Trajneri Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën lokale të Trevizos ku ka folur për kualifikimin historik të Shqipërisë dhe Europianin e Francës.
Ai është rikthyer të shijojë disa ditë pushim në shtëpinë e tij në Trevizo me bashkëshorten Paola dhe vajzën Chiara Sofia.
Kanë kaluar 3 vjet e gjysëm që nga 29 shkurti i 2012 kur ai bëri debutimin me Shqipërinë në një ndeshje miqësore.
Nisja nuk ishte aspak e mirë pasi humbën me Gjeorgjinë.
Para se të niste aventurën e tij shqiptare De Biasi u dorëzoi një letër lojtarëve të tij, që më vonë u shndërrua në një profeci të realizuar.
“Nëse besoni në këtë projekt, nëse ndryshoni mendësinë tuajr, mund të jeni lojtarët e parë që do të mbaheni mend që futët në hsitori Shqipërinë”, shkruhej në letrën e De Biasit.
Dhe ashtu ndodhi, ata u futën në histori si grupi i lojtarëve që kualifikuan për herë të parë Shqipërinë në një kampionat Europian.
Kjo e shndërroi De Biasin në njeriun më të dashur nga populli shqiptar, por edhe nga ai italian.
Mediat italiane i bënë jehonë të madhe suksesit të De Biasit të tyre, që tashmë është edhe De Biasi i shqiptarëve.
Po tani çfarë pritet të ndodhë?
“Jemi debutues dhe nuk mund ta marrim lehtë Europianin. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje”, thotë trajneri trevizan.
“Aventura shqiptare është përalla më e bukur. As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta kisha menduar një gjë të tillë. Është arritja më e madhe dhe më e bukur në karrierën time”, tregon De Biasi me një buzëqeshje kënaqësie.
Pyetjes se kë do dëshironte në grup ai thotë “Italinë”.
“Do të isha i kënaqur të isha në një grup me Italinë. Do të ishte një ndeshje mes dy kombeve shumë të afërt me njëri-tjetrin. Si shqiptarët dhe italianët janë dashamirës ndaj njëri-tjetrit. Do të ishte një emocion i veçantë”, thotë trajneri i Shqipërisë./ Përshtati në shqip Amarildo Lumani.
Ska problem nese nuk na bie Italia ne France 2016, sepse e kemi ne grupin e kualifikatoreve per Boteror, apo jo Gianni???
Po ti çnè…?!- Greqia e fundit ne grup, dhe hop kalove me ne ?-Apo ua hoqen pensionin se s’ka me evro dhe …te dhjevsha kalin !?-Edhe tfgs sikur i ka zbutur ca tonet !
hahaha e fort bravo
Une cne?
Pse mo sandri? Cpune kam une ne Greqine, puna ime eshte tju cjerr masken shqipove injorante.
P.S. Pensionet e Greqise zotrote I ke makth neper enderra, si jep Greqia, por EU…shko informohu pak se do ngelesh me epitetin SHQIPO INJORANT
o hajdar, injoranca nuk luftohet duke kuptuar se si vjedh greqia Evropen per te asimiluar shqipot injrant (qe u referohesh ti).
Merr e lexo ndonje liber. Edhe nese pronari yt grek nuk e ben, mos u terhiq. Greket e lashte kane qene filozof, jo ky koktejli arabo-sirian qe ka sot atdheu yt I ri.
Ndaj jepi vehtes force, e dil nga realiteti evgjit ku jeton.
Trainjer qe do mbetet perhera ne mendjen e Shqiptarve brez pas brezi.
Shume i nderuari zoti De Biassi!
Per ne shqiptaret je nje HERO I VERTETE!
Populli shqiptar te vlereson LART pe gjithcka ke bere ne KOMBETAREN SHQIPTARE dhe ke hyre ne HISTORI tone si JURI GAGARINI sovjetik i PARI NE HAPESIRE!!!
Mos u merzit nga PUSHTET e FSHF-se se ata para se te jene SHQIPTARE TE VERTETE,me shume jane XHELOZE dhe SHPIRTZINJ!!
Ata jane mesuar qe ne cdo gje te jene ata te paret,por kete here je ti i PARI,qe dite te SELEKSIONOSH DJEMTE E TALENTUAR NE EUROPE qe bene te mundur kete MADHESHTI!!!
Aty kane qene Duka dhe zorraxhinjte e tjere edhe me pare,por nje VRIME NE UJE BENE!!!
METITA PER KETE KUALIFIKIM ESHTE 0.1% e Dukes, qe fati e beri te te gjeje ty,rastesisht si trainer,60% TRAINERIT DE BIASSI dhe 39.9% lojtareve qe bene te mundur zbatimin e ideve te tua ne fushe!!!
Te tjeret kane qene vetem ne rolin e CINGIJEVE NE DASME!!!
Nuk ka “DUKE” qe te erresoje MERITEN TENDE,vetem …..mos e prish kete merite me shifra….. eurosh!!!
Ka kohe tjeter per kete!!!Je i pari trainer italian,jashte ITALISE qe ka arritur te kualifikoje nje KOMBETARE te nje vendi te vogel ne Europe me nje kontigjent te ri sa asnje kombetare tjeter!
Dhe kjo eshte ajo qe nuk e ka bere ASNJE TRAINER I SHQIPERISE ME PARE!!!
brravo giani, je i madhe
Giani Be Biasi ju ngelet pergjithmone ne memorien e kombit shqiptar.Tek degjoj fjalet per mosmirenjohje ndaj punes Tuaj te jashtezakonshme nga njerezit e Federates shqiptare te futbollit me vjen edhe mua keq ndjehem me te vertete i turperuar,se keteo nuk jane normat e sjelljes tone si shqiptar, ato jane vetem sjellje personale te Dukes dhe vegave te tij.Une ju uroj te mbeteni tranieri i kombetares se kete vend ju e merituat dhe perulemi para jush me respekt.Faleminderit Giani!
Bravo De Biasi!
Edhe ne Italine duam. Ti do t’iu tregosh atyre se sa vlem. Ne duam te kalojme grupin.
je me I madhi trajner qe nga nxjere kombetarja shqiptare ,gjithe respekti dhe mirenjohja per cfare ariti kombetarja jone kuqezi eeshte vetem per ty I madhi DE BIAZI .RESPEKT DHE NDERIM PER TY ,POSHTE LAROT DUKA ME SHOKE
Normal merita me e madhe i takon tranjerit gjithsesi po sikur mos tu kualifikoshim i gjith faji do ishte i tranjerit, vertet ska faj perrall i duket çdo tranjer e enderron vet ai nuk e ka imagjinuar kurr qe te mar pjes ne nje kompeticjon siç eshte Europjani
Bravo De Biazi! Pate nje projekt dhe e realizove. Ti gjete nje kombetare ne fundin e ciklit. Ata ishin te mire po s’ paten drejtues. Ç’ mund te thuash per Lala, Skela, Bogdani, Duro, Muka, por s’ paten usta.
Ti punon e flet me zemer e jo me buze e me xhep. “Burri duhet ta kete zemren ne koke-thoshte Napoleon Bonoparti”. Federata jone siç duket nuk eshte shume mirenjohese. Bonoparti thoshte: “Une mund te kem tere te metat e botes, por mosmirenjohes nuk jam!”.
Ju zbuluat talente. I bete shqiptare e punuan e vepruan me nje mendje e me nje praktike. Bravo!
Ka nje merite te padiskutueshme por mos e beni si ai numri i estrades se Fierit dikur po hajduti ska faj?Kush e solli DeBiazin? Me demek ne qoftese je i korruptuar nuk je afte per te caktuar nje trajner dhe ske aspak merite keshtu?Mos ngateroni personin si individ ne vetvete,por cfare ka bere ai per futbollin dhe kombetaren ne vecanti.Kush tjeter qe do te ishte ne vend te tij dhe nuk do perbaltej?Me thoni ju nje te ndershem ne kete vend si pas jush.Ke kemi lene ne pa perfolur?
Ka nje ironi ne titull.
Shqiperia perralla me e bukur.
Edhe ky vet e pohon qe ishte perralle dhe jo realitet.
Si ka mundesi qe s’e kuptojne te tjeret.
BRRAVO e madhe per djemt e komtares ton qe ne xhdo ndeshje dhan shpirtin ne fush per te fituar kualifikimin, ju jeni vertet heronjt e kombit ton per çfar bet per dinjitetin komtar,GANIUT i them falimderit per seleksionimin e ekipit ne bashkepunim me te pa lodhurin RED JUPI dhe ALBAN BUSHI qe rrinin dit nat duke kerkuar elementet tan neper ekipet e europes,GANIU para ndeshjeve kualifikuse per botror duhet ta ler vendin e trajnerit se ka konflikt interesi me ekipin ITALIAN kte e tregoj dhe ne ndeshjen miqsore, uroj qe mos jemi ne grup me italin GANIU me nje gur do te vrasi shum zogj do tja bej te let ITALIS kalimin ne grup prandaj e uron kte gje, na duhet nje trajner me i kualifikuar tashme, per punen qe beri GANIU u shperblye me para dhe rrespekt nga tifozet SHQIPTAR tani kemi nevoj te shkojm me lart, GANIU nuk ka çfar te japi me shum per kte ekip respekte,mos u eksitoni o komentus sikur ja u dha GANIU kte fitore, kte merit e kan ata djem qe luajn per kombin pa kurrfar interesi, rrespekt per djemt e komtares qe na dhuruan kenaqsi dhe i uroj suksese kudondodhen ne ekipet respektive.