Radio Armenia: Trukim me Shqipërinë? Luftë primitive informacioni me burim Serbinë e Danimarkën

15 Tetor 2015, 19:43Sport TEMA

Në Armeni nuk besojnë në  trukimin e ndeshjes me Shqipërinë. Mediat dhe blogjet armene fajësojnë për humbjen nivelin e skuadrës së tyre. Kurse lajmin e opozitës shqiptare dhe medieve të Beogradit, radioja e Armenisë e konsideron “luftë primitive informacioni”. Po ashtu pikat e basteve në këtë vend “janë të bindura se lajmet për ndeshje të trukuar në Jerevan janë vetëm thashetheme të pabaza”. “Shqipëria akuzohet se u ka dhënë ryshfet lojtarëve të përfaqësueses së Armenisë, por deklarata të tilla i ngjajnë më tepër një lufte primitive informacioni, që ka ndërmarrë Serbia” – thotë Radio Armenia.

 

Më poshtë, pjesë nga komenti i saj:

“Kualifikimi në Euro 2016 u pasurua me ekipe-sensacion, të cilat për herë të parë në historinë e vetë, arritën suksesin. Një nga këto ekipe ishte dhe ai shqiptar, i cili për habinë e shumë njerëzve la prapa Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Pasi mundi Armeninë (3:0), nën drejtimin e Gianni de Biazi-it, media shqiptare dhe serbe hodhën në treg informacionin sikur Shqipëria u ofroi katër lojtarëve armenë nga 500 mijë euro, në mënyrë që të ndihmonin për të siguruar rezultatin e dëshiruar.

A nuk është zbavitës dhe qesharak fakti që për hyrjen në kampionatin evropian ekipi i Shqipërisë ka marrë 2 milionë euro – papritur këto para tashmë paraprakisht ishin llogaritur për futbollistët armenë?

UEFA reagoi shpejt ndaj thashethemeve në gazeta. Por gjëja e parë që duhet të bëjnë zyrtarët e futbollit, është që të shqyrtojnë burimet, që dhanë informacionin për ndeshjen e trukuar. Për komplotin e futbollistëve kanë bërë akuza portali serb “Telegraf”, që dëshironte t’i hidhte benzinë zjarrit dhe kjo është plotësisht e natyrshme, dhe portali shqiptar “Opozita”.

Vështirë të besohet se golat e përfaqësueses së Shqipërisë ishin të fiksuar. Shpjegimi qëndron në rezultatet e ekipit aktual armen – ta mundësh është shumë më e lehtë se disa vite më parë. Edhe në ndeshjet e kaluara (meqë ra fjala, dhe në Beograd gjithashtu) armenët nuk dinin çfarë të bënin me topin, si të ndërtonin sulmet, i lëshonin shumë terren kundërshtarit. Sa mund të akuzohet për disfatë të qëllimshme një ekip në formë të tmerrshme, me një trajner si Sargis Hovsepjan, i cili nuk e kupton si ndërtohet loja e vartësve të tij dhe e ka ekipin absolutisht pa motivim?

Pikat e basteve gjithashtu janë të bindura se lajmet për ndeshje të trukuar në Jerevan janë vetëm thashetheme të pabaza. Koeficienti për Shqipërinë vërtet ra nga 2.50 në 2.00, por kjo ndodh rëndom. Kjo ulje e koeficientit mund të lidhet me motivimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve, me dëmtimet dhe pezullimet. Dhe paratë që do të jepeshin për fitoren, nuk japin arsye për të menduar se dikush e dinte paraprakisht rezultatin e ndeshjes.

Sigurisht, tani mund të fantazohet çfarë do të ndodhte nëse provohej se Armenia dhe Shqipëria “pikturuan” tri pikët? Atëherë në Euro-2016 do të shkonte direkt Danimarka (si në vitin 1992), kurse Serbia do të jetë në play-off. Ndoshta pikërisht ky është ilustrimi më i mirë i asaj se kush ka leverdi nga skandali.

Serbët i hedhin benzinë zjarrit, dhe nuk e pranojnë humbjen. Ndoshta kjo sjellje e mediave serbe është e kuptueshme, por dëshira e tyre për të rindezur luftën informative mund të “hahet”, duke ndërtuar një zinxhir logjik tejet të thjeshtëzuar.

Futbolli në Serbi është një lloj sporti kombëtar. Nuk ka rëndësi janë me “Partizan”-in apo me “Crevena Zvezda”-n, në ditët e ndeshjeve të përfaqësueses pothuajse e gjithë Serbia ulet para televizorëve, ose shkon për të bërë tifo për të vetët në stadium. Humbjet perceptohen në mënyrë shumë të dhimbshme. Humbjet, që kanë lidhje me armiqtë politikë janë dyfish të dhimbshme.

Dy vjet më parë në Serbi u alarmuan, kur ata nuk mund të merrnin pjesë në play-off, pas Kroacisë. Tani serbët i la prapa dhe Shqipëria, që nuk është e pasur me lojtarë të një klasi të lartë europian. Dhe kur në ndeshjet e futbollit përfshihet edhe politika, në Serbi janë gati të godasin me gurë kundërshtarin. Në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës.

Zyrtarët e futbollit këmbëngulin të ngulisin në kokat tona se futbolli është jashtë politikës. Ndoshta. Më mirë të gëzohemi se në Euro-2016 do të luajë disa ekipe të reja, shumë origjinale. Midis tyre – dhe Shqipëria e bujshme…” / Dita – Përgatiti Th.Mustaqi /

9 komente në “Radio Armenia: Trukim me Shqipërinë? Luftë primitive informacioni me burim Serbinë e Danimarkën”

  1. liku says:

    Tani me ne fund u bindem qe nuk ishte e shitur.

    – Nje radio armene qe flet per lojen e dobet te ekipit armen edhe ne ndeshjet e tjera. Kam pare Armeni – Portugali – Ndeshja u fitua me shume veshtiresi nga skuadra portugeze , ku pas avantazhit 1-0 nga armenet , vetem 1 Kristiano Ronaldo ne superforme e shpetoi Portugaline. Ne ndeshjen tjeter brenda fushes Armeni -Serbi , Armenia ishte gati te fitonte dhe me shume fat Serbia arriti barazimin. Ne ndeshjen tjeter Armeni-Danimarke , Armenia e mbyti Danimarken me loje dhe vetem fati qe nuk shenoi. Ndeshja Shqiperi-Armeni , deri ne minute e 76 , ishte ne avantazh per Armenine , dhe vetem kur Armenia mbeti me 10 lojtare , ekipi yne e permbysi ndeshjen.
    Kurse radioja armene thote qe ” lojtaret s’dine c’te bejen me topin”

    “Trajneri armen e ka ekipin pa motivim” — Kush tha ? Meqenese Serbia humbi perballe Portugalise , nese Armenia do te fitonte do te parakalonte Serbine ne grup , dhe do arrinte nje vazo me lart. Po Shqiperia per tere keto vite kur kalonte nje vazo me lart e quante arritje. Atehere pse Armenia qe edhe ajo eshte skuader e vogel nuk na luftoka per vazon ?

    Radioja armene nuk shpjegon , pse tifozeria e kontestonte gjate gjithe ndeshjes me vershellima ? Pse nuk e kontestoi dhe kur barazoi me Danimarken por e mbeshteste me entuziazem ? Pse nuk e kontestoi edhe kur humbi me Portugaline , por e duartrokiti ?

    1. GerdecBOMBA says:

      Armenet jane njerez te fishshem dhe te respektuar. Njoh shume prej tyre dhe te gjithe jane te tille.

      Por ekipi I tyre nuk ishte ne forme per te perballuar eliminatoret. Sigurisht ndaj Shqiperise ata mund te luanin edhe me fort ne fushen e tyre nese do te kishin motivim por edhe motivimi mungoi. Prandaj nuk mund te quash trukim ndeshje te tilla.

      Perse armenet duhet te pranonin eurot e shqiptareve kur mund te merrnin shumfish nga danezet bile edhe nga serbet?!

      Degjon edhe trajnerin e Portugalise qe I bie fyllit si Danimarka dhe SErbia. TE gjithe kunder Shqipersie pervec Armenise. KA NJE ARESYE ketu:

      Populli Armen ka vuajtur nga genocidi dhe e kupton shume mire vuajtjen e popullit shqiptar. Jemi popuj shume te ngjashem nga historia. Prandaj Armenet nuk u treguan cmirezinj si danezet, serbet dhe portugezet. Keta e heqin veten si me te mire se armenet dhe shqiptaret.

      Shqiperia e meritoi plotesisht. Ndau 3 pike me Portugaline, ndau 2 pike me Danimarken, ndau 3 pike me serbine, dhe mori 6 pike ndaj Armenise. Shikoni bilancin e danimarkes dhe te serbise. Kane humbur te dyja ndeshjet me Portugaline, kane barazuar me Armenine dhe kane humbur ndaj njera tjetres.

      1. liku says:

        Me ne fund dikush qe ka deshire te debatoje pa fyerje !
        E vleresoj.
        Ne disa mendime jane dakord me ty.
        Por nuk jam dakord kur thua qe armenet nuk kidhin motivim.
        Ata mund te synonin vendin e 4 dhe te parakalonin Serbine ( duke pare qe Serbia humbi me Portugaline , mund t’ia kishin arritur nese fitonin me Shqiperine ). Po pse ju duhej vendi I 4 ? Nese kujton tere keto vite ne kemi patur kete synim si skuader e vogel , qe te mos ngeleshim ne fund dhe te arrinim nje vazo me lart. Derisa vazon e kemi synuar ne , si ka mundesi qe nuk e deshte Armenia qe edhe ajo skuader e vogel eshte ?

        Sa per vuajtjet , ke te drejte. Por pse duhen perzier ceshtjet politike ne nje ndeshje futbolli ? futbolli quhet I vertete kur te dyja skuadrat futen me deshire per fitore , luftojne dhe ne fund le te fitoje kush te doje.

        Shqiperia duhet ta kishte treguar veten ne ndeshjen ne Elbasan me Serbine , te fitonte dhe te siguronte kualifikimin pa qene nevoja per ndeshjen e fundit.
        Por si gjithmone , De Biazi luan vetem per nje cope barazim , dhe ate s’mundi ta mbaje .

    2. shqiptari says:

      Poshte Rama! nese e ke ketu hallin, por lere rehate kombin dhe perfaqesuesen e futbollit.
      Spiune si ty Liku e kane ndihmuar gjithmone serbin kunder kombit te tyre.
      Te jesh shqiptar e te frysh thashethemet kunder kombit tend …!!!
      Sa ju paguajne more plehra gjenetike?

      1. liku says:

        U ngrite dhe ti patrioti , qe kujton se patriotizmi ka lidhje me nje ndeshje futbolli.
        Nese kombetarja jone ka bere pazare per ndeshjen ne Armeni atehere TURP TURP TURP.
        Nese e ka marre me merite atehere BRAVO BRAVO BRAVO.

        RAMA , serbi , greku … keto s’kane lidhje fare me kete ceshtje.

        Meqe ti e ke mendjen te patriotizmi , me serbine duhet ta kishim treguar veten ketu dhe ti mundnim. Ajo ishte nje ndeshje ku duhet te luftonim dhe jo te rrinim ne mbrotje si gjithmone e te humbnim ne fund.

  2. mirel says:

    Bravo armenet, po I vijne hakut Danezeve dhe serveve

  3. vang says:

    ti ore liku filozofi paske semundjen ”madheshtise”.Do tu mbushesh mendjen te tjereve se ndeshja me armenet eshte shitur.Ske faj ti .Fajin e kane ata qe nuk ta presin gjuhen per shpifje ore koke kungull.

    1. liku says:

      E cuditshme , cfare njerezish komentojne ketu , per 1 mendim ( !! mund te jete edhe I gabuar !! ) , jani gati per te prere gjuhen.
      Mendesi talebane !

  4. Lennard says:

    Turp tu vije kokra legenash! Skuadra jone luajti per Jete a Vdekje me nje deshire dhe karakter te pashembullte! golat qene njeri me i bukur se tjetri.Bini Kavallit!! Rrofshin Cunat e Kombetares qe na nderuan me ne krye De Biazin Fantastik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje