LORIK CANA ishte ne kohen e duhur dhe ne momentin e duhur
( si futbollist eshte mesatar por i lindur fitimtare me zemer luani)
kane qene shume futboliste SHQIPETARE shume me temire por nuk kane harritur asgje ne kariewren e tyre sportive( DEMOLLARI, BERISHA ,MUSTA, RRAGEMI, ZMIJANI, LEKBELLO, KUSHTA ,FERKO, CIPI, TARGAJ, PERNASKE,BALLGJINI, JOSA , MUCA, SHUME TE TJERE) pra kjo arritje idedikohet trainerit dhe kapitenit ne vecanti dhe lojtareve ne pergjithesi
BRAZILI nuk ka nevoj per trainer , por kur ka nje trainer te keq mundet edhe 7;1 respekkt
Duhet patjeter t’i rritet rroga, te pakten 1 milione euro, sepse ka bere shume pune te mire, por problemi ketu eshte mafiozi Duka, nje kriminel, nje hajvan shijaku me surratin e nje derri te pangopur!!!!
rroga fikse e trajnerit edhe mund te rritet edhe pak se 280mij euro mund te behet edhe 300 apo 400.
por zgjidhja duhet te jete qe trajneri te kete kompensime bonus shtese kur arrin kete apo ate objektiv.
i sjell 12milljon te ardhura shtese federates atehere trajneri eshte edhe ai lojtari i dymbedhjete qe i takon nje bonus ne proporcionin e tij. Bonuset nuk mund ti futesh ne rrogen vjetore se duhet te jepen njehere ne dy apo kater vjet kur arrin kete apo ate sukses.
De Biazi meriton te paguhet me shume se nje trainer i nje kombetareje te ngjashme ne Europe. Ne kete rast per mua nuk kane vlere shume parate.
jepini cezarit, ate qe i takon cezarit…cdo pune vleresohet me ane te arritjeve. De Biazi e arriti objektivin dhe padyshim i takon ajo qe kerkon.
O De Biazi arritja deri ne France ka qene pak no cleare , me ato ndeshje antipatike dhe me shume na ka ndihmuar zoti se sa meritat, pra prova e pare dhe bindse eshte nqs ti kalon turrnin e pare ose te pakten te marresh 5 pike.
Nese ka personalitet dhe beson se eshte i afte, le te mos e rinovoje kontraten. Ketu nuk ka cfare te arrije me shume dhe mqs nuk i pelqen paga le te shkoje diku tjeter, te fitoje me shume dhe te arrije nje sukses tjeter. Pordhe firauni quhet kjo intervista ne shqip.
Kush ka frike nga nje trajner i susksesshem?
Hajdutet dhe kopuket e Federates , komshinjte qe duan te na shohin te terhiqemi zvarre perjete edhe sahanlepiresit ketu ne faqe gazetash qe po ju ze zemra lesh nga marazi qe Shqiperia u kualifikua……….
O Xano! Shume politikane vendas dhe te huaj I kane premtuar ketij vendi ta cojne ne Europe dhe mbas kesaj per vehte Jane Bere miliardere dhe me vila e pasuri qe te heqin trurin, por Shqiperija per here e me teper I eshte larguar Europes. I vetmi ti e cove flamurin Shqiptari ne Paris dhe hymnin e flamurin te Shqiperise te respektohet nga vendet me te zhvilluara Europeane. Prandaj eshte e drejta tende te perfitosh nga shperblimet e FIFA per aq sa meriton.
ne greqi klaudio ranjeri mori nje milion e peseqind mij per dy muaj. shkateroi futbollin grek dhe iku. de biazi duhet te mare me teper se nje milion.
De Biasi te rrije derisa te mbaroje Europiani , pastaj udhe e mbare o qerrata !
Nuk na intereson me , pasi ky eshte maksimumi jone dhe i atij.
Ato 12 milione euro federata ti investoje ne trajnere Shqiptare per moshat, fusha futbolli per moshat, palestra , dhe stadiume .
DE BIASI ADDIO !
BRAVO !!!
Duhet mbajtur De Biazi me c’do kusht! Mos lajthitni fare. Mos e beni sic kemi bere keto 100 vjet shtet, qe te mires i biem me kembe.