Ironia e De Biasit: Nëse Igli Tare do, mund të shkëmbejmë vendet

15 Tetor 2015, 18:13Sport TEMA

Me kualifikimin e Shqipërisë në finalet e kampionatit europian Francë 2016, Gianni De Biasi është vendosur në qendër të mediave italiane.

Pas një intervistës për “Gazzetta Dello Sport” dhe “Corriere Dello Sport”, trajneri i kuqezinjëve ka folur këtë herë për portalin e tifozëve lacialë, “La Lazio Siamo Noi”.

Në intervistën dhënë për këtë portal, De Biasi flet për arritjen historike, tifozët, skuadrën dhe familjen, ndërsa cek për një moment edhe raportin me Igli Taren, sot drejtues teknik i Lacios, e dikur “nxënës” i tij.

“E kam stërvitur. Pak kohë më parë kemi folur në telefon. Është gjithmonë pranë kombëtares sonë dhe është i lumtur për ne, për suksesin tonë. Kam folur menjëherë pasi jam thërritur për të stërvitur kombëtaren shqiptare. Që prej atëherë kemi folur akoma më shumë. Ai na ndjek vazhdimisht dhe na mbështet fort”, thotë De Biasi.

Trajneri i kuqezinjve pyetet në lidhje me karakterin e Igli Tares dhe sesa e njihte ai atë në kohën kur e stërviste.

Ishte një tip që nuk dorëzohej kurrë. Këmbëngulte në forcën fizike. Ishte një lojtar i mirë dhe në fazën ofensive dhe ndihmonte shumë grupin në momentet e vështira”, thotë De Biasi.

De Biasi ka edhe një propozim interesant (me shaka) për Igli Taren.

Nëse dëshiron të stërvisë kombëtaren, mjafton të më bëjë një zë dhe ndryshojmë rolet. Ai bëhet trajner i Shqipërisë dhe unë marr detyrën e tij tek Lacios. Do të ishte një shkëmbim i drejtë, fundja ai kthehet në vendlindje, edhe unë në vendlindje”, thotë De Biasi.

10 komente në “Ironia e De Biasit: Nëse Igli Tare do, mund të shkëmbejmë vendet”

  1. roberto says:

    Po Igli Tsare aty ka qerne,PSE NUK E MORI KOMBETAREN E Shqiperise???
    Per mua Igli nuk ka qene asnjehere lojtar per ne KOMBETARE!!
    KURRE NUK DINTE TE BENTE GJE ME KEMBE!!!
    Asnjehere nuk tribloi nje mbrojtes!
    Vetem shfrytezonte GALLOFERINE e tij si i gjate dhe godiste topin me koke KUTURU pa adrese!
    Shkurt:KOMBETARJA JONE kur luante Tare ishte me nje LOJTAR mangut!!!
    Tani behet XHELOZ!!!
    Kurre Tare nuki mund ta beje “VEZEN” e De Biassit!!!

    1. Argita_B says:

      Hrubesch ka patur te njetat karakteristika si Tare dhe ishte qendersulmues te Gjermania ne vitet 1980. Tare ka qene nga lojtaret me kulturen taktike me te larte ne historine e kombetares shqiptare. Nuk ishte spaktakolar, as triblues, po ishte efikas e puntor, i disiplinuar, dukuri qe i mungonte thuajse te gjithe lojtareve te brezit te tij ne kombetare.
      Nuk eshte xheloz pasi foli me relativa si per De Biazin, ashtu dhe per kombetaren dhe arritjet e saj.

  2. roberto says:

    Po Igli Tare aty ka qene,PSE NUK E MORI KOMBETAREN E Shqiperise???
    Per mua Igli nuk ka qene asnjehere lojtar per ne KOMBETARE!!
    KURRE NUK DINTE TE BENTE GJE ME KEMBE!!!
    Asnjehere nuk tribloi nje mbrojtes!
    Vetem shfrytezonte GALLOFERINE e tij si i gjate dhe godiste topin me koke KUTURU pa adrese!
    Shkurt:KOMBETARJA JONE kur luante Tare ishte me nje LOJTAR mangut!!!
    Tani behet XHELOZ!!!
    Kurre Tare nuk mund ta beje “VEZEN” e De Biassit!!!

    1. Elton says:

      Tare ka qene klas me cdo ekip qe ka luajtur o Roberto.
      Varet me ke sy e ke pare, me ate me xham apo pa xham?
      Dhe jo me kot ka luajtur Dhe partner ne sulm Dhe me baggion.
      Ndoshta je i ri ne moshe Dhe se ke idene per taren.
      Sa per trajner si dihet se se ka provuar ndonje ekip. Si drejtor teknik esht shume i mire Dhe me lacion ka dhene rezultate

  3. daniel says:

    Komentit te mesiperm nuk do ti shtoja asnje germe!

  4. Shën Thomai says:

    Igli Tare don postin e Dukes por FSHF sot funksionon si PPSH dje ndaj
    eshte e kote te tentosh kandidim ne rruge ligjore sic e ka provuar me
    pare dhe Rudi Vata.

    Duka eshte i ndyer koke e kembe me afera korruptive me klubet vendase
    ne nje cikel te pafund te tipit “Ti me Voto une te le te besh pall”

    Gjynah per ne qe Federata kryesore e sporteve nuk ndjek nje prokekt
    afatgjate cilesor.

  5. liku says:

    O xha Gani , po pse shqetesoshesh ti . Tani qe cove Shqiperine ne Evropian kushedi se sa oferta ke.

    Italia madje te ka kerkuar me 10 milione euro ne vit , por Ganiu e do shume Shqiperine dhe do te rrije edhe ketu me 2-3 milione euro.

    E vetmja loje qe di ti Gani , eshte loja mbrojtese dhe Shqiperia ty te shkon per shtat , se justifikohesh me kete fat. Tek nje skuader ku duhet te besh loje te paster sulmuese nuk do kesh sukses ( megjithese harrova “lojen e paster sulmuese” qe bere me Armenine ).

  6. nji uj selite te lutem says:

    NUK e gjykon dot ti IKLI TAREN, meru me mir me diçka me me leverdi, mos hy ne kto komente,menyren si e shpreh ti qe nuk dinte te bente gje me kemb per TAREN tregon qe vet nuk i ke ron kurr topit me kom,kur nuk ke haber nga kjo fush mos komento.

  7. Realist says:

    Tare do ishte perfect si president I federates Por ajde merru me Duken

  8. "BALASHI" says:

    Igli personalitet qe na nderon si komb. Ka lezet kur flet. Shkurt, qart, bukur. Ai si lojtar ka qene teper i motivuar. E kam ndjekur qe nga 17 vjeçaret. Ka bere shume here gola me kombetaret e moshave, por dhe me kombetaren e madhe ishte kapiten dhe beri 10 gola.
    Tani ka dhe pervoje drejtuesi si perendimor dhe ne FSHF do te ishte adapt, por Duka nuk e leshon kollaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje