Xhani De Biazi mohon kategorikisht mundësinë që të largohet nga drejtimi i Kombëtares para përfundimit të Europianit. Ai tha për “TV Klan” se një deklaratë e tij në një radio greke se “mund kishte dëshirë të drejtonte një përfaqësuesen e këtij vendi” është keqkuptuar.
“Gazetarët grekë kanë thënë diçka që nuk ekziston, pasi unë kam thënë vetëm që ndoshta në të ardhmen mund të stërvis edhe përfaqësuesen e Greqisë. Unë kaq kam thënë, pasi askush nuk mund ta njohë të ardhmen e tij”, – tha De Biazi.
Xhani De Biazi ka konfirmuar se marrëdhënia e tij me federatën është tepër korrekte. “
Ka patur shumë keqkuptime, pasi për atë që shkruhet e thuhet duket sikur unë dhe federata jemi kundërshtarë, kjo nuk është absolutisht e vërtetë, punojmë në mirëkuptim të plotë, ndryshe nuk do të ishin arritur këto rezultate.
Unë që ditën e parë që erdha në Tiranë kam patur një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Duka, duke më dhënë mundësinë të punoj ashtu si dua unë dhe për këtë dua ta falënderoj.
Unë mund të them që kontrata ime rinovohet atomatikisht deri në Europian dhe, nëse federata dëshiron ta zgjasë kontratën më vonë, është diçka tjetër”, – sqaroi trajneri i kuqezinjve.
Për kontratën e re të re të De Biazit po diskutohet për një rritje të pagës së tij, për shkak të suksesit të arritur. Por synimi kryesor i 59 -vjeçarit mbetet ecuria ne Europian.
“Të shikojmë se cilët do të jenë kundërshtarët. Besoj se e rëndësishme është që u kualikuam në Francë dhe do të shkojmë atje për t’i vendosur kundërshtarët në vështirësi, ashtu siç bëmë gjatë kualifikueseve”, – përfundoi De Biazi, i cili ndodhet në krye të Kombëtares shqiptare prej vitit 2011.
Zorraxhinjte greke si te pabese e dredharake enderrojne me sy hapur
greket asgje nuk e thone kot, por gjithmon kane nje synim.
ata i verbon suksesi i shqipetareve dhe kerkojne me cdo kusht qe te cenojne mirkuptimin qe kemi me De Biazin.
strategji e njohur Greke. punojne ne grup per kete qellim
Mos e ekzagjeroni shumë. Meqë e intervistonte nje gazetar grek, tha nje fjalë të mirë për ta: po të kishit një trajner të mirë edhe ju do kishit rezultate.
De Biazi, po ça pret nga greqet ti, kur kane thene ndonje gje te vertete ata deri tani? Vetem mashtrime, dredhira, djallezira, intriga, ja, per keto jane greqet..!!